Zëvendësdrejtor/e i/e shkollës (6)

50x50 prizren logo
Komuna Prizren
Publikuar
19/05/2022
Skadon
27/05/2022
Lokacioni
Prizren
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008835
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 19/04/2022
Afati për aplikim: 19/05/2022 - 26/05/2022

Bazuar në nenin 20 paragrafi 1, të Ligjit nr. 04/L032 për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, neni 5, pika (d) të Ligjit nr. 03/L-068 për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës, Udhëzimit administrativ (MASHT) për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm nr. 151/2020 të datës 22.12.2020, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, shpall: 

K O N K U R S 

Pozita: Zëvendësdrejtor i shkollës 

Në shkollat fillore të mesme të ulëta: 

  1. ShFMU “Emin Duraku në Prizren; 
  2. ShFMU “Lekë Dukagjini’’ në Prizren
  3. ShFMU “Ibrahim Fehmiu’’ në Prizren

Në shkollat e mesme të larta: 

  1. Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren
  2. Gjimnazi “Remzi Ademaj” në Prizren; 
  3. SHMLM “Luciano Motroni” në Prizren

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidati/ja për të marrë pjesë në konkurs: 

Kandidati/ja i/e interesuar duhet t’i plotësojë këto kushte: 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit për arsim profesional në fuqi:
  • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimin prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
  • Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar);
  • Katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
  • Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve;
  • Të ketë përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, të aprovuar nga MASH sipas rekomandimit të KSHLM;
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës:
  • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për drejtor në arsimin e mesëm të lartë;
  • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët/et për drejtor/eshës në nivele tjera dhe
  • Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor/eshë.
  • Për shkollat profesionale të AAP dhe Qendrat e Kompetencës, kandidati/ja duhet jetë me përgatitje profesionale të profileve përkatëse të institucionit ku konkurron.
  • Kandidati/ja duhet të posedojnë dhe dëshmojë dokumentet në vijim:
  • Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit;
  • Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë.
  • Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeve.
  • Kopjen e dokumentit të identitetit (ID).
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  • Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
  • Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
  • Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike.
  • Portfolion profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të këtij UA.
  • Dokumentacioni i aplikimit, i përcaktuar me paragrafin 1.7. të këtij neni, dorëzohet kopje fizike në zyrën dhe afatin e përcaktuar me konkurs publik.
  • Kandidati/ja në një konkurs publik, ka të drejtë të aplikojë në një e më shumë shkolla. Në raste të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon. -Kandidati/ja ka të drejtën për informim për qasje në planin zhvillimor aktual të institucionit për të cilin aplikon dhe mënyrën e mbështetjes për të siguruar kopjen e planit zhvillimor;

Udhëzime për përgatitjen e portfolios profesionale 

Portfolio profesionale shërben si instrument për paraqitjen e përvojës dhe aftësive profesionale të fituara dhe zhvilluara nga shkollimi paraprak apo përvoja profesionale. Përvoja profesionale e kandidatit mund të përfshijë përvojën e kandidatit si mësimdhënës, menaxher në proceset e ndryshme të arsimit, përvoja paraprake nga menaxhimi i institucioneve apo proceseve si dhe dëshmia e aktiviteteve të zhvillimit profesional.

Përpos dokumenteve që kërkohen si dëshmi që kandidati/ja i plotëson kushtet e shënuara në Nenin për Kushtet që duhet ti plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs, ndër të tjera portfolio profesionale duhet të përfshijë këto elemente të rëndësishme:

  • Biografinë e shkurtër.
  • Konceptin e Planit Zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor, bazuar në pesë fushat e cilësisë së performancës së shkollës (5-10 faqe). Koncepti duhet të ketë 510 faqe tekst (minimum një faqe për një fushë të cilësisë) me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12, arial). Koncepti i PZH është pjesë përbërëse e intervistës që realizohet nga komisioni përzgjedhës.
  • Kopjet e noterizuara të diplomave (Master dhe Bachelor).
  • Certifikatat që dëshmojnë përfundimin e programeve të zhvillimit profesional në fushën e administrimit, menaxhimit dhe udhëheqjes, si dhe dëshmi tjera që elaborojnë përfundimin dhe realizimin e pjesëve të programit dhe demonstrojnë shkathtësitë e fituara.
  • Certifikatat që dëshmojnë përfundimin e suksesshëm të programeve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve si dëshmi tjera rreth realizimit të atyre programeve.
  • Letër motivuese për pozitën që aplikon.
  • Dëshmi për aktivitetet tjera në proceset e zhvillimit të arsimit (zhvillimi i kurrikulave, udhëheqja e programeve të zhvillimit profesional, pjesëmarrja dhe kontributi në konferenca, etj).
  • Dëshmi nga përvoja paraprake në menaxhim (shembuj të projekteve, shembuj të shkrimeve nga fusha e menaxhimit, shembuj të planeve për zhvillimin e institucionit edukativo-arsimor që janë zhvilluar dhe/apo implementuar me udhëheqjen apo kontributin tuaj konkret).
  • Dëshmi nga përvoja paraprake në mësimdhënie (shembuj të planeve të mësimit, shembuj të projekteve, kopje të punimeve, mirënjohje, etj).
  • Letër referencë me përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake nga një institucion publik-kredibil, drejtpërdrejtë e lidhur me punën e kandidatit dhe për konkursin përkatës (si Ministria e Arsimit dhe Shkencës, DKA, këshilli drejtues i institucionit edukativo-arsimor, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë dhe individë me të cilët ka punuar ngushtë në programe dhe projekte të ndryshme për arsim). 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

Zëvendësdrejtori/esha i/e IEAAP ka përgjegjësi të mbështesë dhe ndihmojë punën e drejtorit/eshës për të siguruar administrimin dhe mbarëvajtjen e punës së institucionit shkollor, ai/ajo: 

  • Përkujdeset dhe përcjell mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe ndihmon në krijimin e klimës pozitive në institucionin shkollor;
  • Monitoron dhe mentoron mësimdhënësit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Përpunon statistikat e suksesit të nxënësve dhe të dhënat tjera në periudha të caktuara;
  • Përgatitë raport periodik për mbarëvajtjen e punës së institucionit shkollor;
  • Kontrollon ditarët e klasës së paku njëherë në një periudhë mësimore dhe udhëzon mësimdhënësit për mbajtjen e shënimeve në mënyrën e duhur;
  • Ndihmon dhe përkrah mekanizmat e institucionit shkollor për menaxhimin e cilësisë së performancës së institucionit;
  • Zëvendëson mësimdhënësit në rastet kur mungojnë;
  • Pranon, kontrollon dhe sistemon përgatitjen e planeve mësimore të mësimdhënësve;
  • Zëvendëson dhe përfaqëson drejtorin/eshën e institucionit shkollor sipas nevojës;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga drejtori/esha i/e institucionit shkollor, në pajtim me ligjin.
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës në IEAAP mbështeten në ligjet për arsim në fuqi, ato plotësohen edhe me akte të tjera nënligjore që rregullojnë aspekte të veçanta në arsimin parauniversitar në Kosovë.
  • Vlerësimi i performancës së drejtorëve/eshave dhe zëvendësdrejtorëve/eshave bëhet me Udhëzimin Administrativ (UA) përkatës bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtorë të shkollave në Kosovë.

Konkursi do të jetë i hapur 8 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 19.05.2022 deri më datën 26.05.2022 që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e konkursit.

Aplikimet e dorëzuara pas afatit të parashikuar nuk pranohen dhe aplikimet me mangësi refuzohen. Udhëzime për aplikimin: Kërkesa (Aplikimi) për punësim gjendet në https://kk.rksgov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ si dhe në https://konkursi.rksgov.net/jobs?servant=2 . Pas plotësimit sipas çdo pike të aplikimitt, bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Komunën e Prizrenit.

VËMENDJE: Aplikimet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet nga Ligjislacionin në fuqi. Konkursi dhe rezultatet shpallen në web faqen e Komunës së Prizrenit.