Zyrtar/e Administrativ/e, Zyrtar/e për Gjendje Civile (2)

komuna suhareke 150x150 1 e1605092574198
Komuna Suharekë
Publikuar
25/04/2022
Skadon
09/05/2022
Lokacioni
Suharekë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008755
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 04/04/2022
Afati për aplikim: 25/04/2022 - 09/05/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000670 | RN00006793 | Zyrtar Administrativ | Profesional 3 | 6 | Komuna Suharekë
  • RPC0002174 | RN00008381 | Zyrtar për Gjendje Civile 1 | Profesional 3 | 6 | Komuna Suharekë
  • RPC0002175 | RN00008382 | Zyrtar për Gjendje Civile 1 | Profesional 3 | 6 | Komuna Suharekë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Suharekë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshë
  • Institucioni Komuna Suharekë
  • Nr. i Referencës RN00008755
  • Kodi RPC0002529
  • Data e njoftimit 04.04.2022
  • Afati për aplikim 25.04.2022 - 09.05.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë  të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e ketyreve objektivave:
  2. Kryen hulumtime dhe analiza për çështjet e temave të caktuara nga mbikëqyrësi dhe përgadit shkresa  dhe raporte:
  3. Ofron ndihmë dhe mbështetje në zgjidhjen e problemeve, planifikimin dhe menaxhimin e projekteve si  dhe zhvillimin  dhe zbatimin e qëllimeve dhe objektivave të tjera të percaktuar nga njesia organizative:
  4. Kujdeset për ruajtjen dhe përdorimin e dokumentave:
  5. Punon në komisionet e drejtorisë dhe mban procesverbal:
  6. Raporton rregullisht te udhëheqësi për detyrat e kryera sipas planit;
  7. Përditëson të dhënat e qytetarëve dhe përcjell ndryshimet e gjendjes statustore të qytetarit;
  8. Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe  nga mbikëqyrësi:

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me te. 
  • Kualifikime të posaçme formale:Fakulteti Juridik, Administrat publike dhe Integrime Evropiane.(Të  diplomuarit jashtë vendit duhet të kenë diplomën e Nostrifikuar nga MASHT-i). 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike; 
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin; 
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara; 
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek  të tjerët; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Exel, Power Point). 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje nga Gjykata që nuk është nën hetime

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike; 
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara; 
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek  të tjerët; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word,Exel, Power Point). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen