
Përshkrimi
RN00008857
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 21/04/2022
Afati për aplikim: 22/04/2022 - 06/05/2022
Shpallje e Konkursit të Jashtëm për Plotësimin e Vendit të Lirë të Punës
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË PUNËS
1. Emri i institucionit: Zyra e Presidentes të Republikës së Kosovës
2. Titulli i vendit të punës: Vozitës
3. Kodi buxhetor i vendit të punës: (kodi buxhetor i caktuar për pozitën përkatëse): 10500
4. Kategoria funksionale: (Niveli i Lartë Drejtues, Niveli Drejtues, Niveli Profesional, Niveli Administrativ) Niveli administrativ
5. Grada e vendit të punës (sipas shkallës aktuale të gradimit) AD-580
6. Lloji i vendit të punës: (p.sh.: pa afat të caktuar, me afat të caktuar, me orar të plotë, me orar të pjesshëm, me kontratë të shërbimit) Pa afat të caktuar Me orar të plotë
7. Departamenti: Departamenti i Administratës dhe Buxhetit
8. Divizioni/Njësia Divizioni për Transport dhe Logjistikë
9. Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit për Transport dhe Logjistikë
10. Vendndodhja Prishtinë
11. Qëllimi i vendit të punës:
Ofrimi i shërbimeve të vozitjes së zyrtarëve dhe stafit të institucionit, duke e koordinuar punën me eprorin e drejtpërdrejtë lidhur me obligimet për vozitje.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Ofron shërbime të vozitjes dhe të transportit për personelin e Institucionit, lidhur me kryerjen e punëve zyrtare sipas kërkesave dhe nevojave;
- Kryen shërbimet e rregullta të mirëmbajtjes së automjetit zyrtar duke u kujdesur dhe kontrolluar automjetin për derivate, për vaj, për ujë, antifriz, goma dhe funksionalitetin e automjetit në çdo pikëpamje;
- Mbanë evidencën e porosive të punës dhe për servisim të automjetit;
- Mbanë evidencën dhe përgatitë raporte për kilometra të kaluara në baza mujore, me mbajtje të evidencës së kërkesave për automjet zyrtar;
- Regjistron faturat për shërbimet e kryera të transportit dhe i paraqet për procedurë të pagesës së mëtejshme;
- Ndihmon zyrtarët dhe kujdeset për çështjen e nevojave të tyre për transport
- Përgjegjës në respektimin e orarit të punës, për përdorim të automjetit dhe respektim të Kodit të Etikës për Stafin Mbështetës të administratës, Kodin e SHC dhe rregulloreve tjera që kanë të bëjnë me detyrat dhe përgjegjësitë e të punësuarve;
- Kryen detyra tjera të caktuara nga eprori i drejtpërdrejtë të cilit i raporton.
- Niveli i përgjegjësisë financiare (p.sh. buxheti për të cilin është përgjegjëse pozita përkatëse, niveli i autorizimit për shpenzime)
- Shkathtësitë e kërkuara (kualifikimet, përvojat, si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për këtë vend të punës)
Njohuritë, shkathtësitë, aftësitë për vendin e punës:
- Njohuri të nevojshme profesionale për kryerjen e detyrës së vozitësit;
- Shkathtësi për të caktuar dhe vlerësuar punën sipas rëndësisë dhe prioriteteve;
- I gatshëm të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme;
- Të ketë gatishmëri për kryerjen e punëve nën presion;
- Të ketë reagim të duhur në zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht programeve MS Word,
- Njohuri të mira të gjuhës shqipe, ndërsa njohja e gjuhës serbe dhe angleze është përparësi.
Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:
- Shkollim i mesëm;
- Posedim i patentë shoferit për kategorinë ‘’B’’.
Përvoja e Punës:
Së paku tri (3) vite përvojë pune si vozitës.
- Karakteristikat e pazakonta të mjedisit të punës, nëse ka (p.sh. rreziqet e jashtëzakonshme në vendin e punës, presionet fizike ose rreziqet nga ekspozimi ndaj substancave të rrezikshme ose përdorimi i pajisjeve që paraqesin rrezik dhe të cilat rezultojnë nga natyra e vendit të punës ose vendndodhja e vendit të punës) Nuk ka
Konkursi është i hapur 15 (pesëmbëdhjete) ditë nga data e publikimit
22.04-06.05.2022
Aplikacioni shkarkohet nga ueb faqja e ZPRK-së dhe dorëzohet ne Divizionin e Personelit