
Përshkrimi
RN00008399
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 11/02/2022
Afati për aplikim: 07/03/2022 - 15/03/2022
Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni
- RPC0000281 | RN00006392 | Zyrtar i Lartë për Menaxhimin e Projekteve | Profesional 1 | 7 | Komuna Obiliq / Sektori Infrastrukturë
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Obiliq shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
- Emri i grupit Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit
- Institucioni Komuna Obiliq
- Nr. i Referencës RN00008399
- Kodi RPC0002192
- Data e njoftimit 11.02.2022
- Afati për aplikim 07.03.2022 - 15.03.2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Vlerëson dhe rishikon projektet ne hartim ekzekutim e sipër
- Qëndrimi ne teren ne projekte ku caktohen për ekzekutimin e punimeve
- Identifikon mangësitë ne projekte dhe parashtron kërkesat për përmirësimin e nevojshëm
- Kontribuon ne projektim vlerësim e rishikim te projekteve kontribut ne progresin dhe zhvillimin e projekteve te reja
- Kontribuon ne mbikëqyren e punës se vazhdueshme nga ana e punëtoreve ne teren
- Përgatitja e raporteve te ndryshme te mbarëvajtjes se punës, identifikimi I ngecjeve apo mangësive ne pune dhe propozimi i zgjidhjes adekuate
- Kryen edhe pune tjera qe i kerkohen qe k ate bej me poziten dhe profesionin e tije
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e diplomës Bachelor dhe Master, fusha e Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor) /
Fusha e kërkuar e arsimimit : Inxhinier I ndërtimit .
Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, Licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase
Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Minimum dy projekte të ekzekutuara te suksesshme te punëve nga punëdhënësi .
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
- Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Autocad, Corel Draw Archicad Arm CAD Toeer ).
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- (diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të verifikohen në Ministrin e Arsimit)
- Kopjet e dëshmisë së punësimit 9 Vërtetim i marrëdhënies së punës )
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve dhe projektet e ekzekutuara
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Njohuri që lidhe me menaxhim të projekteve -Infrastrukturë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen