
Përshkrimi
RN00008750
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 01/04/2022
Afati për aplikim: 02/05/2022 - 16/05/2022
Bazuar në Nenet 79, 80 dhe 81 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës dhe Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Podujevës shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS
DREJTORIA E ADMINISTRATËS
POZITA: Vozitës, (1) një pozitë
KOEFICIENTI: 6
LLOJI I POZITËS: I karrierës, (Periudhë provuese 6 muaj)
ORARI I PUNËS: 40 orë në javë
MBIKËQYRËSI: Drejtori i Drejtorisë
Përshkrimi i detyrave të punës :
- Bën drejtimin e automjeteve, kujdeset për automjetin për të cilin është i ngarkuar dhe për mirëmbajtjen e tij;
- Kujdeset për vozitjen e Personelit të Komunës;
- Mirëmban edhe automjetet tjera sipas orarit të punës përmes mbikëqyrjes profesionale të automekanikut;
- Është përgjegjës për automjetet dhe për pajisjet në automjete;
- Në fletudhëtimet regjistron numrin e kilometrave të kaluara në udhëtim dhe të dhënat e tjera të cilat kërkohen;
- Paraqet dhe informon personin përgjegjës për çdo defekt dhe dëm të shkaktuar në automjet dhe bënë arsyetimin e shpenzimeve të derivateve dhe të kilometrazhesh së kaluar;
- Paraqet raporte pune mujore, periodike dhe vjetore;
- Kryen edhe punë tjera të caktuara sipas kërkesës së eprorit që janë në pajtim me ligjin.
Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme;
- Patent shofer për kategorinë “B”.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT
Dokumentet e Kërkuara:
- Diploma e kualifikimit përkatës
- Kopja e Letërnjoftimit
- Kopjen e Patent Shoferit Kategoria “B”
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor që dëshmon se gjendja e kandidatit është pa probleme shëndetësore (Kjo dëshmi sillet pas pranimit në mardhënje pune të kandidatit)
- Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.
Afati i aplikimit:
Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks gov.net është prej dt. 01.04.2022 deri me dt. 30.04.2022
Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 02.05.2022 deri me datën 16.05.2022
Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqe zyrtare të Komunës.
Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës.
Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Zyren e Personelit, në këtë numër të telefonit 038 200 41-014.
Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/