Zyrtar/e Administrativ/e

komuna malisheve e1558789653457
Komuna Malishevë
Publikuar
04/06/2022
Skadon
11/06/2022
Lokacioni
Malishevë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00009020
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 13/05/2022
Afati për aplikim: 03/06/2022 - 10/06/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002607 | RN00008840 | Zyrtar Administrativ | Profesional 3 | 6 | Komuna Malishevë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Malishevë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Përgjithshëm të Shkencave  Politike
  • Institucioni Komuna Malishevë
  • Nr. i Referencës RN00009020
  • Kodi RPC0002771
  • Data e njoftimit 13.05.2022
  • Afati për aplikim 03.06.2022 - 10.06.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë  të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;  
  • Merr pjesë në hartimin, zhvillimin e procedurave dhe dokumenteve tjera si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të  tyre në fushën profesionale specifike brenda afateve kohore të caktuara;  
  • Ofron ndihmë dhe mbështetje në zgjidhjen e problemeve, planifikimin dhe menaxhimin e projekteve, si  dhe zhvillimin dhe zbatimin e qëllimeve dhe objektivave të përcaktuara të njësisë organizative;  
  • Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave në fushat e interesit të  përbashkët si dhe ofron përkrahje në fushën specifike profesionale për stafin e nivelit më të lartë  profesional sipas kërkesës;  
  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat,  skanimin dhe kopjimin e dokumenteve;  
  • Ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;  
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në   mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to.  
  • Kualifikime të posaçme formale: Shkencat Politike, Administratë Publike 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike;   
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin; 
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar; 
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;  
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek  të tjerët;  
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).  

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike;  
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin; 
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;  
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek  të tjerët;  
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Të dhëna shtesë: 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

25/06/2022
Zyrtar/e për Logjistikë   Deçan e re
25/06/2022
Zyrtar/e i/e Pasurisë   Deçan e re
25/06/2022