Zëvendësdrejtor në SHMP

lipjan
Komuna e Lipjanit
Publikuar më
29/07/2021
Qyteti
Lipjan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë Nr. 06JL-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, si dhe në Udhëzimin Administrativ nr. 1592019, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e Arsimit në Lipjan, rishpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës

Titulli i vendit të punës:
- Zëvendës Drejtor në SHMP “Adem Gllavica” në Lipjan

Institucioni: Komuna e Lipjanit
DepartamentifDrejtoria: Drejtoria e Arsimit
Lloji i pozitës: Jo karrierës
Nunri i pozitave: Një (1) pozitë
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori/esha i/e Arsimit
Grada e Koeficientit: 7. 8
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionet edukativo arsimore.

Detyrat Kryesore:

  • Përgatitja e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore te punës:
  • Përdorimi i sistemit të informatave për menaxhimin e dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura mes praktikës, sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit shkollor,
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kulikulës:
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës aktiviteteve profesionale dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo arsimor,
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin e mësimdhënësve, disiplinën në institucionin arsimor dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit
  • Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të Shkollë , Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo arsimor,
  • Raporton dy herë në vit para KOSH:
  • Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijëtinxënësit në institucionin edukativo arsimor, duke përfshirë edhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve:
  • Ruajtjen e dokumentacionit dhe të dhënave siç parashihet nga komuna dhe MASHT:
  • Çështjet tjera që rregullohen përmes këtij ligji dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim.

Kushtet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
  • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit:
  • Master për udhëheqje administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimi prej 330 ECTS, me së paku pesë (5) vite të shkollimit universitar)
  • Master arsimor, kualifikimi 300 ECTS, $ vite të shkollim universitar:
  • Fakulteti katër vjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, katër (4) vite të shkollimit universitar):
  • Bachelor katër vjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, katër (4) vite të shkollimit universitar)
  • Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas UA për licencimin e mësimdhënësve
  • Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim të aprovuar nga MASHT sipas rekomandimit të KSHL
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës
  • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për drejtor në arsimin e mesëm të lartë
  • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për drejtor në SHFMU
  • Tre (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor.

Dokumentet e nevojshme:

  • Certifikata e lindjes
  • Diploma e fakultetit të kryer për nivelin përkatës
  • Çertifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore
  • Dëshmi se nuk është nën hetime dhe dëshmia se nuk ka qenë ie dënuar për krim dhune ose vepra të pa denja që përfshijnë fëmijët
  • Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor
  • Planin zhvillimor të institucionit edukativo - arsimore dhe aftësuese për të cilin ka konkurruar, koncepti duhet të bazohet në fushat e cilësisë së paku 10 faqe tekst (një faqe për një fushë) me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12 Arial, sipas udhëzimeve të MASHT-it
  • Letrat e referencë duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimin paraprak nga institucion publik kredibil (MASHT, DKA, Këshilli i Drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë ):
  • Letër motivuese për vendin e punës për të cilin aplikon
  • Portofolion profesionale,
  • Kopjen e letërnjoftimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit: 30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim,
ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 29.07.2021 deri 12.08.2021 (15:00)

Kandidatët e interesuar, duhet t'i marrin aplikacionet dhe të plotësuara ti dorëzojnë në Qendrës për Shërbim me Qytetarë në Komunën e Lipjanit.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në Kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat ec tyre të jenë njohura nga MASHT, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.1272018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën do të refuzohet gjdo aplikacion të cilat nuk e plotësojnë këtë kusht të konkursit.

Listime të ngjashme

15/09/2021
15/09/2021