
Përshkrimi
RN00008946
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 05/05/2022
Afati për aplikim: 06/06/2022 - 20/06/2022
Ne pajtim të nenit 68 parag.1, neni 79, 80, 81 dhe 82 të Ligjit nr. 06-L/114 për Zyrtarët Publik, neni 8 paragrafi 1 dhe 2, neni 10 nënparagrafi 2.1, i Ligjit nr.03/L-212 të Punës, nenit 4, si dhe dispozitave tjera të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Komuna e Mitrovicës së Jugut shpall;
K O N K U R S
- Njësia: Drejtoria e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik
- Pozita: Vozitës
- Paga: Koeficienti 5
- Orari i punës: 40 orë pune në javë
- Kohëzgjatja: Me afat të pacaktuar
- Periudha provuese: 6 muaj
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Drejton automjetin sipas urdhërit të mbikëqyrësit, si dhe kujdeset për automjetin me të cilin është i ngarkuar;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e tij, larjen, lyerjen evidentimin e prishjeve etj;
- Mirëmban edhe automjetet e tjera sipas orarit të punës përmes mbikëqyrësit të autoparkut;
- Përgjigjet për automjetin dhe pajimet e automjetit;
- Në fletudhëtim regjistron numrin e kilometrave të kaluara në udhëtim, dhe shënimet tjera të cilat kërkohen;
- paraqet mbikëqyrësit çdo defekt dhe dëm të shkaktuar në automjet, dhe bën arsyetimin e shpenzimeve të derivateve dhe kilometrazhit të kaluar;
- Kryen edhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi në përputhje me natyrën e punës së tij.
- Për punën e vet i përgjigjet Drejtorit të drejtorisë.
Kushtet e nevojshme:
- Diploma e shkollës së mesme;
- Patentë shoferi kategoria B.
Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe dispozitat e Ligjit për Zyrtarët Publikë, Ligjit të punës dhe dispozitat e tjera në fuqi.
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën nr. 10 në Komunën e Mitrovicës. Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës dhe ti bashkëngjiten këto dokumente: diploma mbi kualifikimin, kopja e patent shoferit, kopja e letërnjoftimit; ekstrakti i lindjes; dëshmi mbi përvojën e punës; dhe certifikata nga gjykata kompetente me që dëshmon se nuk jeni nën hetime. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 028 – 532 104.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Informata të përgjithshme : Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10 në Komunën e Mitrovicës. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Data e njoftimit në veb faqen; konkursi.rks-gov.netështë prej dt; 05.05.2022 deri me dt; 03.06.2022, ndërsa data e aplikimit është nga data 06.06.2022 deri me datën 20.06.2022.
Përveq veb faqes unuike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqen zyrtare të Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni.