
Përshkrimi
Bordi i Drejtorëve i KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj, duke u bazuar në Nenin 21 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, nenit 162 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, Nenin 14 paragrafi 2.9 të Statutit të Kompanisë dhe Vendimin e Bordit Nr.1643, shpall këtë:
KONKURS
Pozita e punës: Një (1) Zyrtar i/e Lartë për Financa dhe Thesar.
Nr. i referencës se pozitës së punës: 1702/22
Përgjegjësi mbikqyrëse: Po
Raportimi: Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshefit Ekzekutiv.
Orari i plotë i punës: Po
Kohëzgjatja e emërimit, Periudha e punës 3 vjeçare.
Koeficientet: Në harmoni me politikat zhvillimore të Kompanisë.
Vendi i punës: Regjional.
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Harmonizimi i llogarive, kategorive të pagave dhe tarifave.
- Organizimi i departamentit të kontabilitetit duke përfshirë ngritjen e strukturës së qendrës së shërbimeve.
- Të përmirësoj dhe të mbaj nën kontroll grumbullimin e të ardhurave vjetore të njësis operative.
- Llogaritjen e shpenzimeve në kontabilitet dhe lista e pagave.
- Përgaditja në kohë e raporteve (Sistemi i informimit të menaxhmentit, drejtuar menaxhmentin të Kompanisë, Bordit, autoritet fiskale dhe ligjore)
- Përgatitja e planeve afariste dhe objektivat/krahasimi aktual.
Kualifikimi dhe aftësitë:
- Kandidatët duhet të kenë përgatitje superiore si: Fakullteti Ekonomik, 4 vjeçar apo 3+2.
- Të jetë ekspert në kontabilitet.
- Të ketë 3 vite përvoj pune në profesin, pas diplomimit.
- Të mos jetë nën hetime për vepër penale.
Procedura e aplikimit:
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Dëshmia për kualifikim - Diploma e fakultetit- kopje
- CV-ja (Biografia),
- Çertifikatat mbi kualifikimet dhe trajnimet;
- Dëshmi mbi përvojën e punës;
- Kopja e letërnjoftimit,
- Letër motivimi,
- Dëshminë që nuk është nën hetime, jo më të vjetër se 3 muaj.
Aplikacioni mund të merret në zyret e KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj, Rr.“Enver Topalli” Nr. 47 Ferizaj, ku edhe bëhet dorëzimi i Aplikacionit së bashku me dokumantacionin e kërkuar në zarf të mbyllur, apo mund të shkarkohet edhe në web-faqen e Kompanisë: www.pastertia.com. Afati i konkursit për aplikim është i hapur 30 ditë kalendarik nga dita e publikimit në web-faqen e Kompanisë si dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 14.04.2022 deri më 13.05.2022 në orën 16:00. Për informata shtesë mund të kontaktoni numrin e tel. 0290/325-025.