Zv. Drejtor/e në SHFMU

komuna istog e1558652144905
Komuna e Istogut
Publikuar më
28/06/2021
Qyteti
Istog
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 067L-114 për Zyrtarët Publik, nenit 35 paragrafi
1 i Ligjit Nr.04)L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, nenit 5 pika c e Ligjit Nr.037L-068 për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ (MASH) Nr. 15172020, për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit dhe të zv.drejtorit të Institucionit Publik, Edukativo —Arsimor dhe Aftësues Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Procedurat e Zgjedhjes dhe Emërimet ,Përfundimit të Kontratës dhe Emërimet e Përkohshme , Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog, shpall:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Zëvendësdrejtor/esh në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët.

1. SHFMU “Bajram Curri” Istog
Institucioni: Komuna e Istogut
Departamenti Drejtoria: Drejtoria Komunale c Arsimit
Lloji i pozitës: Jo karrierës
Nunri i pozitave: 1 (një) pozitë
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit
GradalKoeficienti: - 7.2
Orët e punës: 40 orë
Kohëzgjatja e emërimit: 4 (katër) vite

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo-arsimor,

Detyrat Kryesore:

  • Përkujdeset dhe përcjell mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe ndihmon në krijimin e
    klimës pozitive në institucionin shkollor:
  • Monitoron mësimdhënësit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre:
  • Përpunon statistikat e suksesit të nxënësve dhe të dhënat tjera në periudha të caktuara:
  • Përgatit Raport periodik për mbarëvajtjen e punës në institucionet shkollore:
  • Kontrollon ditarët e klasave se paku njëherë në një periudhe mësimore dhe udhëzon mësimdhënësit për mbajtjen e shënimeve ne mënyrën e duhur:
  • Ndihmon dhe përkrah mekanizmat e institucioneve shkollor për menaxhimin e cilësisë së performancës së institucionit:
  • Zëvendëson mësimdhënësit në rast kur mungojnë:
  • Pranon, kontrollon dhe sistemon përgatitjen e planeve mësimore të mësimdhënësve:
  • Zëvendëson dhe përfaqëson drejtorinJesha e institucionit shkollor sipas nevojës:
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga drejtorifesha iJe institucionit shkollor në pajtim me ligjin.

Kushtet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të jenë shtetas i Republikës së Kosovës,
  • Të kenë të kryer arsimin universitar nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas
    normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit për arsim profesional në
    fuqi.
  • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsimi (kualifikimin prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar),
  • Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, së paku $ vite shkollim universitar),
  • Katërvjeçar (kualifikim prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar),
  • Të ketë licencës të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve,
  • Të ketë të përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë të aprovuara nga MASH sipas rekomandimit të KSHLM
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukative — arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës,
  • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për drejtor në arsimin e mesëm të lartë,
  • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në nivele tjera,
  • Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zv.drejtor.

Dokumentet e nevojshme që kërkohen:

  • Diploma e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit
  • Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje ,administrim ose. menaxhim në arsim të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, kandidatifja që ka të përfunduar programin universitar Mastër për Udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeve.
  • Kopja e dokumentit të identitetit (1D)
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion shëndetësor i licencuar më të cilin dëshmohet gjendja e tijfsaj shëndetësore.
  • Deshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë ile dënuar për krime dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët.
  • Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimorë.
  • Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidatilja nuk ka qenë më asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike.
  • Protfolon profesionale me dëshmi sipas udhëzuesve në shtojcën formularin H të këtij UA.
  • Certifikatën e lindjes.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 29.06.2021 deri më datë 13.07.2021.

Kandidatët e interesuar i marrin formularët e kërkesave në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve në hyrje të ndërtesës së Komunës zyra Nr.100. Kërkesën bashkë me dokumentacion të nevojshëm e dorëzojnë në të njejtën zyrë.

Vërejtje: Dokumentat e pakompletuara dhe ato të arritura pas afatit nuk do të shqyrtohen.

Listime të ngjashme