Zyrtar/e i/e lartë i protokollit

64x64 bqk kosove
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Publikuar më
05/03/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË TË PUNËS

Titulli: Zyrtar i lartë i protokollit
Njësia: Kabineti i Guvernatorit
Niveli i gradës: 5

Raporton tek: Guvernatori

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Bën planifikimin, zhvillimin, menaxhimin dhe ekzekutimin e ngjarjeve kryesore të organizuara nga BQK-ja;
  • Në pozitën e Zyrtarit të lartë të protokollit të BQK-së, siguron që protokollet të kuptohen dhe zbatohen në të gjitha takimet dhe ngjarjet e BQK-së;
  • Zhvillon dhe zbaton politika, strategji, udhëzime dhe procedura në lidhje me menaxhimin protokollit të BQK-së;
  • Jep këshilla për politikat profesionale për protokollin, ngjarjet dhe çështjet e logjistikës;
  • Siguron udhëzime për stafin e lartë, përfshirë Guvernatorin, për vizita të nivelit të lartë dhe zyrtar, përfshirë zhvillimin e programit dhe protokollet e ngjarjeve;
  • Ofron këshilla për çështjet e protokollit, përfshirë praktikat dhe procedurat e BQK-së dhe ndihmon në sigurimin e administrimit të saktë të pjesëmarrjes në takime dhe ngjarje nga personalitete të nivelit të lartë;
  • Koordinohet me akterët kryesorë për të lehtësuar aranzhimet e mbërritjes dhe largimit për vizitat dhe personalitetet e nivelit të lartë;
  • Përveç efikas në cilësi, angazhohet në shtim të efikasitetit të punëve të fushës përkatëse duke aplikuar iniciativa të reja për ngjarjet dhe menaxhimin e protokollit;
  • Planifikon vizita, ceremoni dhe ngjarje të veçanta të huaja dhe të brendshme;
  • Bën përpilimin dhe dërgimin e ftesave;
  • Krijon aranzhime të përshtatshme për ulëset;
  • Merr pjesë aktive në organizimin e konferencave të shtypit dhe organizon mundësi fotografimi dhe marrje të pamjeve për mediat gjatë ngjarjeve dhe është bartës i protokollit gjatë konferencave;
  • Zhvillon itinerare dhe agjenda;
  • Organizon akomodime për strehim dhe takime.
  • Parandalon shkeljet e kodit të mirësjelljes ose gabimeve ceremoniale dhe
  • Mban një listë të drejtuesve kryesorë të bankave qendrore dhe zyrtarëve qeveritarë.
  • Kryen detyra të tjera të kërkuara nga Guvernatori apo personeli i caktuar nga Guvernatori.

Njohurit e kërkuara:

  • Diplomë universitare nga fusha e ekonomisë, juridikut ose menaxhimi i biznesit;
  • Aftësi të mira ndërpersonale;
  • Aftësi të mira komunikimi verbal dhe në të shkruar;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të aplikacioneve të MS Office;
  • Njohja e gjuhës angleze.

Përvoja e kërkuar:

  • Së paku tre vite përvojë pune në lëmin e protokollit;

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust apo ATK;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 19 mars 2021.
  • Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : bqk-kos.org
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

14/04/2021
14/04/2021
Auditor/e i/e Përgjithshëm   Prishtinë e re
14/04/2021