
Përshkrimi
RN00008782
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 07/04/2022
Afati për aplikim: 09/05/2022 - 23/05/2022
- Udhëheqës i Shërbimit të Ushqimit (1 pozitë)
- Udhëheqës i Shërbimit Social (1 pozitë)
- Ndihmës Mjekësor (2 vend pune)
- Gjellbërës (1 vend pune)
- Teknik i Dhëmbëve (1 vend pune)
- Servues i Ushqimit (2 vend pune)
- Vozitës (1 vend pune)
Bazuar në nenet 7 dhe 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212; nenet 64, 66 dhe 67 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë; mbështetur në Udhëzimin Administrativ Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik neni 4 dhe 5; Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, shpall :
KONKURS
Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Shërbimit të Ushqimit (1 pozitë)
- Numri i referencës : SHPMPF-01
- Institucioni: Shtëpia e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë
- Departamenti i Politikave Sociale dhe Familjare
- Kategoria funksonale: Nëpunës i shërbimit publik
- Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar, puna provuese zgjatë gjashtë(6) muaj në pajtim me Ligjit e Punës Nr.03/L-212
- Koeficienti i pagës: H-38, paga bruto 551 €
- Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
- Raporton tek : Drejtori i SHPMPF-së
Qëllimi i vendit të punës:
- Organizon dhe menaxhon shërbimin e ushqimit për përgatitjen e shujtave të rezidentëve në bazë të menysë dhe rekomandimeve të mjekut për klientët me sëmundje të ndryshme Detyrat kryesore:
- Organizon dhe kontrollon punën e shërbimit të ushqimit dhe cakton ndërrimet e punëtorëve;
- Përgatitë menynë mujore për shujtat ditore të rezidentëve me rekomandimin e mjekut dhe është përgjegjëse për aplikimin e saj;
- Bën kërkesën për furnizim me artikuj ushqimor duke u bazuar në menynë e ushqimit dhe konsultimin e depoistit për rezervat aktuale në depo;
- Është përgjegjës për shpenzimin e materialit duke u bazuar në normative të ushqimit;
- Është përgjegjës për kualitetin dhe përgatitjen e ushqimit në mënyrë të rregullt;
- Kujdeset për shpërndarjen e ushqimit tek rezidentet me nevojë neper reparte dhe dhoma;
- Kujdeset për përdorimin e pajisjeve në kuzhinë në mënyrë të rregullt;
- Mbanë evidence të saktë mbi furnizimet dhe shkarkimet nga depoja kryesore;
- Përgatitë raporte të punës periodike dhe vjetore.
Shkathtësit e kërkuara:
- Gatishmëri e plotë për ofrim të shërbimeve rezidentëve,
- Gatishmëri për komunikim dhe trajtim të gjethë rezidentëve pa dallim etniteti,
- Të njoh punën me kompjuter.
Kërkesat e përgjithshme formale (Kualifikimet dhe përvoja e punës):
- Shkolla e Lartë apo e mesme e kryer drejtimi i kuzhinier-hoteleri;
- Përvojë pune të paktën tre (3) vite si kuzhinier.
Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Shërbimit Social (1 pozitë)
- Numri i referencës: SHPMPF-02
- Institucioni: Shtëpia e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë
- Departamenti i Politikave Sociale dhe të Familjes
- Kategoria funksonale: Nëpunës i shërbimit publik
- Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar, puna provuese zgjatë gjashtë(6) muaj në pajtim me Ligjit e Punës Nr.03/L-212
- Koeficientri i pagës: 7 (shtatë) paga bruto 455 €
- Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
- Raporton tek: Drejtori i SHPMPF-së
Qëllimi i vendit të punës: Kontakt i drejtpërdrejt me rezident dhe ofron këshilla sociale për socializim dhe adaptim të rezidentit në Institucionin përkatës si dhe organizon dhe udhëheq me këshilla dhe rekomandime për punë edhe angazhimet e klientëve individualisht në aktivitete të ndryshme brenda institucionit.
