Zyrtar/e Ekzekutiv/e

64x64 kpmm logo
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
Publikuar më
23/02/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 32 paragrafi 4 dhe nenit 82 të Ligjit Nr. 06/L-114 Për Zyrtarët Publikë, nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, shpall:

Konkurs pune

  • Zyra e Drejtorit
  • Pozita – Zyrtar Ekzekutiv
  • Pagesa – 423.47 € (bruto)
  • Lloji i vendit të punës: me afat të caktuar, (12 muaj)
  • Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • Ndihmon në organizimin e punës dhe menaxhimin efikas të aktiviteteve të përditshme të zyrës së Drejtorit dhe Bordit dhe ndërlidhjen e departamenteve dhe njësive tjera organizative të KPMM-së me zyrën e Drejtorit dhe Bordit
  • Ofron këshilla profesionale dhe ndihmon realizimin e agjendës së punës  për Drejtorin dhe Bordin në zhvillimin dhe arritjen  e objektivave të punës
  • Bashkëpunon me udhëheqësit e departamenteve, divizioneve dhe zyrave të KPMM-së sipas udhëzimeve të Drejtorit lidhur me koordinimin për realizimin e aktiviteteve të tyre
  • Merr pjesë në mbledhjet e ndryshme të Drejtorit, mban shënime dhe harton procesverbale sipas nevojës
  • Siguron klasifikimin, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e akteve dhe dokumenteve në Zyrën e Drejtorit
  • Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet organizative dhe çështjeve që kërkojnë shqyrtim nga Drejtori
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret  të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kushtet:

Diplomë e fakultetit

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare, drejtimi ekonomik, administratë, juridik ose të ngjashme
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Të jetë i aftë të përballojë dhe të organizojë punën;
  • Aftësi në punë nën presion dhe fleksibilitet;
  • Të jete person me integritet të lartë personal dhe moral;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve të Office (Word, Excel, etj.)

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Diploma universitare
  • Fotokopja e letërnjoftimit
  • Ekstrakti i lindjes
  • Dy - rekomandime (nëse keni)
  • Certifikata të trajnimeve
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 15.02.2021 deri më datën 01.03.2021 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në uebfaqen e KPMM-së: https://www.kosovo-mining.org/kpmm/mundesi-punesimi/ dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë - Adresa jonë: Rr. Armend Daci nr.1, Bregu i Diellit, Prishtinë, ose përmes emailit icmm@kosovo-mining.org.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038240252202 prej orës 08:00–16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi.

Listime të ngjashme