Vozitës/e

drenas logo e1558609641693
Komuna e Drenasit
Publikuar më
25/11/2020
Qyteti
Drenas
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 64 paragrafi 1 Ligjit nr. 067L-114 për Zyrtaret Publikë të Republikës së Kosovës, vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.037L-212 të Punës, Udhëzimit administrativ nr. 0772017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Drejtori i Drejtoratit për Arsim, shpallë këtë:

KONKURS

SHFMU” Xheladin Gashi-Plaku ” në Komaran, si dhe në disa Institucione tjera arsimore.
- Një vozitës, për bartjen e fëmijeve me nevoja të veqanta.

KUSHTET E PUNËSIMIT:

- Shkolla e mesme
- Patent shofer - Kategoria B

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:

  • Aplikacioni i punësimit.
  • Kopje e dokumentit të identifikimit ( letërnjoftim, patentë shofer ose pasaportë)
  • Diploma e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik — orgjinale.
  • Çertifikatë origjinale që nuk është nën hetime, ose e noterizuar, jo më e vjetër së gjashtë muaj.
  • Çërtifikatë mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur më çështjen e punësimit, për kandidatin që pranohen në punë.

REKRUTIMI:

Intervistat me shkrim, me gojë dhe përzgjedhjen e kandidatëve do të bëjë Komisioni i përzgjedhur nga DKA.

VËREJTJE:

Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-s,të plotësohet rrjedhshëm në Gjuhën Shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit.

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal, ndërsa dokumentët e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurimit dhe dokumentet shtesë jashtë afatit të dorëzimit në arkiv nuk pranohen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Vozitës/e (2)   Gjilan
21/01/2021