Zyrtar/e i/e Gjendjes Civile

lipjan
Komuna e Lipjanit
Publikuar më
01/07/2020
Qyteti
Lipjan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komuna e Lipjanit - Organet e Administratës, në mbështetje të dispozitave të nenit 11, 12 dhe 18 të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës të nenit 15 dhe 17 të Rregullores Nr. 0272010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës

  • Drejtorati për Administratë - sektori për Gjendje Civile
  • Një Zyrtar i Gjendjes Civile 1 në zyrën e vendit Magure - Nr Referues 40.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me udhëheqësin për zbatimin e objektivave ne realizmin e shërbimeve ndaj qytetareve ne fushën e gjendjes civile.
  • Shqyrton kërkesat e palëve dhe përgatit aktvendime për korrigjimin e gabimeve të cilat kanë ndodhur me rastin e regjistrimit në librat amzë, aktvendime lidhur me ndërrimin e emrit, të mbiemrit dhe regjistrime të mëvonshme në librat amzë të lindurve.
  • Bënë regjistrimin e ngjarjeve të gjendjes civile në librat amë përkatës.
  • Merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet.
  • Ofron këshilla në fushën e ekspertizës së kërkuara brenda institucionit.
  • Raporton rregullisht te Udhëheqësi për detyrat e kryera sipas planit.
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Përgatitja profesionale: Diploma universitare- Fakulteti Juridik, Administratë Publike dhe Shkencat Shoqërore , pa përvojë ose shkollë e lartë 2 vite përvojë pune.

Kohëzgjatja e Aktemrimit: I/e karrierës me mundësi vazhdimi pas periodës provuese prej 1- (një) viti.

Koeficienti: 6

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit universitar,
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës
  • Aftësia për të organizuar punën e vet dhe për te koordinuar stafin e nivelit administrativ
  • Shkathtësi hulumtuese , analitike dhe të vlerësim të informacionit
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Vord, Excel, Povver Point, Access):

Dokumentet e kërkuara:

  • Vërtetimi për përvojën e punës
  • Certifikatën që nuk është nën hetime nga Gjykata dhe
  • Dokumenti i identifikimit.

Data e mbylljes së konkursit 15 ditë nga shpallja në mjetet e informimit publik. Formularët e kërkesave janë në dispozicionin tuaj dhe mund t'i merrni në Qendrën për Shërbime me Qytetar në Komunë në sportelin Nr. 3 dhe po aty bëhet dorëzimi i aplikacioneve.

Kërkesat e arritura pas afatit, nuk do të shqyrtohen kërkesat e pakompletuara, refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja e plotë për punë.

Listime të ngjashme