Vozitës/e (2)

kamenice komuna e1609613174666
QKMF Kamenicë
Publikuar më
25/02/2021
Qyteti
Kamenicë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8,10 parag. 2.1 të Ligjit të Punës nr. 03/L -212,nenit 67 të Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtarë Publik, si dhe Vendimit mbi aprovimin për shpallje të Konkursit, Komuna  e Kamenicës shpallë këtë:

KONKURS
Për plotësimin e  vendeve të lira të punës në QKMF- Kamenicë

Titulli i pozitës :  Vozitës
Nr. i ekzekutuesve: Dy (2) ekzekutues/e
Orar i punës: 40 orë në javë
Kooeficenti H -76 / Gr/Str. 314
Lloji i kontratës: Kontratë në kohë të Pacaktuar
Vendi i Punës: Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare - Kamenicë
Mbikëqyrësi: Shefi i Shërbimit Teknik DetyratKryesore:

  • Sipas nevojave të institucionit – QKMF-së do ta vozisë automjetin për nevoja zyrtare,
  • Kujdesët për mirmbajtjen e automjetit dhe mbanë përgjegjësi lidhur me automjetin të cilin do ta drejtojë,
  • Është i obliguar që të mbajë evidencen për çdo udhëtim- të shenoj fletëudhëtimin mbi KM e kaluara të automjetit,
  • Për çdo prishje është i obliguar që t’a njoftoj Shefin e Sherbimit Teknik në QKMF- Kamenicë,
  • Të jetë i gatshëm të punoj edhe jashtë orarit të punës ( kur është e nevojshme )
  • Kryen edhe punë të tjera sipas urdhërit të eprorit

Kualifikimi: Shkolla e Mesme Patent shoferi kategoria ( B) Përvoja e punës: e dëshirueshme

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartëcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm ( kopje) si vijon :

Dëshmi të kualifikimit shkollorë Dëshmi mbi përvojën e punës ( nëse ka) Patent shoferit

Dokumentin e identifikimit

Vërtetim nga Zyra e Punësimit (MPMS) se nuk ka në marrdhënie pune asnjë anëtar i familjes i punësuar ( prindi ose bashkëshortja dhe fëmijët)

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga data 25.02.2021 deri 04.03.2021 (16:00)

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në Qendrën Për Shërbime me Qytetar në Kamenicë.

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë mbi bazën e kritereve të konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Intervista do të mbahet me shkrim dhe me gojë (Verbale)

Rezultatet shpallne në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Listime të ngjashme

07/04/2021