Zjarrfikës (6)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Agjencia e Menaxhimit Emergjent
Publikuar më
24/12/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Sigurim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të Ligji Nr. 04, -L-049 për Zjarrfikje dhe Shpëtim, Nenit 8 të Ligjit Nr.03, L-212 të Punës si dhe Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.0772017 për Rregullimin e Procedurave te Konkursit në Sektorin Publik, Agjencia e Menaxhimit Emergjent shpallë:

KONKURS
(Për plotësimin e vendeve të lira të punës për Zjarrfikës në Njësinë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim-NJPZSH, për Komunat Mitrovicë, Pejë, Malishevë, Rahovec, Podujevë)

1. Dy (2) Zjarrfikës - në Komunën e Mitrovicës Koeficienti i pagës (4,67)
1.1. Numri i Referencës: AMEJNJPZSHJMT-1-2020
2. Një (1) Zjarrfikës - në Komunën e Pejës, Koeficienti pagës (5.5)
2.1. Numri i Referencës: AMEJNJPZSHYPJ-2-2020
3. Një (1) Zjarrfikës në Komunën e Rahovec, Koeficienti i pagës ( 4.83)
3.1. Numri i Referencës: AMEJNJPZSHYRA-3-2020
4. Një (1) Zjarrfikës ne Komunën e Podujevës, Koeficienti i pagës (5)
4.1.Numri i Referencës :AMEVNJPZSHYPD-4-2020
5. Një(1) zjarrfikës në Komunën e Malishevës ,Koeficienti i pagës (5.5)
5.1.Numri i Referencës :AMEJNJPZSHJML-5-2020

6. Orari i punës: I plotë
7. Raporton tek: Udhëheqësi i Drejtpërdrejtë.

8. Detyrat dhe Përgjegjësit Kryesore

  • Merr pjesë ne intervenimet për fikjen e zjarrit dhe intervenime të tjera
  • Kujdeset për pajisje dhe mjetet e përdorura gjatë intervenimit
  • Kujdeset për ruajtjen e pasurisë gjatë intervenimit kur nuk është pronari i pranishëm
  • Rregullisht vijon trajnimet (ushtrimet e caktuara)
  • Kujdeset për ruajtjen dhe mirëmbajtjen pajisjes dhe mjeteve kolektive dhe personale
  • Kryen dhe respekton të gjitha urdhëresat e udhëheqësit të ndërrimit, komandantit ose zëvendësit, përveç atyre urdhëresave të cilat do te ishin vepër kundërvajtës ose penale.
  • Kryen edhe detyrat tjera në lëmin profesionale

9. Kualifikimi dhe përvoja e kërkuar

1.Të jetë nën moshën 30 vjeçare ( e obligueshme)
2.Të ketë aftësi psiko-fizike për të kryer aktivitetet e zjarrfikës, Certifikata Mjekësore (e obligueshme)
3.Të mos jetë i ndjekur penalisht dëshmi nga Gjykata Kompetente (e obligueshme)
4.Se paku një (1) vite përvojë pune (e dëshirueshme)
5.Diploma e shkollës se mesme (e obligueshme)

10. TESTET
10.1. Testi me Shkrim ,
10.2. Testi i shkathtësive fizike dhe
10.3. Intervista me gojë

11. Kandidati i cili dështon në njërën nga fazat e përzgjedhjes nuk ka të drejt të vazhdoj fazat tjera të procesit të rekrutimit.

12. Kohëzgjatja e emërimit, Bazuar në Ligjin e Punës Nr.037 L-212, Periudha provuese gjashtë (6)  muaj.

13. Data e mbylljes se konkursit, Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga data e
publikimit, duke filluar nga data: 23.12.2020 deri me datën: 06.01.2021 në ora 16:00h.

14. Mënyra e aplikimit, Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të AME-
së, ose të tërhiqen nga ueb faqja e AME-së, ame.rks-gov.net  ku është bërë edhe shpallja e konkursit, dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, Rr. Dëshmorët e Gollakut p.n Prishtinë, Hajvali, çdo ditë punë nga ora 08:00 -16:00.

Për informata me të hollësishme mund të kontaktoni Zyrën e Personelit në numrin e tel: 088
20019761, prej orës 08:00 - 1600.

Shënim

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën
nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor, nga Divizioni i Burimeve Njerëzore. Agjencia
e Menaxhimit Emergjent ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e
Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore
dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për
shikim (konfirmim) të gjitha dokumentet origjinale.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes nuk do të pranohen.

Kërkesat pa të pakompletuar do të refuzohen.

Aplikacioni i pakompletuar refuzohet.

Shpallja e plote.