
Përshkrimi
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendeve të lira të punës në Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun,KEDS SH.A. më datë 08.04.2022 hap konkurs pune për:
Pozicioni i punës: ZËDHËNËS/E
Lokacioni: Prishtinë
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Mbikëqyr, menaxhon dhe koordinon marrëdhëniet e kompanisë me mediat dhe publikun;
- Përfaqëson KEDS-in në paraqitjet publike dhe ato mediale;
- Organizon konferenca për media dhe koordinon procesin në tërësi;
- Sigurohet se informatat në dispozicion për media dhe publikun janë të sakta dhe pasqyrojnë gjendjen faktike të kompanisë;
- Përgatit materialin komunikues për media, si: komunikata, reagime, sqarime, etj;
- Kontribuon në përgatitjen e fjalimeve, paraqitjeve publike të menaxhmentit para audiencës dhe ngjarjeve tjera të rëndësishme për kompaninë;
- Kontribuon në përgatitjen e materialeve të brendshme të komunikimit, siç janë: revista, broshura, newsletter, etj;
- Përgatit dhe raporton përmbledhje të rëndësishme informative sipas kërkesës dhe situatës për Menaxhmentin e KEDS;
- Organizon takime formale dhe jo formale me media me qëllim të avancimit të marrëdhënieve bashkëpunuese;
- Sigurohet se monitorimi i përditshëm i mediave realizohet sipas procedurave, në mënyrë që të krijohet një pasqyrë e vazhdueshme e imazhit të KEDS në publik dhe media;
- Merr pjesë në aktivitetet e Menaxhmentit brenda dhe jashtë KEDS dhe mban një përmbledhje të tyre me qëllim promovimin e tyre për publikun;
- Bashkëpunon me Departamentin për Marrëdhënie me Publikun në mënyrë që materiali i shpërndarë për publikun të jetë vizualisht i paraqitur mirë, të jetë i saktë dhe me përmbajtje promovuese.
KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:
- Kualifikim Universitar në Gazetari, Marrëdhënie me Publikun apo Komunikim Masiv;
- Minimum 5 vite eksperiencë pune në Komunikim/Media;
- Kandidati duhet të jetë i rrjedhshëm në të folur dhe në të shkruar në gjuhën Shqipe dhe Angleze;
- Të ketë njohuri të sektorit të Energjisë;
- Aftësi të krijimit të marrëdhënieve dhe ruajtjes së tyre me mediat;
- Të ketë eksperiencë në marrëdhënie me publikun si dhe me mediat;
- Aftësi shumë të mira raportuese, analitike dhe përmbajtësore;
- Njohuri të shkëlqyera dhe të kuptuarit e çështjeve të Energjisë në Kosovë dhe rajon;
- Të ketë eksperiencë paraprake në krijimin e publikimeve informative;
- Të posedoj qëndrim pozitiv dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Nivel i lartë i etikës, ndershmërisë, integritetit dhe profesionalizmit;
- Të posedoj aftësi shumë të mira representative në paraqitje publike, shkrim dhe redaktim;
- Kryen edhe detyra tjera sipas kërkesave të kompanisë.
SI TË APLIKONI?
Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/
2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
- CV-në;
- Diplomën e kualifikimit;
- Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
- Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.
Aplikimi është i hapur deri më datë: 30.04.2022, në ora 16:00.
SHËNIME ME RËNDËSI:
KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.