Zëvendësdrejtor/e i/e Shkollës së Mesme

vushtrri
Komuna e Vushtrrisë
Publikuar më
18/05/2021
Qyteti
Vushtrri
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, si dhe nё bazë tё Udhëzimit Administrativ nr.151/2020, për procedurat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit tё institucionit publik edukativo-arsimore dhe aftësues para universitar në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm, Drejtoria Komunale e Arsimit nё Vushtrri, rishpall:

K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës 

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit;

Titulli i vendit të punës: Zëvendës drejtor i Shkollës së Mesme (SHM).

  1. Zëvendës drejtor në Shkollën e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” - Vushtrri;

Lloji i pozitës: Jo karrierës;
Numri i Pozitave: Një (1);
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës;
Grada/Koeficienti: Koeficienti – 7.8;
Orët e punës: 40;
Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vite;

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.

Kushtet:

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës,
  • Tё kenë tё kryer arsimin universitar të nivelit;
  1. Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
  2. Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
  3. Katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar);
  4. Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar);
  • Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve,
  • Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASH sipas rekomandimit KSHL;
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukativo – arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
  1. Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë;
  2. Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët e niveleve tjera;
  3. Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor.

Dokumentet e nevojshme:

  • Diploma e fakultetit tё kryer për nivelin përkatës;
  • Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë;
  • Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të Certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e Diplomës Master në këtë fushë të studimeve;
  • Kopja e dokumentit të identitetit;
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  • Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijë fëmijët;
  • Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
  • Deklaratën nën betim që vërteton se në tri vitet e fundit nuk mka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike;
  • Portofolin profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në;
  • Letër referencë nga një institucion publik – kredibil (si Ministria e Arsimit Shkencës, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë).
  • Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
  • Planin zhvillimor të institucionit edukativo arsimore dhe aftësuese për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12: Arial) sipas udhëzimeve të MASH-it;

Detyrat Kryesore:

  • Përkujdeset dhe përcjell mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe ndihmon në krijimin e klimës pozitive në institucionin shkollor;
  • Monitoron dhe mentoron mësimdhënësit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Përpunon statistikat e suksesit të nxënësve dhe të dhënat tjera në periudha të caktuara;
  • Përgatitë raport periodik për mbarëvajtjen e punës së institucionit shkollor;
  • Kontrollon ditarët e klasës së paku njëherë në një periudhë mësimore dhe udhëzon mësimdhënësit për mbajtjen e shënimeve në mënyrë të duhur;
  • Ndihmon dhe përkrahë mekanizmat e institucionit shkollor për menaxhimin e cilësisë së performancës së institucionit;
  • Zëvendëson mësimdhënësit në rastet kur mungojnë;
  • Pranon, kontrollon dhe sistemon përgatitjen e planeve mësimore të mësimdhënësve;
  • zëvendëson dhe përfaqësin drejtorin/eshën e institucionit shkollor sipas nevojës;
  • Kryen detyra tjera të caktuara nga drejtori/edhe i/e institucionit shkollor në pajtim me

-     Kandidati/ja për të përgatitur planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor ka të drejtë të ketë qasje të plotë në planin zhvillimor aktual në institucionin në të cilin aplikon.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 19.05.2021 do 02.06.2021.

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në Qendrën për Shërbim me Qytetar në komunën e Vushtrrisë ose në veb faqen zyrtare të komunës së Vushtrrisë https://kk.rks- gov.net/vushtrri, https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrës për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Kandidati/ja që aplikon në më shumë se një pozitë duhet të përgatit aplikacionin për secilë shkollë në të cilën aplikon.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

Të gjitha dokumentet të dorëzohen në kopje (dokumentacioni nuk kthehet).

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Afati i fundit për shpalljen e rezultateve përfundimtare është 16.07.2021.

Rezultatet shpallen në linkun: https://kk.rks-gov.net/vushtrri dhe https://konkursi.rks-gov.net/