Webinar: “Youth as Human Rights Defenders”

64x64 YIHR
Youth Initiative for Human Rights
Publikuar më
02/03/2021
Qyteti
Kosovë
Lloj listimi

Përshkrimi

Thirrje për aplikim në webinarin: “Youth as Human Rights Defenders”

YIHR KS në bashkëpunim me organizatën partnere NVO Sokrat shpallë thirrje për nxënësit/et e të gjitha shkollave të mesme nga komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë, Skënderajit dhe të Obiliqit që të marrin pjesë në webinarin "Youth as Human Rights Defenders”.

Ky webinar ka për synim që t’i mësojë nxënësit/et në tërësi mbi konceptet bazë të të drejtave të njeriut që t'i identifikojnë dhe mbrojnë ato, t’i orientojë ata/ato që të kenë qasje sa më shumë në të ardhmen në këtë fushë, si edhe për të nxitur mendimin e tyre kritik dhe analitik si aktivistë të të drejtave të njeriut.

Datat në të cilat do të mbahet kjo punëtori do të jenë data 11 - 12 mars 2021.

Afati i fundit për aplikim: data 10 mars 2021 në ora 12:00.

Punëtoria në fjalë do të zhvillohet online në platformën Zoom.

Në fund të webinarit, nxënësit do të çertifikohen.

Për më shumë detaje rreth webinarit dhe mënyrës se si të aplikoni, klikoni në këtë link.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve, Rinisë dhe Grave për një Sundim Efektiv të Ligjit dhe të Qasjes në Drejtësi në Kosovë”, i cili implementohet nga Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS) dhe organizata NVO Sokrat, me mbështetje nga UNDP Kosovo.

Më shumë informacion.

Listime të ngjashme

12/04/2021
08/04/2021
08/04/2021