Zyrtar/e i/e Ri/e për Logjistikë

50x50 bqk kosove
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Publikuar
15/03/2022
Skadon
29/03/2022
Lokacioni
Prishtinë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS 

  • Titulli: Zyrtar i Ri për Logjistikë  
  • Divizioni: Divizioni i shërbimeve administrative dhe transportit  
  • Grada: 7  
  • I raporton: Udhëheqësit të Divizionit  

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:  

  • Planifikon, implementon dhe kontrollon në mënyrë efikase dhe sa më ekonomike logjistikën  e qarkullimit të materialit shpenzues, mjeteve materiale si dhe të pasurive jo financiare në  pajtim me rregullat në fuqi; 
  • Planifikon buxhetin vjetor të nevojshëm për furnizimet e rregullta me materiale shepnzues; Kujdeset për furnizim me material për zyrë dhe me material tjetër shpenzues në mënyrë  efikase sipas kërkesave që vijnë nga njësitë tjera organizative të BQK-së;
  • Mirëmban dokumentacionin lidhur me logjistikën duke regjistruar çdo kërkesë me qëllim të  raportimit të shpenzimeve periodike;
  • Në mungesë të personelit për logjistikë (përgjegjës për depo) realizon kërkesat të cilat vijnë  nga stafi i BQK-së për furnizim me material përkatës nga depoja;
  • Kujdeset për regjistrimin e hyrjeve-daljeve të materialit në kuadër të deposë dhe i raporton  në mënyrë të rregullt javore dhe mujore Udhëheqësit të Divizionit;
  • Kujdeset për furnizimin e deposë me material të nevojshëm dhe bënë mirëmbajtjen e deposë  në aspektin material dhe administrativ;
  • Bashkëpunon dhe asiston zyrtarin administrativ për regjistrimin dhe monitorimin e pasurive  jo financiare të BQK-së;
  • Bashkëpunon ngushtë me personelin për logjistikë për planifikimin dhe realizimin e  kërkesave të rregullta;
  • Kryen punë tjera të ngjashme me kërkesë dhe sipas udhëzimeve të Udhëheqësit të  Divizionit.

Kualifikimet e kërkuara:  

  • Diplomë universitare; 
  • Përvojë pune profesionale së paku 2 vite;
  • Njohuri të mira të praktikave dhe standardeve për logjistikë që lidhen me natyrën e punës;
  • Rrjedhshmëri në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe/ose serbe;
  • Njohja e gjuhëve të huaja (anglisht) e dëshirueshme; 
  • Aftësi të mira komunikuese dhe te jetë i gatshëm për punë ne grup;
  • Aftësi të mira të teknologjisë, programet Microsoft (Word, Excel, Outlook) Internet, etj.

Të gjithë kandidatët duhet t’i dërgojnë dokumentet e nevojshme:  

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim; 
  • Letrën përcjellëse ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e  mbështetur me dëshmi nga Trust;
  • Kopjet e diplomave, diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të  njohura/ nostrifikuara zyrtarisht nga MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.

Procedura e aplikimit:  

  • Afati i fundit për aplikim është 29 mars 2022.
  • Aplikimi mund të bëhet on line (https://hris.bqk-kos.org) ose përmes faqes zyrtare të  BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr.22. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të  merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare www.bqk-kos.org
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. 

Shpalljet e ngjashme