Detyrat kryesore:
- Pranimi i klientit të ri dhe adaptimi me kushtet dhe rendin shtëpiak;
- Merr pjesë në komisionin për pranimin e rezidentëve të ri, kontrollon dokumentacionin social dhe jep propozimin për vendosje apo refuzim;
- Mbanë evidencën e rezidentëve dhe është përgjegjës për dosjet e rezidentëve.;
- Bën tretmanin social të rezidentëve individualisht apo në formën grupore;
- Kontakt i përhershëm me organin e kujdestarisë në mbrojtje të interesit të rezidentit;
- Merr pjesë në këshillin e rezidentëve për organizimin e aktiviteteve në Institucion;
- Zgjedh konfliktet në mes klientëve dhe merr masa adekuate;
- Bën përgatitjen e dokumentacionit për klientin e vdekur në bashkëpunim me shërbimin shëndetësor;
- Përgatitë raporte të punës periodike dhe vjetore.
Shkathtësit e kërkuara:
- Trajnime profesionale nga fusha e shërbimeve sociale;
- Gatishmëri e madhe për komunikim me rezident;
- Shkathtësi për zgjedhjen e konflikteve të rezidentëve;
- Gatishmëri për tu shërbyer të gjitha komuniteteve të këtij Institucioni pa dallim etniteti, kombësie, gjuhe, moshe dhe gjinia.;
- Aftësi organizative dhe koordinuese;
- Aftësi (njohje) e punës me kompjuter.
Kërkesat e përgjithshme formale (Kualifikimet dhe përvoja e punës):
- Diplomë universitare të fakultetit, drejtimi sociologji, psikologji, pedagogji,jurist dhe të shkencave sociale.
- Përvojë pune të paktën tre (3) vite në lëmin përkatëse të shërbimit social.
- Të njoh shkëlqyeshëm gjuhen shqipe dhe serbe në të folur dhe shkruar.
Titulli i vendit të punës: Ndihmës Mjekësor (2 vend pune)
- Numri i referencës: SHPMPF-03
- Institucioni: Shtëpia e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë
- Departamenti i Politikave Sociale dhe të Familjes
- Kategoria funksonale: Nëpunës i shërbimit publik / staf shëndetësor mbështetës
- Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar, puna provuese zgjatë gjashtë(6) muaj në pajtim me Ligjit e Punës Nr.03/L-212
- Koeficientri i pagës: H-60, paga bruto 393 €
- Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
- Raporton tek: Kryeinfermieri
Qëllimi i vendit të punës: Mbajtja e higjienës së rezidentëve dhe ambientit ku jetojnë rezidentet,gjithnjë duke krijuar ambient higjenik si në hapësirat e fjetjes dhe të nejës së klientëve
Detyrat kryesore:
- Bën pastrimin e përgjithshëm të klientëve të varur dhe gjysmë të varur;
- Bën ndërrimin e ndërresave të shtratit të rezidentëve;
- Ushqen rezidentët e varur dhe gjysmë të varur;
- Bashkëpunon me infermier dhe teknik medicinal dhe ndihmon në intervenimet tekniko medicinale;
- Kujdeset dhe është përgjegjës për pastërtinë e dhomave dhe ambientit ku jetojnë rezidentët;
- Bën tretmanin higjenik të klientit të ri;
- Ndërresat e pa pastra të rezidentëve i bart në lavanderi dhe të pastra i merr nga lavanderia;
- Bën përgatitjen e rezidentit të vdekur me prezencën e infermierit apo teknikut medicinal;
- Është përgjegjës për inventarin në repart dhe mjetet tjera të besuara;
- Përgatitë raporte javore,mujore dhe vjetore.
Shkathtësitë e kërkuara :
- Gatishmëri e plotë për ofrim të shërbimeve rezidentëve;
- Gadishmëri për komunikim dhe trajtim të gjithë rezidentëve pa dallim etniteti.
Kërkesat e përgjithshme formale (Kualifikimet dhe përvoja e punës):
- Shkolla e mesme e kryer,
- Përvojë pune në sferën e mirëmbajtjes së higjienës.
Titulli i vendit të punës: Gjellbërës (1 vend pune)
- Numri i referencës: SHPMPF-04
- Institucioni: Shtëpia e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë
- Departamenti i Politikave Sociale dhe të Familjes
- Kategoria funksonale: Nëpunës i shërbimit publik / staf mbështetës
- Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar, puna provuese zgjatë gjashtë(6) muaj në pajtim me Ligjit e Punës Nr.03/L-212
- Koeficientri i pagës: H-53, paga bruto 432 €
- Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
- Raporton tek: Udhëheqësi i Shërbimit të Ushqimit
Qëllimi i vendit të punës:
Përgatitja e ushqimeve duke u bazuar në menynë e ushqimit dhe duke siguruar shije dhe kualitet të duhur,gjithnjë duke e pasur parasysh gjendjen e personave të moshuar në institucion.
