Zhvillues Tregu (Market Developer)

Rukolli Distribution e1653303740603
Rukolli Distribution
Publikuar
24/05/2022
Skadon
25/06/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Pozita: Zhvillues Tregu (Market Developer)  

Detyrat dhe përgjegjësitë 

  • Gjetja e klientëve të rinjë, zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit të shitjes sipas objektivave;
  • Realizimi i vizitave ditore në teren, prezantimi dhe shitja e produkteve në teritorin e Kosovës;
  • Zhvillimin e tregut, ruajtjen dhe krijimin e marrëdhënieve të mira me klientët si dhe krijimi i  marrëdhenieve të qëndrueshme me klientet në baza ditore; 
  • Mirëmbajtja e kontratave ekzistuese si dhe gjetja e klientëve të rinjë potencial;
  • Rritja e distribucionit dhe vizibiltetit në on-trade për të gjithë portofoline kompanisë;
  • Menaxhimin, monitorimin dhe analizimin e përformancës së agjentëve të shitjes
  • Kontrolli i stokut, parashikimi i porosive në kohë; 
  • Vlerësimi i sasisë së porosive me qëllim të shmangies së mungesës së produkteve apo  mbingarkimin e tepërt; 
  • Përcjell afatet e mallrave nëpër markete si dhe hulumton mundësinë e shpërndarjes së tyre;
  • Mban evidenca dhe përpilon raporte të ndryshme lidhur me blerësit e kompanisë;
  • lnformohet në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut përkatës;
  • Analizon prezencën e produkteve në treg si: konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun, etj; 
  • Në kordinim me mbikqyrësin cakton pikat për organizime promocionale; 
  • Përgjegjës për informim rreth gjendjes në treg dhe për cilen do vërejtje apo sygjerim që mund të  vij nga ana e blerësit ; 
  • Raporton për punën ditore në teren, referon vështërsitë eventuale dhe propozon zbatimin e  masave të caktuara për rastet konkrete;

Kualifikimet  

  • Arsim të lartë (preferohet fakulteti ekonomik); 
  • Minimumi 2 vjet përvojë pune në lëminë përkatëse; 
  • Të jetë i/e shkathë, fleksibil dhe i motivuar për punë; 
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe menaxhimit të kohës;
  • Duhet të kenë njohuri të mira të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
  • Të këtë patent shofer, kategoria B.

Procedura e aplikimit:

Aplikimi bëhet duke dërguar CV-në në emailin info@rukollidistribution.com

Shpalljet e ngjashme