Zyrtar/e i/e Lartë Komunal i Zgjedhjeve

kqz logo e1602177935803
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)
Publikuar më
27/05/2021
Qyteti
Lipjan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 66 dhe 67 të Ligjit nr. 03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republiken e Kosovës, Rregullores nr. 01/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të punës në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rregullores nr. 03/2017 për Procedurat e Rekrutimit, Emërimit dhe Punës Provuese në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shpall:

KONKURS 

1.KQZ-03/2021 Zyrtar i Lartë Komunal i Zgjedhjeve në Mamushë
2.KQZ-04/2021 Zyrtar i Lartë Komunal i Zgjedhjeve në Lipjan
Grada/Koeficienti: Niveli Profesional - G6 - 13.5

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Drejtori i Departamentit të Koordinimit në Teren
Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat, pas periudhës provuese 1(një) vjeçare

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  1. Kryeson Komisionin Komunal Zgjedhor në bashkëpunim të plotë me Sekretariatin e KQZ –
  2. Përkujdeset për zbatimin e aktiviteteve dhe të gjitha akteve normative të nxjerra nga KQZ dhe Sekretariati në komunën përkatëse;
  3. Mbikëqyrë dhe u cakton detyra anëtarëve të tjerë të KKZ –së;
  4. Mbikëqyrë punën e trupave zgjedhore në komunën përkatëse;
  5. Bën raporte për aktivitetet në periudhën zgjedhore dhe jo zgjedhore;
  6. Koordinon aktivitetet në mes KKZ-së dhe Administratës Komunale dhe SKQZ-së;
  7. Procedon në SKQZ kërkesat e Kuvendit Komunal për zëvendësimet e këshilltarëve komunal;
  8. Ndihmon dhe këshillon subjektet politike dhe organizatat joqeveritare për zgjedhje;
  9. Kryen detyra të tjera kur i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti në lëmin e drejtësisë, ekonomisë, administratës publike, shkencave politike, të drejtave të njeriut, administrim të zgjedhjeve, shkenca sociale, marrëdhënie ndërkombëtare, menaxhment ose në statistikë;
  • Së paku katër (4) vite përvojë pune; Integritet të lartë personal dhe profesional;
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në njërën nga gjuhët zyrtare;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi; 7.Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme;
  • Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access);

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zyra e Personelit, dhoma nr. 21, kati I-rë, Ish Ndërtesa e Bankës së Lubjanës,, Rruga “Migjeni” 10000 Prishtinë.

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel: 038-200-23-557, prej orës 08:00 – 16:00, ose vizitoni ueb faqen e KQZ-së, në linkun: www.kqz-ks.org. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës për të cilin konkurroni, certifikatën që nuk jeni nën hetime si dhe dy formularët e fundit të vlerësimit nga  institucioni ku keni punuar.

Kandidatët për pozitën Zyrtar i Lartë Komunal i Zgjedhjeve ( ZLKZ) duhet të jenë persona me të drejtë vote në komunat e tyre përkatëse.

Kandidatët të cilën hyjnë në përzgjedhje të ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose nëpërmjet telefonit   nga zyra e personelit. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale. Afati i konkursit është 15 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor, prej datës: 27.05.2021 deri me datë: 10.06.2021 në ora 16:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe inkurajon aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, si dhe pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfshirë personat me aftësi të kufizuar.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme