Zyrtar/e i/e Buxhetit dhe Kontrollit Financiar

teb bank kosovo
TEB ShA
Publikuar më
28/09/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mundësi Punësimi

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidat të kualifikuar për pozitën: Zyrtar i Buxhetit dhe Kontrollit Financiar në Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë:

  • Zbatimi i Planit Standard të Kontrollit të Kontabilitetit të BNP-së në përputhje me metodologjitë dhe procedurat e kontrollit të Grupit BNP për të mbuluar rrezikun kontabël brenda Bankës dhe për të siguruar cilësinë dhe besueshmërinë e informacionit kontabël të dërguar në Grup.
  • Zbatimi i Planeve të tjera të Kontrollit Financiar sipas Politikave dhe Procedurave të Grupit.
  • Raportimi i drejtpërdrejtë dhe në baza të rregullta tek Zyrtari Kryesor i Financave (ZKF) rreth statusit të zbatimit dhe performancës së Planeve të Kontrollit Financiar.
  • Përgatitja dhe raportimi në Grup i rezultateve të kontrollit tre-mujor (certifikatat).
  • Mirëmbajtja e komunikimit efektiv me departamentet tjera lidhur me kontrollin dhe procesin e buxhetit.
  • Sigurimi i pajtueshmërisë me procedurat e kontrollit të Grupit BNP Paribas.
  • Ndihma në përgatitjen dhe raportimin e buxhetit, parashikimit dhe planit të biznesit.
  • Ndihma në përgatitjen, monitorimin dhe analizimin e rezultateve operative mujore ndaj buxhetit.
  • Ndihma në përgatitjen e raportit zyrtar vjetor dhe pozicioneve financiare.
  • Ndihma në kontrollin e raporteve të nevojshme sipas kërkesave të raportimit të Bankës Qendrore.
  • Ndihma në kryerjen e analizës / kontrollit të detajuar të raporteve dhe pasqyrave financiare.
  • Ndihma në matjen e performancës financiare dhe operative të departamenteve dhe degëve.
  • Sigurimi i pajtueshmërisë me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.
  • Kryerja e kontrollit dhe analizave të tjera financiare siç kërkohet nga procedurat vendore dhe sipas nevojës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Ekonomi ose Administrim Biznesi.
  • Preferohet certifikata profesionale (p.sh. ACCA, SKAAK ose relevante) ose në proces të studimit.
  • Preferohet 2-3 vite përvojë bankare ose kompani të tjera të shërbimeve financiare.
  • Preferohet ndonjë përvojë tjetër biznesi, me sfond analitik, të kuptuarit e mjedisit të biznesit, produkteve / shërbimeve dhe sistemeve bankare.
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi me palët e interesit të brendshme / të jashtme.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të MS Office.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze.
  • Efikas në punën në ekip.
  • Proaktiv, nivel të lartë të përgjegjësisë dhe gatishmëri për zhvillim të vazhdueshëm profesional.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/ Afati i fundit për aplikim është 05.10.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Prano njoftimet me email