
Përshkrimi
RN00009121
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 26/05/2022
Afati për aplikim: 27/05/2022 - 10/06/2022
Duke u bazuar në nenin 32, paragrafi 4, në nenin 79, 80, 81 dhe 82 i Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, duke u bazuar në nenin 8 dhe nenin 10, paragrafi 2, nënparagrafi 2.2 të Ligjit Nr.03/L-212 te Punës, dhe sipas nenit 4 si dhe dispozitave të tjera të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marëdhënies së Punës në Sektorin Publik si dhe duke u bazuar në Autorizimin e Kryetarit me nr. te protokolit 02/194 e datës 26.05.2022 Zyra e Personelit shpall këtë:
KONKURS
Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë për Informim
Përgatitja profesionale: Diplomë universitare
Departamenti: Zyra e Kryetarit
Paga mujore: Koeficienti 9
Orari i punës: 40 orë pune në javë
Periudha e kontratës: 12 muaj
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Rregullisht informon opinionin për punën e Kuvendit, Zyrës së Kryetarit, Drejtorive, Komiteteve dhe Komisioneve
- Jep informata për punën e organeve, trupave të përhershëm të Kuvendit
- Lëshon kumtesa nga mbedhja e Kuvendit, Zyres së Kryetarit nga mbledhjet e Kuvendit dhe organeve të saj
- Organizon konferenca për shtyp apo forma tjera të komunikimit me përfaqësuesit e informimit publik
- Mirëmban web-faqen e komunës Informon komunitetet jo-shumicë për vendimet e Kuvendit
- Bën përkthime të materialeve sipas nevojës së komuniteteve jo-shumicë
- Kryen dhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen nga mbikqyrësi
Kushtet:
- Të jete shtetas i Republikës së Kosovës
- Diplomë universitare, Fakulteti i Gazetarisë ose Gjuhë dhe Letërsi Shqipe me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
- Njohuri në fushën e Gazetarisë dhe komunikimit publik
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe të analizës
- Të paktën 2 vite përvojë pune në fushën në të cilën zhvillohet procedura
Dokumentacioni i kërkuar:
- Formulari i aplikimit i plotësuar
- Fotokopja e vërtetuar (noterizuar) e Diplomës universitare
- Letërnjoftimi (kopje)
- Ekstrakti i lindjes
- Dëshminë që nuk jeni nën hetime (nga gjykata)
- Referenca apo informata të tjera shtesë që konsiderohen të rëndësishme për kandidatët që aplikojnë
Afati dhe mënyra e aplikimit:
- Data e njoftimit në webfaqen: konkursi.rks-gov.net është me datë 26.05.2022 ndërsa data e aplikimit është nga data 27.05.2022 deri me datën 10.06.2022.
- Aplikacionet merren dhe dorëzohen me të gjitha dokumentet e kërkuara tek Zyra pritëse për qytetarë në objektin e komunës së Shtimes.
- Aplikacionet e pakompletuara sipas kushteve të konkursit si dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim
- Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata të cilat janë të dëshmuara me dokumente.
- Përveq web-faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web faqen zyrtare të Komunës së Shtimes.
Komuna e Shtimes ofron mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët e interesuar.