Zëvendës Drejtor/e

hidrodrini 1 e1600241647201
KRU Hidrodrini
Publikuar më
08/12/2020
Qyteti
Pejë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 21 paragrafi 3 të Ligjit për Ndërmarrje Publike Nr.03:L-087 , pikes 25.4 të Kodit të Etkës dhe Qeverisjes Korporative të NP dhe Vendimit Nr.Prot.3070510672020 dt.02.10.2020, Bordi i Drejtorëve të KRU “Hidrodrini”Sh. A. - Pejë, në mbledhjen e mabjtur me dt.30.10.2020 vendosi të publikon këtë:

KONKURS

Pozita: Zëvendës Drejtor
I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve dhe KE

Ekzekutues: 1 (Një)

Kohëzgjatja e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit .

Detyrat dhe përgjëgjesitë:

  • Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm e ndihmon dhe e zëvendëson Drejtorin e Përgjithshëm
  • Kryen detyrat në administrimin e përgjithshëm dhe menaxhimin e Kompanisë duke siguruar funksionim efektiv dhe efikas,
  • Bën mbikëqyrjen e punës së të gjitha shërbimeve, departamenteve dhe njësive
  • Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në sigurimin e zbatimit të rregulloreve të brendshme të Kompanisë,
  • Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm gjatë aprovimit të akteve dhe rregulloreve të brendshme, në bazë të politikave të përcaktuara nga Bordi i Drejtorëve,

Kërkesat Kualifikimet Profesionale:

  • Kualifikim superior profesional,
  • Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim
  • Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion
  • Të paktën 3 vjet përvojë pune në menaxhimin apo fusha të tjera relevante
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese:
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Çertifikatën që kandidati nuk është nën hetime
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Letër motivimin:

Aplikacionet mund të merre në zyrën e Burimeve Njerëzore te KRU “Hidrodrini 'Sh. A. Rr” Lekë Dukagjini ' Nr.156 Pejë dhe Web — faqen e Hidrodrini  Sh. A. www:hidrodrini.com

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.

Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “ Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini“ nr.156 - Pejë (afër Patrikanës së Pejës).

Shpallja do të jetë e hapur 30 Ditë (tredhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Web — faqen www.hidrodrini.com

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohen. Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen .

KRU “ Hidrodrini” Sh. A. ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Listime të ngjashme

15/01/2021
Drejtor/e i/e QKMF   Kamenicë
09/01/2021