Zëvendësdrejtor/e për shërbime administrative fianciare në AShNA

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Publikuar
25/02/2022
Skadon
11/03/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008195
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 25/01/2022
Afati për aplikim: 25/02/2022 - 11/03/2022

Në bazë të nenit 8, nënparagrafi 1.2 të Ligjit Nr.04/L-250 për Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, shpall 

Konkurs 

  • Titulli i pozitës së punës : Zëvendësdrejtor/esh për shërbime administrative fianciare në AShNA
  • Klasa e pozitës: Drejtues i Lartë 
  • Kohëzgjatja e emërimit 5 vjet
  • Koeficienti/Paga; sipas Vendimit të Qeverisë
  • Nr. i kërkuar 1
  • Data e njoftimit 25.01.2022
  • Afati për aplikim 25/02/2022- 11/03/2022
  • Institucioni - MMPHI
  • Departamenti ASHNA

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Përgatitë propozimet buxhetore; 
  • Menaxhon me stafin në bashkëpunim me udhëheqësin, organizon punën përmes  ndarjes së detyrave tek varësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit  për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
  • Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
  • Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe  procedurat buxhetore;
  • Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i  bazuar në parimet e llogaridhënies;
  • Përgatit propozimet buxhetore dhe koordinon çështjet buxhetore për të gjitha  strukturat e institucionit;
  • Përgatit raporte te ndryshme periodike dhe vjetore mbi shpenzimet buxhetore;
  • Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative; 
  • Bën vlerësim të rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre  përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet  e kërkuara;
  • Siguron implementimin e ligjit për Menaxhimin e financave publike dhe  përgjegjësitë, si Zyrtar Kryesor Financiar.

Autorizimet dhe Përgjegjësitë e ASHNA

Përveç nëse parashihet ndryshe me kontratë ose marrëveshje ndërkombëtare ASHNA do  të jetë përgjegjëse për:

  • Ofrimin e Shërbimeve të Kontrollit të Trafikut Ajror;
  • Menaxhimin e Qarkullimit të Trafikut Ajror dhe të Hapësirës Ajrore (në bashkëpunim me  NATO-n);
  • Shërbimet e Informimit Aeronautik;
  • Shërbimin Meteorologjik Aeronautik;
  • Blerjen, instalimin, mirëmbajtjen, operimin dhe modernizimin e komunikimit,  navigacionit, paisjeve dhe sistemeve të vëzhgimit të hapësirës ajrore;
  • Prokurimin, instalimin, mirëmbajtjen, operimin, dhe modernizimin e të gjitha pajisjeve  përcjellëse të nevojshme të navigacionit (me përjashtim të paisjeve ndihmëse vizuale) dhe  furnizuesve primarë dhe të përsëritshëm të energjisë dhe furnizuesve ndihmës. ASHNA  dhe operatorët e aeroportit ose kompanitë të cilat menaxhojnë dhe operojnë aeroportet në  Republikën e Kosovës do ta kenë Memorandumin e Mirëkuptimit ku deklarohet pronësia,  përgjegjësia, mirëmbajtja dhe operimi për paisjet e tilla. Memorandumi i Mirëkuptimit do  të rishikohet çdo vit me qëllim të sigurimit të relevancës dhe efektivitetit konstant;
  • Ofrimin e trajnimeve dhe këshillave në lidhje me navigacionin ajror;
  • Realizimin e hulumtimeve dhe zhvillimeve në lidhje me navigacionin ajror;
  • Zhvillimin e metodave për shpejtimin e modernizimit të kontrollit të trafikut ajror dhe  përmirësimin e sigurisë së aviacionit lidhur me kontrollin e trafikut ajror;
  • Marrëveshjet për zhvillim me Drejtorin e Përgjithshëm të AAC-së dhe me shfrytëzuesit të produkteve, shërbimeve dhe kapaciteteve të cilat i ofron;
  • Veprimin në përputhje me standardet e të caktuara nga AAC-ja dhe të reagojë shpejt në  gjetjet gjatë mbikëqyrjes nga AAC-ja;
  • Konsultim me konsumatorët, udhëtaret përfshirë dhe me shfrytëzuesit e drejtpërdrejtë siç  janë kompanitë ajrore, transportuesit e ngarkesave, prodhuesit, aeroportet, aviacionin e  përgjithshëm dhe të përqendrohet në realizimin e rezultateve që i plotësojnë nevojat e  konsumatorëve të jashtëm të ASHNA;
  • Konsultimin dhe bashkëpunimin me operatorët ose kompanitë të cilat menaxhojnë dhe  operojnë aeroportet në Republikën e Kosovës, me AAC-në, Ministrinë dhe NATO-n për të  përcaktuar praktikat më të mira për përmbushjen e nevojave të ndryshme në tërë hapësirën  ajrore të Republikës së Kosovës;
  • Formulimin dhe rekomandimin tek AAC-ja për çdo ndryshim rregullativ të nevojshëm për  ASHNA-n në mënyrë që të arrihen qëllimet e performancës dhe të ofrohet siguri në nivel  të duhur;
  • Ofrimin e këshillave për Qeverinë lidhur me zhvillimin e politikave të propozuara nga  Qeveria për përdorimin e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës që të plotësojë nevojat  e shfrytëzuesve duke pasur parasysh sigurinë kombëtare faktorët ekonomik, mjedisin dhe  nevojën për një standard të lartë të sigurisë;
  • Kryen e funksione tjera që kanë të bëjnë me aviacionin civil në Republikën e Kosovës të  cilat i janë caktuar me këtë ligj ose me ndonjë akt tjetër normativ.
  • ASHNA koordinon përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit me Ministrinë përkatëse të Punëve  të Brendshme dhe bashkëpunon ngushtë me Komisionin për Hetimin e Aksidenteve dhe  Incidenteve Aeronautike.
  • ASHNA do të sigurojë navigacion ajror të sigurt të vazhdueshëm të qetë dhe efektiv përmes  kryerjes së detyrave si ofrues i shërbimit të navigacionit ajror përmes menaxhimit të  hapësirës ajrore dhe përmes menaxhimit të qarkullimit të trafikut ajror në pajtim me Ligjin  për Aviacionin Civil në fuqi dhe me Rregulloret në bazë të Marrëveshjes për Themelimin  e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit.

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të flet rrjedhshëm gjuhën profesionale angleze;

Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar: 

  • Te ketë Diplomë universitare nga një institucion i akredituar akademik apo një gradë  pasuniversitare në fushën e ekonomisë;
  • Të këtë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në menaxhim dhe përvoj profesionale;
  • Të mos ketë qenë i denuar për ndonjë vepër penale 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Mendimi strategjik;
  • Lidership;
  • Mendimi kreativ;
  • Zgjidhja e problemeve;
  • Orientimi kah rezultatet;
  • Komunikimi;
  • Menaxhimi;
  • Përshtatja;
  • Puna në ekip;
  • Zhvillimi i vetës dhe i tjerëve;
  • Integriteti.

Kërkesa specifike

  • Të mos ketë interes të drejtpërdrejtë ose të tërthortë monetar, financiar ose interes tjetër  në ndonjë organizatë biznesore që është e angazhuar në sektorin e aviacionit civil dhe të  jetë person me integritet të lartë moral dhe profesional. 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Aftësi të larta organizative, drejtuese (lidership), formulim politikash, dhe menaxhim  strategjik.
  • Shkathtësi të shkëlqyera strategjike dhe analitike që mundësojnë të këshilloj për çështje  komplekse me besueshmëri dhe përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike të  institucionit.
  • Aftësi për të udhëhequr bashkëpunimin dhe për të menaxhuar ndryshime të rëndësishme  në organizata të mëdha dhe komplekse.
  • Njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë së institucionit, menaxhimin e sistemit  buxhetor dhe të shërbimit civil.
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve të zhvendosura, kërkesave dhe afateve kohore përmes  aftësive të nivelit të lartë analitik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar  dhe mbajtur marrëdhënie besimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon Njohja e gjuhës angleze  

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë  vendit;
  • Dëshmi mbi shkollimin dhe trajnimet në fushën të cilën kërkohet rekrutimi,
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Vertetim që kandidtai nuk është nën hetime;
  • Dëshminë që nuk ka në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik,  të pushuar sipas këtij ligji;
  • Një letër motivimi;
  • Çertifikata e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
  • Deklarata nën betim që nuk ka konflikt interesi.

Ndërsa dëshmitë si në vijim duhet t’i sjellin vetëm kandidatët fitues të konkurrimit;

  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me  dashje;  

Data e shpalljes së rezultateve pas verifikimit paraprak

Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet do të shpallet më së largu deri më datën 20.03.2022, në portalin e rekrutimit elektronik https://konkursi.rks-gov.net ; https://www.mit-ks.net 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 35 pikë 
  • Vlerësimi i biografisë – maksimumi 15 pikë  
  • Intervista – maksimumi 50 pikë 

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim  elektronik https://konkursi.rks-gov.net; https://www.mit-ks.net Të gjithë kandidatët pjesëmarrës  në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike. 

Mënyra e njoftimit të kandidatëve/aplikantëve

Përmes email-it, dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.nethttps://www.mit-ks.net 

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik https://konkursi.rks-gov.net; https://www.mit-ks.net,  Aplikacioni për punësim në ASHNA mund të shkarkohet, nga https://konkursi.rks-gov.net; https://www.mit-ks.net dhe dorëzohen në Zyren A204 ndërtesa e ish GERMIA- Prishtinë.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe  proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi  të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

Inspektor/e i/e Ndërtimit   Malishevë e re
20/05/2022
20/05/2022
20/05/2022