Zëvendësdrejtor/e në SHFMU

50x50 komuna peje
Komuna Pejë
Publikuar
01/04/2022
Skadon
09/04/2022
Lokacioni
Pejë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008501
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 28/02/2022
Afati për aplikim: 01/04/2022 - 09/04/2022

Në bazë te Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, si dhe në bazë te  Udhëzimit Administrativ nr.151/20, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të  zëvendësdrejtorit tё institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e  Arsimit nё Pejë, shpall :  

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS  

Titulli i vendit të punës: Zëvendësdrejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU)
- SHFMU “7 Shtatori ” - Vitomiricë 

Institucioni: Komuna e Pejës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria e Arsimit
Lloji i pozitës: Jo karrierës
Numri i Pozitave: Një (1) pozita
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit
Grada/Koeficienti: Koeficienti - 7.2
Orët e punës: 40
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite 

Qëllimi i vendit të punës:  

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.  

Detyrat Kryesore:  

  • Zbatimi i ligjshmërisë në fushën e arsimit  
  • Zhvillimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për aktivitetin e drejtorisë;
  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet  vjetore të punës  
  • Aftësimin e personelit në Institucion;  
  • Planifikimin dhe shfrytëzimin racional te buxhetit;  
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë  me mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit;  
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit  dhe respektimin e kodeve të ndërlikuara të praktikës;  
  • Caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;  
  • Planifikimin, udhëheqjen dhe koordinimin të gjitha aktiviteteve në Institucion;
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji dhe obligimet që dalin nga rregullorja e  komunës për arsim  

Kushtet:  

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës,  
  • Tё kenë tё kryer arsimin universitar të nivelit;  
  • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim(kualifikimi prej 330 ECTS, së  paku 5 vite të shkollimit universitar)  
  • Master arsimor ( kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar)
  • Katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)  
  • Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve ,
  • Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për  udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT sipas rekomandimit  KSHL  
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukative - arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara në  katalogun e punës:  
  • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm  të lartë:  
  • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në niveleve tjera:
  • Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor.  

Dokumentet e nevojshme:  

  • Certifikata e lindjes;  
  • Diploma e fakultetit tё kryer për nivelin  përkatës;  
  • Dëshminë për përvojën e punës;  
  • Portofolin profesionale;  
  • Letër referencë nga një institucion publik - kredibil (si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë).  
  • Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet  paraprake;  
  • Planin zhvillimor të institucionit edukativo arsimore dhe aftësuese për të cilin ka  konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12: Arial) sipas  udhëzimeve të MASHT-it;  
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar me të cilën  dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;  
  • Dëshminë se nuk është nën hetime;  
  • Kopja e letërnjoftimit.  

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 01.04.2022 deri 09.04.2022 (16:00).  

Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë  Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Pejë.  

Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohet,  ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.  

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si  dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen  që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit,  Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.12/2018 të datës  10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë 

selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë  plotësuar këtë kusht të konkursit.  

Shpalljet e ngjashme

16/06/2022
Mësimdhënës/e (3)   Malishevë
12/06/2022