
Përshkrimi
RN00009030
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 16/05/2022
Afati për aplikim: 06/06/2022 - 20/06/2022
Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni
- RPC0002072 | RN00008276 | Zyrtar i Lartë për Arkitekturë | Profesional 1 | 7 | Komuna Skenderaj
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Skenderaj shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
- Emri i grupit Specialistë të Arkitekturës
- Institucioni Komuna Skenderaj
- Nr. i Referencës RN00009030
- Kodi RPC0002781
- Data e njoftimit 16.05.2022
- Afati për aplikim 06.06.2022 - 20.06.2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Harton draft planin zhvillimor komunal
- Harton planin kryesor urbanistik të Komunës
- Harton planin detal urbanistik
- Jep pëlqimin për ndërtimin e objekteve me karakter të përkohshëm në zonat urbane
- Jep pëlqimin për ndarjen e parcelave kadastrale në zonat ndërtimore të vendbanimit
- Propozoni ndryshime , plotësime dhe revidimin e dokumentacionit teknik
- Përpunën e tij jep përgjegjësi drejtorit të drejtorisë
- Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga mbikeqyresi
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS, apo ekuivalente me to, fakulteti i Arkitekturës.
- Kualifikime të posaçme formale:
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
- Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Në testimin me shkrim, kandidatët vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë kryesore të domosdoshme të kërkuara për Grupin Specialistë të Arkitekturës.
- Vlerësimi i jetëshkrimit konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit, të përvojës domethënëse në punë dhe të trajnimeve qe lidhen me vendin e punës në lëminë përkatëse të lidhur më Grupin Specialistë të Arkitekturës.
- Në intervistë, vlerësohen njohuritë, aftësitë apo cilësitë e kërkuara për Grupin Specialistë të Arkitekturës që nuk mund të vlerësohen nëpërmjet testimit me shkrim.
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen