
Përshkrimi
Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të neni 4 dhe neni 5 të Udhëzimit Administrativ(MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, si dhe në bazë të Statutit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fondi i Sigurimit Shëndetësor shpallë ketë Konkurs Publik.
Data e publikimi: 27/04/2022
Nr. Referencës: FSSH-01/04/2022
KONKURS
Institucioni: Fondi i Sigurimit Shëndetësor
Titulli i vendit të punës: Vozitës
Koficienti: 6
Nëpunësi mbikëqyrës: Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor
Kohëzgjatja e kontratës Me kohë të caktuar, me mundësi të vazhdimit
Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Periudha provuese Gjasht (6) Muaj
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Zbaton Udhëzimin për përdorimin e automjeteve të FSSh-së
- Zbaton porosit për bartjen e Personelit të FSSh-së, për udhëtime zyrtare, për destinime te caktuara dhe anasjelltas
- Është përgjegjës për mirëmbajtjen e përditshme të automjetit të caktuar
- Kujdeset për pajisjet speciale të automjetit
- Bënë kontrollin e vajit, ujit, baterisë dhe gomave të automjetit, me rregull lajmëron zyrtarin e logjistikës për gjendjen e automjeteve
- Përgatit raporte për ndeshje komunikacioni nëse ndodhin dhe çdo gjë që ka të bëjë me automjetin
- Obligohet të përcjell shpenzimet e derivateve dhe shpenzimet tjera, dorëzimi i kopjeve të faturave për derivate, servisim , larjen e automjetit e shpenzimeve tjera .
- Kryen edhe punë të tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës , të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Procedurat e konkurrimit: Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar qe i plotëson kriteret e konkursit.
Shkollimi i kërkuar: Shkolla e mesme
Aftësitë përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
- Së paku 1 (një) vite përvojë pune të dëshmuar më dokumente;
- Te ketë leje valide për vozitje kategoria B e detyrueshme
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme
- Krijimi i marrëdhënieve të mira ndër-personale;
- Aftësitë e mira analitike dhe propozime për vendosje të çështjeve;
- Njohja e mirë e punës me kompjuter (Word, Excel, PowerPoint, Access)
- Njohja e gjuhës angleze, përparësi;
Kandidatet duhet t'i dorëzojnë këto dokumente:
- Aplikacionin se bashku me CV
- Letër motivuese
- Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës
- Dëshmi nga Gjykata se kandidati nuk është ne procedurë hetimore
- Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës
Data e publikimit dhe e mbylljes së konkursit: 27.04.2022 deri 17.05.2022
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren në Divizionin e Burimeve Njerëzore në Fondin e Sigurimit Shëndetësorë dhe dorëzohen në zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore zyra nr.13, adresa: Prishtinë, Lakërishtë, Rruga Tirana. Objekti" Beni Dona". Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Informacionet shtesë mund të mirën në këtë nr tel: 038 20080705
Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.