Zyrtar/e i/e administrimit të objektit në QNR

kqz logo e1602177935803
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Publikuar më
13/11/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 66 dhe 67 të Ligjit nr. 037L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republiken e
Kosovës, Rregullores nr. 0172017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të punës në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rregullores nr. 032017 për Procedurat e Rekrutimit, Emërimit dhe Punës Provuese, në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe Vendimit nr.931 -2020 te KQZ, të datës 21.10.2020 për Aprovimin ec
rekrutimit të stafit të përkohshëm përmes Kontratës — Marrëveshje për Shërbime të Veçanta gjatë procesit Zgjedhor të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për kryetar në Komunën ec Mitrovicës se Veriut dhe ne Podujevë, të cilat do të mbahen me 29 nëntor 2020, Sekretariati e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shpall:

KONKURS

KQZ-56 12020.Titulli i vendit të punës: Zyrtar i administrimit të objektit në QNR

  • Grada/Koeficienti: Koeficienti 7
  • Departamenti : Qendra e Numërimit dhe Rezultateve
  • Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqës i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar
  • Numëri i pozitave: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Planifikon, ekzekuton dhe menaxhon të gjitha shërbimet mbështetëse të logjistikës në QNR,
    rishikon, vlerëson inventarin ekzistues, kryen pune strukturorefndërtuese sipas planit, organizimi i brendshëm themelor i QNR-së;
  • Bashkëpunon me të gjithë anëtarët e stafit menaxhues të QNR-së, dhe personelin e SKQZ-së të sigurojë furnizim në kohë dhe cfikas të mbështetjes logjistike në QNR;
  • Sigurohet që efikasiteti operacional në QNR të jetë në kohë , bashkërendon koordinimin me personelin e SKQZ-së, të sigurojë që të gjitha kërkesat logjistike të QNR-së të jenë të qartë të definuara, prokuruara dhe të shpërndara;
  • Mbledh fakturat, shpërndarjen e brendshme dhe korrigjimin pasues e të gjitha aseteve për në dhe nga QNR-ja;
  • Siguron qe furnizimi me ushqim adekuat dhe furnizimi me ujë për pastrim dhe mbeshtetje operacionale të jenë të mirëmbajtura në QNR 24 orë në ditë
  • Asiston në furnizime të mbështetjes së logjistikës të mundësoj selektimin, trajnimin dhe shpërndarjen e të gjithë personelit të punësuar, menaxhon ekipe te vogla te personelit të cilët do të ofrojnë mbështetje logjistike në QNR para ditës së zgjedhjeve dhe 24 orë në ditë pas ditës së zgjedhjeve
  • Në bashkëpunim me udhëheqësin e ndërrimit, siguron qe të gjitha mbështetjet operacionale dhe logjistike të jenë të përkrahura që QNR të operon 24 orë në ditë, mbikëqyr hapësirat operacionale brenda QNR-së, të cilat kërkohet të jenë të kompletuara në kohë për përmbushjen e procesit në QNR
  • Kryen edhe detyra tjera kur i caktohen.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti në Drejtësi, Ekonomi, Administratë Publike, shkenca sociale
  • Të ketë përvojë profesionale në zgjedhje dhe në fushën e ngjashme
  • Përvojë pune në fushën e administrimit të zyrës
  • I gatshëm të punoj në ndërrim, edhe përtej standardeve të orarit të rregullt, orar të zgjatur,
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Vord, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme
  • Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).

Mënyra e aplikimit:

Kandidatet e interesuar duhet të paraqesin një biografi profesionale (CV) një Letër motivuese, kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit për kualifikimin si dhe dëshmitë mbi përvojën e punës dhe atë profesionale. Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën nr. 21 te Sekretariatit te KQZ-së, ndërtesa e ish Bankës së Lubjanës. kati i -I- zyra nr. 21. 10000 Prishtinë . Adresa elektronike ku mund te shkarkoni kërkesën për punësim - Aplikacionin, www.kqz-ks.org. çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00 nga data 13.11.2020 deri 15.11.2020, në ora 16:00.

Aplikacionet mundë të dorëzohen edhe në formë elektronike të skanuara në adresën elektronike: zyra.personcli(Okqz-ks.org.

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel: 038-200-23-557, prej orës 08:00 — 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 3 ditë kalendarike nga dita e publikimit në Tabelën e improvizuar të shpalljeve në hyrje të zyrave të selisë së KQZ-së, dhe në ueb faqen zyrtare të KQZ-së.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit, në afat ligjor, nga Zyrtari përgjegjës për personel në Sekretariatin e KQZ-së

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për verifikim të gjitha dokumentet origjinale.

Për shkak të natyrës urgjente të procesit zgjedhor, aplikacionet e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes se konkursit, nuk do të pranohen.

Kërkesat e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron mundësi të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovës”.

Data e shpalljes: 13.11.2020
Data e skadimit: 15.11.2020

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Vende të lira të punës (3)   Prishtinë e re
01/12/2020
Vozitës/e (2)   Prishtinë
30/11/2020
26/11/2020
Recepsionist-e   Prishtinë
26/11/2020
25/11/2020