Zëvendësdrejtor/e në SHFMU (2)

Komuna e Mitrovicës
Publikuar më
26/03/2021
Qyteti
Mitrovicë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 5 të Ligjit Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, në nenin 20 paragrafi 1 të Ligjit nr. 04/-032, Ligji për Arsimin Parauniversitar, Kapitullit V neni 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06/0L-114 për Zyrtarët Publik, Udhëzimit Administrativ të MASH-it Nr.151/2020, Drejtoria e Arsimit Komuna e Mitrovicës së Jugut, shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës:

  1. Zëvendësdrejtor i SHFMU “ Abdullah Shabani ” në Mitrovicë
  2. Zëvendësdrejtor i SHFMU “Fazli Greiçevci ” Shipol
  • Lloj i pozitës : Jokarrjerës;
  • Numri i pozitave : (2) dy
  • Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Drejtorisë për Arsim
  • Grada/Koeficienti- 2;
  • Orët : 40 ;
  • Kohëzgjatja e emërimit : Katër vite

Qëllimi i vendit të punës :

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja re procesit arsimor në institucionin edukativo – arsimor

Kushtet:

Kushtet që duhet ti plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs janë:

  1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  2. Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit;
  • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
  • Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar);
  • Katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
  1. Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve ose të jetë në procedurë të licencimit;
  2. Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim dhe menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT-i, sipas rekomandimit të KSHLM;
  3. Të kenë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
  • Tre (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor;

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

Zëvendësdrejtori/esha i/e IEAAP ka përgjegjësi të mbështesë dhe ndihmojë punën e drejtorit/eshës për të siguruar administrimin dhe mbarëvajtjen e punës së institucionit shkollor, si në vijim:

  • Përkujdeset dhe përcjell mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe ndihmon në krijimin e klimës pozitive në institucionin shkollor;
  • Monitoron dhe mentoron mësimdhënësit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Përpunon statistikat e suksesit të nxënësve dhe të dhënat e tjera në periudha të caktuara;
  • Përgatitë raport periodik për mbarëvajtjen e punës së institucionit shkollor;
  • Kontrollon ditarët e klasës së paku njëherë në një periudhë mësimore dhe udhëzon mësimdhënësit për mbajtjen e shënimeve në mënyrën e duhur;
  • Ndihmon dhe përkrah mekanizmat e institucionit shkollor për menaxhimin e cilësisë së performancës së institucionit;
  • Zëvendëson mësimdhënësit në rastet kur mungojnë;
  • Pranon, kontrollon dhe sistemon përgatitjen e planeve të mësimdhënësve;
  • Zëvendëson dhe përfaqëson drejtorin/eshën e institucionit shkollor sipas nevojës;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga drejtori/esha i/e institucionit shkollor në pajtim me ligjin.

Dokumentet e kërkuara : 

  1. Kopja e identitetit personal apo letërnjoftimit;
  2. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit (e noterizuar- vërtetuar);
  3. Certifikatën për kryerje me sukses të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikes profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë;
  4. Kandidati/ja që ka përfunduar programin universitar Master për udhëheqje arsimore, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeve;
  5. Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajit e fundit nga një institucion publik shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  6. Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
  7. Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo - arsimor;
  8. Konceptin e planit zhvillimor të institucionit edukativo – arsimor për të cilin ka konkurruar. Koncepti duhet të bazohet në fushat e cilësisë në arsim dhe të ketë 5-10 faqe tekst (një faqe për një fushë) me hapësirë 1., fonti i shkronjave 12, arial). Koncepti dorëzohet si pjesë e portfolios, por është edhe pjesë përbërëse kryesore e intervistës;
  9. Portofolin profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formulari H të UA të MASHT-it 151/2020;

Ruajtja e vendit të punës: 

Drejtorëve të institucioneve edukativo - arsimore të cilëve u është ndërprerë kontrata e punës në arsim, u ruhet vendi i punës në institucionet shkollor brenda komunës në profilin përkatës si personel edukativo – arsimor.

Informata të përgjithshme :

Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10 në Komunën e Mitrovicës.Për të marrë një kopje të Planit aktual zhvillimor në instititucionet e lartëcekura edukativo-arsimore, kandidati duhet t’i drejtohet Zyrtarit administrativ të shkollës, ose personit të cilin e ka autorizuar KDSH. Data e njoftimit në veb faqen; konkursi.rks- gov.net është prej   dt; 24.02.2021 deri me dt;25.03.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 26.03.2021 deri me datën 09.04.2021. Përveq veb faqes unuike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks- gov.net/mitroviceejugut/ Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni

Listime të ngjashme

14/04/2021
14/04/2021
12/04/2021
Sekretar në SHFMU   Klinë
12/04/2021