Zyrtar/e Administrativ/e (2)

50x50 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna Gjakovë
Publikuar
29/05/2022
Skadon
12/06/2022
Lokacioni
Gjakovë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008921
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 29/04/2022
Afati për aplikim: 01/06/2022 - 12/06/2022

Pozitat aktualisht të lira: 

Nr. | Titulli i pozitës | Koeficienti  | Vendi i punës

  1. Zyrtar Administrativ | 6.0 | Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”
  2. Zyrtar Administrativ | 6.0 | Biblioteka Publike “Ibrahim Rugova”

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore duke u bazuar në nenin 67, 68 dhe 69 paragrafi 2 te  Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenin 2 paragrafi 2.2 të Statutit të Komunës së Gjakovës, shpall: 

KONKURS PËR PRANIM 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar  

  • Emri i grupit: Specialist i Administrimit të Përgjithshëm
  • Institucioni: Komuna e Gjakovës
  • Njësia: Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
  • Lloji i pozitave: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Data e njoftimit: 29.04.2022
  • Afati për aplikim: 29.05.2022 – 12.06.2022
  • Numri i referencës: 01-111/01-10881
  • Kohëzgjatja e emërimi: E pacaktuar 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës: 

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën numër 1: 

  1. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planin e punës për zbatimin e detyrave të  përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre  objektivave; 
  2. Në koordinim me mbikëqyrësin, bënë vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme  dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë  së punës; 
  3. Bashkërendon të gjitha punët teknike në mbikëqyrje të teknikut të zërimit, sallave,  elektricistit, shtëpiakut, rojtaret, pastruesit dhe stafit tjetër administrativ dhe mbështetës të Pallatit të Kulturës; 
  4. Organizon të gjitha punët teknike në mënyrë që në hapësirat e Pallatit të Kulturës të  zhvillohen të gjitha veprimtaritë kulturore dhe veprimtari të tjera; 
  5. Koordinon dhe angazhohet në të gjitha punët e tjera organizative dhe në mirëmbajtje të  Pallatit të Kulturës; 
  6. Merr pjesë në hartimin dhe realizimin e projekteve të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport;
  7. Kujdeset për lëvizjen, shpërndarjen dhe ruajtjen e materialit, inventarit dhe pajisjeve tjera  sipas kërkesave dhe procedurave; 
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në  mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.  

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën numër 2: 

  • Në bashkëpunim me drejtorin harton planin e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara  në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  • Kujdeset për libra të humbur dhe plotësimin e tyre, koordinohet me shfrytëzues në  ndërrimin e librave dhe asiston konsultime e njoftime;
  • Ofron mbështetje në sistemin e koleksioneve në shërbim të shfrytëzuesve dhe i ndihmon  lexuesit për kërkim dhe zgjedhje të materialit në Bibliotekë;
  • Organizon dhe lehtëson takime, konferenca dhe ngjarje të tjera të veçanta nga fushëveprimi  i Bibliotekës “Ibrahim Rugova”;
  • Ofron shërbime informuese, orientuese dhe relative për të gjetur informacionin e kërkuar  nga Biblioteka;
  • Jep udhëzime bibliografike për shfrytëzuesit e Bibliotekës, ndihmon në procedimin e  huazimeve brenda bibliotekave dhe ofron mbështetje në katalogimin e materialeve të  Bibliotekës;
  • Bën kërkime në bazën e të dhënave të librave sipas kërkesës së lexuesve dhe të dhënave në  internet;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në  mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kërkesat e përgjithshme për pranim: 

  1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  3. Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  4. Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me  dashje; 
  6. Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të  pushuar sipas këtij ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale: 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë të studimeve universitare në Ekonomi, Biznes ose Shkenca  Politike dhe Administratë Publike me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to. 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme: 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike; 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e  fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit; 
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose  analitike dhe në marrjen e vendimeve; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi  çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e  politikave; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale; 
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit: 

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e Komunës së Gjakovës  si dhe mund të shkarkohet nga ueb faqja e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet  personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës,  Rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III. 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim: 

  • Formulari i aplikimit, i plotësuar; 
  • Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë); 
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (personat që kanë diplomuar jashtë  Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit); 
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit; 
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve; 
  • Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata  Themelore). 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve: 

  • Testimi me shkrim 
  • Intervistë 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët dhe shpallja e rezultateve  përfundimtare: 

Përmes ueb faqes së Komunës së Gjakovës (https://kk.rks-gov.net/gjakove/) dhe portalit për  rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).  

Sqarime shtesë: 

  • Dokumentet duhet të jenë në kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen  me rastin e intervistimit. 
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të  dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi). 
  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Shpalljet e ngjashme

27/06/2022
Operator/e për Telefoni   Prishtinë e re
27/06/2022
Zyrtar/e i/e Ri për Prokurime   Prishtinë e re
27/06/2022