Zyrtar/e i/e Çështjeve Rregullative

italmed e1640434505258
Italmed
Publikuar më
25/12/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

1111 e1640434709913

ITALMED është kompani farmaceutike qe kujdeset për regjistrimin, marketingun dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike evropiane në zonat ku operon. ITALMED aktualisht është përfaqësues ekskluziv kryesisht i kompanive gjermane dhe italiane. 

ITALMED N.t.sh shpall pozicionin vakant “Zyrtar/e i/e Çështjeve Rregullative” 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Të sigurohet që produktet e kompanisë të plotësojnë kushtet e përcaktuara nga AKPPM për regjistrim;
  • Shqyrtimi, përgatitja dhe mirëmbjatja e dokumentacionit përkatës për regjistrim, ripërtëritje, variacione të produkteve medicinale pranë AKPPM-së;
  • Të zhvillojë dhe shkruajë argumente dhe shpjegime të qarta për licensat e produkteve të reja si dhe renovimet e licensave të produkteve;
  • Të përgatisë paraqitjet e ndryshimeve dhe rinovimeve të licensave në afate strikte; - Të monitorojë dhe mbajë evidencë për ndryshimet e licensave;

Kualifikimi që duhet të kenë kandidatët: 

  • Diplomë universitare në Farmaci; 
  • E preferuar që të ketë përvojë të punës në pozitë të ngjajshme; 
  • Të ketë aftësi të forta ndërpersonale, komunikuese dhe organizative;
  • Të ketë vëmendje në detaje;
  • Të ketë aftësi për të punuar në afate strikte;
  • Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Ju lutemi aplikoni në këtë vend pune duke dërguar CV-të tuaja në: ermira.ferizi@italmedks.com. Ju lutemi të tregoni gjithashtu "Zyrtar/e i/e Çështjeve Rregullative” në subjektin e email-it tuaj. 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 23.01.2022

Vetëm kanditatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

 

Listime të ngjashme

Mbikëqyrës/e Bankar/e   Prishtinë e re
20/01/2022
20/01/2022
20/01/2022
Zyrtar/e i/e Licencimit   Prishtinë e re
20/01/2022