Zyrtar/e i/e Prokurimit

NPBP
Publikuar më
15/06/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni 4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:

K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të punës

Titulli: Zyrtar/e i/e Prokurimit 1(një) pozitë
Nr. i referencës: NPB/DMI/05.2
Niveli pagës: 6
Lloji i Pozitës: Zyrtar/e i/e Prokurimit
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)
Vendi i punës:Rr.”Zija Shemsiu” nr.22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
I përgjigjet: Menaxherit të Departamentit të Prokurimit

Detyrat e përgjithshme:

  • Për aq sa mundet, siguron se ne specifikimet teknike nuk ka kufizime ne konkurrence;
  • Në bashkëpunim me Udhëheqësit e Njësive kërkuese, koordinon të gjitha dokumentet, specifikimet, Paramasat dhe Parallogaritë dhe vizatimet;
  • Përgatit dhe publikon njoftimet;
  • Përgatit dokumente parakualifikuese, dosje të tenderit, kushtet e kontratës, raportet vlerësimit të tenderëve, dhënie e kontratës, etj, duke përdorur formularët standard të aprovuar;
  • Para fillimit të aktivitetit të prokurimit sigurohet qe DNPDF është e autorizuar me shkrim;
  • Organizon dhe menaxhon kuotimet dhe tenderët varësisht nga çmimi i parashikuar;
  • Organizon dhe menaxhon takimet para-ofertuese, hapjet e tenderëve dhe procesin e vlerësimit;
  • Siguron që të regjistrohen te dhënat për pjesëmarrjen e OE-ve, procedurave dhe vendimeve të cilat janë marrë gjatë secilës fazë të procesit të prokurimit;
  • Mirëmban dhe arkivon të dhëna për prokurime dhe
  • Punë të tjera të ngarkuara nga zyrtari përgjegjës i

Kualifikimet:

  • Fakulteti ekonomik, juridik apo të ngjashme;
  • Së paku 2 vite përvojë pune;
  • Së paku 1 vit përvojë pune profesionale;

Aftësitë:

  • Njohuri dhe përvojë në fushën e prokurimeve dhe ligjeve,
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese,;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point,Access, Internetit).
  • Njohuri të gjuhëve zyrtare, Serbisht, përparësi edhe njohja e gjuhës angleze;
  • Të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu” nr.22, Ulpianë- Prishtinë, të aplikojnë përmes emailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Aplikacionit i duhet bashkangjitur;

  • CV/Resume;
  • Formulari për aplikim i NPB-së;
  • Dëshminë e kualifikimit;
  • Dëshmitë për përvojën e punës;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Çertifikatën nën hetime ( jo më e vjeter se 6 muaj)

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 12.06.2021 deri më 26.06.2021

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.

Listime të ngjashme

02/08/2021
Koordinator/e Kombëtar/e   Prishtinë e re
02/08/2021
02/08/2021