Detyrat kryesore:
- Përgatitja e ushqimeve:ushqime të ftohta,paragjella,supa,gjella,roshtil,sallata dhe ëmbëlsira;
- Kontrollon rregullsinë e artikujve ushqimor të cilat i merr në përgatitje;
- Kujdeset për shpenzim të artikujve ushqimor sipas normativit;
- Është përgjegjës për kualitetin e ushqimeve dhe sallatave;
- Bën përpunimin e artikujve ushqimor me urdhrin e udhëheqësit të shërbimit të ushqimit;
- Në mungesë të udhëheqësit të shërbimit bën organizimin e shpërndarjes së ushqimeve me kohë për resident;
- Kujdeset për përdorimin e mjeteve të kuzhinës në mënyrë të rregullt;
- Është përgjegjës për materialin dhe artikujt ushqimor me të cilat ngarkohet nga shefi i shërbimit;
- Përgatitë raporte të punës periodike dhe vjetore.
Shkathtësit e kërkuara: Gatishmëri e plotë për ofrim të shërbimeve rezidentëve; Gatishmëri për komunikim dhe trajtim të gjithë rezidentëve pa dallim.
Kërkesat e përgjithshme formale (Kualifikimet dhe përvoja e punës):
- Shkolla e mesme e kryer drejtimi i hotelerisë apo kuzhinier;
- Përvojë pune një(1) vitë në kuzhinë.
Titulli i vendit të punës: Servues i Ushqimit (2 vend pune)
- Numri i referencës: SHPMPF-05
- Institucioni: Shtëpia e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë
- Departamenti i Politikave Sociale dhe të Familjes
- Kategoria funksonale: Nëpunës i shërbimit publik / staf mbështetës
- Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar, puna provuese zgjatë gjashtë(6) muaj në pajtim me Ligjit e Punës Nr.03/L-212
- Koeficientri i pagës: H-60, paga bruto 393 €
- Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
- Raporton tek : Udhëheqësi i Shërbimit të Ushqimit
Detyrat kryesore:
- Punon në përgatitjen dhe përpunimin e artikujve ushqimor;
- Bën përgatitjen e racioneve të ftohta dhe sallatave;
- Bën servimin e ushqimeve në restorantin ku ushqehen rezidentët dhe në reparte për rezident me nevojë;
- Kujdeset për enët në sallën ku ushqehen rezidentet dhe në reparte;
- Ndihmon gjellëbërësin në përgatitjen dhe distribuimin e ushqimit;
- Servon ushqimet dietale tek rezidentet me rekomandim të mjekut;
- Mban higjienën e aparateve dhe elementeve të kuzhinës;
- Bën pastrimin e enëve pas çdo racioni të rezidentëve.
Shkathtësitë e kërkuara : Gatishmëri e plotë për ofrim të shërbimeve rezidentëve; Gadishmëri për komunikim dhe trajtim të gjithë rezidentëve pa dallim.
Kërkesat e përgjithshme formale (Kualifikimet dhe përvoja e punës):
- Diplomë e shkollës së mesme,
- Përvojë pune të paktën një (1) vitë si kuzhinier.
Titulli i vendit të punës:Teknik i Dhëmbëve (1 vend pune)
- Numri i referencës: SHPMPF-06
- Institucioni: Shtëpia e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë
- Departamenti i Politikave Sociale dhe të Familjes
- Kategoria funksonale: Nëpunës i shërbimit publik / staf shëndetsor
- Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar, puna provuese zgjatë gjashtë(6) muaj në pajtim me Ligjit e Punës Nr.03/L-212
- Koeficientri i pagës: H-45, paga bruto 471 €
- Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
- Raporton tek : Specialisti i Protetikës
Qëllimi i vendit të punës: Ndihmon shërbimin e dentistit dhe punon sipas rekomandimeve të tij,mban higjen të nivelit të lartë të mjeteve të punës dhe me përgjegjësi shpenzon materialin gjatë punës së tij.
