Zëvendësdrejtor/e i SHML, Zëvendësdrejtor/e SHFMU

drenas logo e1558609641693
Komuna e Drenasit
Publikuar më
20/05/2021
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 5 të Ligjit Nr. 037L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nenit 20 paragrafi 1 të Ligjit Nr.047-032 për Arsimin Parauniversitar, 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06JOL-114 për Zyrtarët Publikë, si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ (MASHT) Nr.15172020 për detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit dhe Zv.Drejtorit të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm, Komuna e Drenasit, bënë këtë:

RISHPALLJE TE KONKURSIT
Për plotësimin e vendeve të punës:

1. Zëvendësdrejtor i SHML “ GJ.K. Skënderbeu ” në Drenas
2. Zëvendësdrejtori SHFMU” Rasim Kiçina ” në Drenas

Lloj i pozitës : Jo karrierë:
Nurnri i pozitave : (2) dy:
Titulli i mbikqyrësit: Drejtori i Drejtorisë për Arsim:
Grada/Koficjenti- 7.8 për Zv.Drejtor në arsimin e mesëm të lartë:
Grada/Koficjenti- 7.2 për Zv.Drejtor në arsimin e mesëm të ulët:
Orët : 405:
Kohëzgjatja e emërimit : Katër (4) vite, me mundësi vazhdimi.

Qëllimi i vendit të punës :

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo — arsimor.

Kushtet:

Kushtet që duhet ti plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs janë:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës:
  • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit,
  • Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTSVS vite të shkollimit universitar):
  • Katërveçar (kualifikimin prej 240 ECTS vite të shkollimit universitar),
  • Bachelor katërveçar (kualifikimin prej 240 ECTSIA vite të shkollimit universitar):
  • Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për për licencim të të mësimdhënësve ose të jetë në procedurë të licencimit,
  • Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për
    udhëheqje, administrim dhe menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT-i, sipas rekomandimit të KSHLM:
  • Të kenë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës,tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor,

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

Zëvendësdrejtori i institucionit edukstivo — arsimor ka përgjegjësi që në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, të asiston në në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshier:

  • Përgaditjen e planit vjtor, planit zhvillimor të institucionit edukativo — arsimnor dhe raportet periodike apop vjetore,
  • Përdorimin efektiv dhe efikas të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës, sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit shkollor,
  • Detyra të caktuara për përzgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin e mësimdhënësve, disiplinën në institucionin edukativo — arsimor dhë çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë nga stafi mbështetës i shkollës:
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës:
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo — arsimor:
  • Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të të Institucionit edukativo — arsimor (KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo — arsimor:
  • Siguron ambjent të sigurtë dhe përkrahës për fëmijëtinxënësit në institucion, duke përfshier dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve:
  • Kujdeset për ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga komuna apo MASHT:

Dokumentet e kërkuara :

  1. Kopja e letërnjoftimit,
  2. Diplomen e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (e noterizuar- vërtetuar):
  3. Diploma duhet të jetë e profilit arsimor, në bazë të nrormativit profesional për arsimin e përgjithshëm,
  4. Çertifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja e tijfsaj shëndetësore:
  5. Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë ife dënuar për krim, dhnë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët,
  6. Dëshminë për përvojen e punës,
  7. Konceptin e planit zhvillimor të institucionit edukativo — arsimor për të cilin ka konkuruar. Koncepti duhet të bazohet në fushat e cilësisë në arsim dhe të ketë 5-10 faqe tekst (një faqe për një fushë) me hapësirë 1., fonti i shkronjave 12, arial). Koncepti dorëzohet si pjesë e portofolios, por është edhe pjesë përbërëse kryesore e intervistes:
  8. Letërreferencë me përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake nga një institucion publik-kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë dhe individ me të cilët ka punuar ngushtë në programe të ndryshme për arsim):
  9. Letër motivuese për vendin e punës ku konkurron:
  10. Portofolion profesionale:
  11. Kandfidatifja për drejtor nuk mund të jetë në funksion udhëheqës politik gjatë tri viteve para aplikimit — dëshmohet edhe me Deklaratën për Betim:
  12. BiografinëCurrikulum Vitae (CV):
  13. Licencën e mësimdhënësit, ose dëshminë se është në proces të të marrjes së licencës,
  14. Diplomëvcertifikatë për menaxhim dhe udhëheqje në arsim:
  15. Dokumentet e dorëzuara duhet të jenë origjinale sdhe të vlefshme.

Ruajtja e vendit të punës:

Drejtorëve të institucioneve edukativo — arsimore të cilëve u është ndërprerë kontrata e punës në arsim, u ruhet vendi i punës në institucionet shkollor brenda komunës në profilin përkatës si personel edukativo — arsimor sipas U.A.(MASHT) Nr.15172020.

Informata të përgjithshme :

Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10,11,12 në Komunën e Drenasit. Për të marrë një kopje të Planit aktual zhvillimor në instititucionet e lartëcekura edukativo- arsimore, kandidati duhet t'i drejtohet Drejtorit të shkollës, ose personit të cilin e ka autorizuar KDSH.

Data e njoftimit në vveb faqen: konkursi.rks-gov.net, është prej dt, 20.04.2021 deri me dt, 19.05.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 20.05.2021 deri me datën 03.06.2021. Përveq vveb faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në vyeb-faqe zyrtare të Komunës

Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

15/09/2021
15/09/2021
15/09/2021
15/09/2021