Zyrtar/e i/e Depos

50x50 komuna peje
Komuna Pejë
Publikuar
09/04/2022
Skadon
21/04/2022
Lokacioni
Pejë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008635
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 17/03/2022
Afati për aplikim: 07/04/2022 - 20/04/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002233 | RN00008440 | Zyrtar i Depos 1 | Profesional 3 | 6.5 | Komuna Pejë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Pejë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshë
Institucioni Komuna Pejë
Nr. i Referencës RN00008635
Kodi RPC0002416
Data e njoftimit 17.03.2022
Afati për aplikim 07.04.2022 - 20.04.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Benë pranimin dhe sistemimin e porosive të drejtorive komunale për furnizimin me mall të nevojshëm.
  • E  pranon mallin në zyre, invertarin e imët, mjetet themelore dhe e bënë shpërndarjen e tyre.
  • Hapë kartelat  për mallin që e furnizon-pranon si dhe për mallin e dhënë (dalja) si dhe e gjenë saldon për to.
  • Pranon të  gjitha urdhërblerjet nga zyra e prokurimit.
  • Me urdhërblerjet e pranuara ka qasjet në MEF dhe Freebalance  dhe e vendos numrin e kuponit të letër pranimit të mallit.
  • Lëndet e përfunduara i fotokopjon në tri (3)  ekzemplan dhe oregjinalin e dorzon në zyrën e thesarit.
  • Sipas programit E-pasurisë i pranon të gjitha  kerkesat nga Zyrtaret e SHCK-së, dhe ebënë shpërndarjen e materialeve sipas kërkesave të parashtruara.
  • Bënë fotokopjimin e dok.të ndryshme sipas kërkesave të parashtruara.
  • Kryen edhe detyra të tjera sipa  urdhërit të drejtorit për Administratë të cilit edhe i përgjigjet për punën e vet. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to 
  • Kualifikime të posaçme formale: drejtimi ekonomik apo biznesit 
  • Përvoja e punës e kërkuar: nuk kërkohet përvoj pune 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • të ketë aftësi për të kryer detyra brenda afatit kohor të shkurtë.
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar  praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Aftësi për të në mbledhjen e të dhënave dhe paraqitjes  së tyre në përputhje me përshkrimin e punës.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të  dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të  programeve (Word, Excel, Power Point).  

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore 
  • Ekstrakti i lindjes 
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve  
  • Dokument që dëshmon se nuk jeni nen hetime. 
  • Te gjithe kandidatet qe kan mbaruar studimet jashte shtetit te RKS-se, si dhe neper Kolegjet Private  brenda RKSse, duhet qe Diplomat e tyre ti kene te njohura nga MASHT-i, ne pajtim me UA Nr. 12/2018 i  dates 10.09.2018 ne te kunderten Komisioni cdo aplikacion qe nuk e ka te plotsuar kete kriter do ta  refuzon. 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

Aftësi në mbledhjen e të dhënave dhe paraqitjes së tyre në përputhje me përshkrimin e punës.  

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme