Zyrtar/e Anketues/e-Evidentues/e (10)

decan 150x150 1
Komuna e Deçanit
Publikuar më
03/06/2020
Qyteti
Deçan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 13 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale Nr.037L-040 dhe nenit 12, pika 4 të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Nr.037L-149, dhe Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve Nr. 047L-077, Kryetari i Komunës shpall:

KONKURS
(Për kryerjen e punëve për shërbime të veçanta)

Drejtoria për Buxhet dhe Financa
Titulli i vendit të punës: Zyrtar Anketues-Evidentues për Pronat e Paluajtshme
Numri i ekzekutuesve: dhjetë (10)
Lloji i pozitës: Marrëveshje për shërbime të veçanta (kohëzgjatja 6 muaj)
Orari i plotë: 40 orë në javë
Paga: 300 euro Bruto

Detyrat dhe përgjegjesitë:

  • Zhvillon dhe arrin, pëlqimin për planin e punës dhe afatet me udhëheqësin dhe stafin profesional për zbatimin e detyrave, shërbimeve lidhur me evidentimin e pronës se paluajtshme
  • Bene identifikimin e pronave të paluajtshme, të pa regjistruara dhe pronareve apo shfrytëzuesve të atyre pronave dhe i shënojnë në formularin e anketimit
  • Verifikon dhe krahason, të dhënat e vendosura në sistëm përmes formularëve të anketimit dhe ri anketimit me gjendjen ekzistuese në teren
  • Identifikon pronaret të cilëve u adresohen faturat tatimore dhe vërejtje të tjera si dhe marrin nënshkrimet e pranueseve të faturave
  • Kryen vizita në pronat ndërtimore në teren, shënon Nr. e Fletës Poseduese dhe Nr, e Ngastrës, lokacionin dhe adresën dhe ruan të dhënat në bazën e të dhënave
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret, të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohe pas kohe nga mbikëqyrësi

Shkollimi, aftësi përvojë dhe atribute tjera që kërkohen:

  • Diplomë Universitar
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde, administrative-teknike ne një fushe të njohur teknike ose administrative
  • Shkathtësi të mira komunikuese, negocuese dhe bindëse
  • Njohuri në aplikimet e programeve: Vord, Excel Povver Point dhe Intranet,
  • Posedim i Patentë Shoferit i dëshirueshëm.

Aktet Ligjore dhe nen ligjore, qe rregullojnë rekrutimin, përzgjedhja behet duke u bazuar ne Ligjin Nr. 03VL-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, duke zbatuar një procedure të thjeshtësuar të rekrutimit.

Lloji i kontratës: Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga dita e shpalljes publike, nga data: 03.06.2020 deri 10.06.2020.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet mund të merren në Zyrën e pranimit: Kopjen e vërtetuar te diplomës, kopjen e letërnjoftimit, ekstraktin e lindjes, dëshmi për përvojën e punës nëse ka, kopja e Patentë Shoferit nëse ka , Dëshmi qe nuk është nen hetime, duhet të jetë banor i Republikës së Kosovës.

Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuar: refuzohen.

Listime të ngjashme

Konkurs për bursa (80)   Lipjan e re
21/10/2020
20/10/2020
Zyrtar/e i/e Depos   Prishtinë
19/10/2020
15/10/2020