Detyrat kryesore:
- Punimin e protezave parciale dhe totale për rezident;
- Përgatitja e reparaturave(thyerjeve) të protezave;
- Punimi i urave dhe kurorave prej materialeve izosit apo qeramikë (porcelan);
- Shtimi i dhëmbëve në proteza apo shtimi i dhëmbëve në proteza me rekomandimin e stomatologut;
- Është përgjegjës për aparatet dhe instrumentet të cilat i përdor për punë;
- Bën përkujdesjen për material stomatologjik me të cilin ngarkohet;
- Është përgjegjës për kualitetin e punës dhe për qëndrueshmërinë e punimeve;
- E ndihmon stomatologun në të gjitha intervenimet stomatologjike.
- Përgatitë raporte të punës periodike dhe vjetore.
Shkathtësitë e kërkuara :
- Gatishmëri e plotë për ofrim të shërbimeve stomatologjike,
- Gatishmëri për komunikim dhe trajtim të gjithë rezidentëve pa dallim etniteti,
- Njohja e punës me pajisje elektronike dhe mbajtja e të dhënave për rezident,
- Mbajtja e seminareve dhe trajnimeve nga lëmija e stomatologjisë.
Kërkesat e përgjithshme formale (Kualifikimet dhe përvoja e punës):
- Shkolla e mesme e mjekësisë drejtimi Teknik i dhëmbëve,
- Përvojë pune profesionale.
Titulli i vendit të punës: Vozitës (1 vend pune)
- Numri i referencës: SHPMPF-07
- Institucioni: Shtëpia e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë
- Departamenti i Politikave Sociale dhe të Familjes
- Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar, puna provuese zgjatë gjashtë(6) muaj në pajtim me Ligjit e Punës Nr.03/L-212
- Koeficienti i pagës: 6 (gjashtë), paga bruto 393.70 €
- Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
- Kontrata e punës: Sipas Ligjit të Punës Nr.03/L-212
- Raporton tek: Drejtori i SHPMPF-ës
Detyrat kryesore:
- Bën transportin e të sëmurëve në spital i shoqëruar nga motra apo tekniku medicinal;
- E ndihmon motrën apo teknikun medicinal gjatë transportit të rezidentit;
- Është përgjegjës për mirëmbajtjen e të gjitha automjeteve të Institucionit;
- Është i obliguar për përdorim të rregullt të automjeteve dhe gjendjen e tyre teknike;
- Është i obliguar që me kohë të lajmëroj për servisim,kontrollim teknik dhe regjistrim të automjeteve;
- Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe raportimin e servisimit të autobusit të Institucionit për gjendjen teknike të tij;
- Mban evidence të rregullt të fletudhëtimit, kilometrave të kaluara dhe karburanteve të shpenzuara;
- Mban evidence mbi riparimin e automjeteve dhe materialit shpenzues;
- Me rekomandimin e menaxherit drejtues e përdor autobusin për shëtitje të rezidentëve.
Shkathtësitë e kërkuara :
- Gatishmëri e plotë për ofrim të shërbimeve rezidentëve;
- Gadishmëri për komunikim dhe trajtim të gjithë rezidentëve pa dallim etniteti.
Kërkesat e përgjithshme formale (Kualifikimet dhe përvoja e punës):
- Diplomë e shkollës së mesme,
- Përvojë pune të paktën dy(2) vite në profesionin e vozitësit,
- Patentë shofer valid të kategoritëve B,C,D.
Dokumentet e nevojshme :
- Certifikatë e lindjes,
- Kopje e diplomës të kualifikimit shkollor e vërtetuar,
- Dëshmi e përvojës së punës,
- Kopje e dëshmisë të trajnimeve/kurseve profesionale,
- Kopje të dokumenteve që provojnë plotësimim e kushtve për aplikim që kërkon secila pozitë e punës.
Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, afati për aplikim do të jetë nga data 09.05.2022 deri më 23.05.2022, publikohet në Ueb faqen unike: https://konkursi.rks-gov.net. Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi do të publikohet në web faqen e MFPT-së
Aplikacionet mund të merren dhe të dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore/MFPT, adresa: Rruga ”Edit Durham” Nr.46-Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e pakompletura refuzohen.
Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues. Të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet në këtë procedurë do të njoftohen individualisht përmes adesës elektronike në e-mail tuaj ose përmes numrit të telefonit.
Ministria e Financave, Punës dhe Transferve, ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojnë për pozitat e shpallura.