Zëvendësdrejtor/e në SHFMU

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
Komuna e Klinës
Publikuar më
14/04/2021
Qyteti
Klinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06JL-114, nenit 67 dhe 68, nenit 8 te Ligjit te Punës nr. O3L-212, sidhe UA 15 12020, Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë, shpall:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: ZëvendësDrejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU)
1. SHFMU Ismet Raci Klinë.

Institucioni: Komuna e Klinës
Departamenti Drejtoria: Drejtoria e Arsimit
Lloji i pozitës: Jo karrierës
Numri i pozitave: Një (një) pozitë
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit
GradalKoeficienti: - 7.2
Orët e punës: 40 orë
Kohëzgjatja e emërimit: 4 (katër) vite

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo-arsimor.

Detyrat Kryesore:

  • Përkujdesët dhe përcjell mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe ndihmon në krijimin e klimës pozitive në institucionin shkollor:
  • Monitoron dhe men toron mësimdhënësit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre
  • Përpunon statistikat e suksesit të nxënësve dhe të dhënat e tjera në periudha të caktuara
  • Përgatitë raport periodik për mbarëvajtjen e punës së institucionit shkollor
  • Kontrollin ditarët e klasës së paku njëherë në një periudhë mësimore dhe udhëzon mësimdhënësit për mbajtjen e shënimeve në mënyrën e duhur
  • Ndihmon dhe përkrah mekanizmat e institucionit shkollor për menaxhimin e cilësisë së përformancës së institucionit
  • Zëvendëson mësimdhënësit në rastet kur mungojnë
  • Pranon, kontrollon dhe sistemon përgatitjet e planeve mësimore të mësimdhënëseve:
  • Zëvendëson dhe përfaqëson drejtorin/eshën e institucionit sipas nevojës
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga drejtorilesha iJe institucionit shkollor
  • Si dhe detyra të tjera siç parashihet sipas UA 15172020 të MASH.

Kushtet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës,
  • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit,
    1. Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në sinti (kualifikimin prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar),
    2. Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 4 vite shkollim universitar),
    3. Katërvjeçar (kualifikim prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
    4. bachelor katërvjeçar (Kualilikimi prej 240 ECIS, së paku 4 vite të shkollimit universitar),
  • Të ketë licencës të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve
  • Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsimi të aprovuar nga MASHT, sipas rekomandimit KSHL,
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukative — arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës,
    1. Pesë (5) vite përvojë pune në procesin cdukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e
    mesënn të lartë,
    2. Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në nivele tjera,
    3. Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për drejtor.

Dokumentet e nevojshme që kërkohen:

1.Certifikata e lindjes,
2.Diploma e fakultetit të kryer për nivelin përkatës,
3. Dëshmi mbi përvojën e punës, ne procesin edukativo-arsimor
4. Portofolin profesional me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formulari H të këtij udhëzimi,
5. Letër referencë nga një institucion publik kredi bile ( si Ministria e Arsimit Shkencës dhe
Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të
lartë),
6. Planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues për të cilin ka konkurruar (së
paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12, Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it,
7. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar më të cilin
dëshmohet gjendja e tijfsaj shëndetësore,
8. Dëshmi që nuk është nën hetime, dhe dëshmi se nuk ka qene i-e dënuar për krim dhune ose vepra te padenja qe përfshin fëmijët
9. Kopja e letërmjoftimit.
10. Deklarata nen betim qe vetëton qe ne tri vitet fundit kandidat-e nuk ka qene ane asnjë funksion udhëheqës ne strukturat e partive politike
11. Certifikatën për kryerjen me sukses te programit te trajnimit për udhëheqjeje, administrim ose menaxhim ne arsim

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 15.04.2021 deri me datë 29.04.2021

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t'i marrin aplikacionet dhe të plotësuara të dorëzohen pranë Zyrës se personelit ne Arsim, kati i dyte në Komunën e Klinës.

Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohën vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Aplikacionet e pakompletuara gjatë selektimit te tyre do të refuzohen të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kushte të konkursit.

Rezultatet shpallën në ueb faqen e komunës.

Listime të ngjashme

06/05/2021
26/04/2021