Zyrtar/e Administrativ/e

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës e1654019698651
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës
Publikuar
08/06/2022
Skadon
15/06/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00009066
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 17/05/2022
Afati për aplikim: 07/06/2022 - 14/06/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000351 | RN00006467 | Zyrtar Administrativ | Profesional 3 | 6 | Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Autoriteti Kosovar i  Konkurrencës shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshëm
  • Institucioni Autoriteti Kosovar i Konkurrencës
  • Nr. i Referencës RN00009066
  • Kodi RPC0002817
  • Data e njoftimit 17.05.2022
  • Afati për aplikim 07.06.2022 - 14.06.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Nën mbikëqyrjen e drejpërdrejtë të Kryetarit, i ofron mbështetje dhe e ndihmon atë në ekzekutimin e  punëve të përditshme, 
  • Aranzhon takimet zyrtare të Kryetarit dhe të anëtarëve të Komisionit me subjektet e jashtme  dhe stafin e brendshëm, 
  • Kryen komunikimin e nevojshëm përmes telefonit dhe postës elektronike, 
  • Merr pjesë në mbledhjet e Komisionit, mban procesverbalin dhe përpilon ekstraktin nga  procesverbali, 
  • Evidenton, sistemon dhe mirëmban dokumentacionin e nxjerrur nga Komisioni, 
  • Siguron që shpërndarja e korrespondencës së brendshme dhe të jashtme të procedohet me  kohë, 
  • Protokollon dokumentacionin dhe bën arkivimin e tij në formë fizike dhe elektronike,
  • Trajton kërkesat për çasje në dokumente publike,                      
  • Është përgjegjës për përdorimin e vulave, etj. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo  ekuivalente me to. 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe  trajnimeve bazike;   
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar; 
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata  tek të tjerët; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Njohja e gjuhes angleze 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net).
  • Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Të dhëna shtesë: 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

25/06/2022
Zyrtar/e për Logjistikë   Deçan e re
25/06/2022
Zyrtar/e i/e Pasurisë   Deçan e re
25/06/2022