Zyrtar/e Financiar dhe Kontabilitet në QKMF

64x64 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna e Gjakovës
Publikuar më
14/04/2021
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Zyrtar Financiarë dhe Kontabilitet në QKMF
Institucioni: Komuna e Gjakovës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – QKMF
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Titulli i mbikëqyrësit: Udhëheqësit të Departamentit të Administratës
Numri i Pozitave: (1) një
Grada/Koeficienti: 7.20
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pa caktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit

Detyrat dhe përgjegjësitë;

  • Pranon raportet e punës të punëtoreve nga shefat, llogarit pushimet pa pagesë, pushimet mjekësore dhe përgatit formularët për
  • Pranon listat e pagave nga MF, i kontrollon dhe mban evidenca për secilin punëtor.
  • Në bazë të raporteve të punës llogarit orët shtesë të punës ,punën e natës dhe punën gjatë ditëve të festave dhe përpilon listën për
  • Bën pranim dorëzimin e formularëve së bashku me pagesa dhe përpilon raportin e gjendjes së arkës çdo ditë.
  • Mjetet e inkasuar nga bashkë pagesa çdo ditë i dërgon në bankë.
  • Përpilon raporte tre mujore dhe vjetore për pagesat e kontributeve pensionale dhe honorarët.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Diplomë universitare ne ekonomi;
  • 3 vite provoj pune
  • Njohuri profesionale në fushën e financave dhe kontabilitetit;
  • Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
  • Diplomat e kualifikimit;
  • Dëshmitë e provojes në punë;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal);
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 16.04.2021 deri 30.04.2021 (16:00)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhesë në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë,

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rks- gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Listime të ngjashme

27/07/2021
Asfaltues (5)   Prishtinë
26/07/2021
26/07/2021
Infermier/e (2)   Dragash
22/07/2021