Vende të lira të punës (8)

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
QKMF Skenderaj
Publikuar më
18/03/2021
Qyteti
Skenderaj
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Vendimit të Drejtorisë dhe Mirëqenies Sociale nr.08-111/01-0006148/21 të datës 04.02.2021 për lejimin e shpalljes së konkursit për vendet e lira të punës për nevojat e QKMF-së në Skenderaj e në përputhje me nenin 7,8,10 parg 1 nënparagrafi 2.1, nenit 15 pargrafi 1.2 dhe 3 të Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës nr.03/L-212, në mbeshtetje të dispozitave të Ligjit për zyrtaret Publik nr.06/L-114 neni 67 dhe 68, neni 4 i Udhëzimit Administrativë nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, QKMF në Skenderaj publikon këtë :

KONKURS
PËR PRANIM NË MARRËDHËNIE PUNE

Titulli i vendit të punës : Doktor i Mjekësisë Dy (2) pozita
Kategoria dhe grada e vendit të punës: Koeficienti : 7.20 , H-27
Orari i punës 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212

Përshkrimi i detyrave të punës :

  • Ofron shërbime shëndetësore në QKMF, QMF,AMF –ku është caktuar të punojë sipas orarit të punës të caktuar  nga punëdhënesi .
  • Respekton orarin e punës ardhja , pauza , dalja nga puna etj.
  • Siguron diagnostifikimin dhe menagjimin efektiv të pacientve duke siguruar edhe referim në Institucionet shëndetësore gjegjëse si dhe në qendrat më të avancuara .
  • Evidenton dhe përcjellë sëmundjet efektive sipas rregullave të IKSHP . I përmbahet etikës mjekësore .
  • Kryen të gjitha punët e Mjekut gjatë orarit të punës .
  • Bënë përcjelljen e të arriturave më të reja në lëminë e Mjekësisë Familjare . Të këtë vetëiniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore .
  • I raporton për çdo ndryshim dhe problem Përgjegjesit të Njesisë apo shërbimit ku punon. Sipas nevojes kryen edhe vizita shtepiake të pacientet kronik.
  • Sipas urdhërit të përgjegjesit apo Shefit te Sektorit të MF, kryen edhe punë tjera.
  • Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Sektorit MF dhe Stafit Udhëheqës të QKMF-së. Detajet e tjera të detyrave dhe përgjegjësive do të përshkruhen në kontratën e punës.

Kushtet e Konkursit :

Kandidati/ja të cilët konkurojnë për këto pozita përveq kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të kenë të përfunduar :

  • Fakultetin e Mjekësisë-Drejtimi i Mjekësisë së Përgjithshme
  • Licencën e punës .

Dokumentet e kërkuara :

  • Kopja e Diplomës së Fakultetit të Mjekësisë të vërtetuar
  • Kopjen e Licencës së Punës të vërtetuar
  • Çertifikatën e Lindjes
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën qe nuk është i dënuar dhe nën hetime
  • Çdo dokument tjeter apo çertifikatë trajnimi që kandidat-i/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.
  • Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter –e deshirueshme.

Titulli i vendit të punës : Infermier/e të përgjithshëm: katër (4) pozita :
Kategoria dhe grada e vendit të punës: Koeficienti : 4.80 , H-68
Orari i punës 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Kryen punët e Infermieri-it/es në kuadër të Sektorit të Mjekësisë Familjare Bënë pranimin e pacientëve në bazë të fletëz kompjuterike nga Mjeku Famijar
  • Bënë aplikimin e terapisë parenterale sipas recetës të përshkruar nga mjeku dhe verifikon afatin e skadimit te barit,evidenton dhe protokolon terapinë e dhënë.
  • Kryen të gjitha punët e Infermier-it/es në shërbimin ku punon në kuadër të Mjekësisë Familjare. Bënë llogaritjen,evidentimin e recetave ne bazë të ingjekcioneve të dhëna.
  • Kryen punët e Infermier-it/es si regjistrimin dhe protokolimin e dokumentacioneit,reçetave etj. Bënë ndarjen e pacienteve me sëmundje infektive,kronike dhe atyre me urgjencë.
  • Kujdeset për konfidencën e kërkueseve të shërbimeve shëndetësore. Respekton orarin e punë , ardhja , pauza , dalja nga puna etj.
  • Jepë raporte mujore për punën e vet. Kujdeset në kontinuitet për antishokterapinë.
  • Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të përgjegjesit të Shërbimit ku punon.
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeinfermier-it/es dhe Stafit Udheheqes – të QKMF-së . Detajet e tjera të detyrave dhe përgjegjësive do të përshkruhen në kontratën e punës.

Kushtet e Konkursit :

Kandidati/ja të cilët konkurojnë për këto pozita përveq kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të kenë të përfunduar :

  • Shkollën e Mesme të Mjekësisë-Infermieri e përgjithshme
  • Licencën e punës .

Dokumentet e kërkuara :

  • Kopja e Diplomës së Shkollës së Mesme të Mjekësisë - Infermieri e përgjithshme të vertetuar
  • Kopjen e Licencës të vërtetuar
  • Çertifikatën e Lindjes
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën qe nuk është i denuar dhe nën hetime
  • Çdo dokument tjeter apo çertifikatë trajnimi që kandidat-i/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.
  • Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter – e deshirueshme.

Titulli i vendit të punës : Asistent/e i/e Stomatologjisë një (1) pozitë
Kategoria dhe grada e vendit të punës: Koeficienti : 4.80 , H-68
Orari i punës 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Administron dhe mban llogari për të gjitha instrumentet e punës në ordinancën e stomatologut, Ndërmerr masa për parandalimin e infekcioneve, angazhohet në mbajtjen e higjienës.mirëmban në mënyrën e duhur të gjitha paisjet për punë në shërbimin stomatologjik,
  • Merr pjesë në trajnime të ndryshme të cilat parashifen për ngritje të vazhdueshme profesionale nga lëmi i stomatologjisë,
  • Angazhohet për raporte të mira me pacient dhe kolegë, si dhe kryen punë tjera të parashtruara nga kryeinfermierja, shefi apo eprori.
  • Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Shërbimit të Stomatologjisë si dhe stafit udhëheqës të QKMF-së
  • Detajet e tjera të detyrave dhe përgjegjësive do të përshkruhen në kontratën e punës.

Kushtet e Konkursit :

Kandidati/ja të cilët konkurojnë për këto pozita përveq kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të kenë të përfunduar :

  • Shkollën e Mesme të Mjekësisë-Teknik/e i/e Stomatologjisë
  • Licencën e punës .

Dokumentet e kërkuara :

  • Kopja e Diplomës së Shkollës së Mesme të Mjekësisë - Asistent/e i/e Stomatologjisë
  • Kopjen e Licencës së Punës
  • Çertifikatën e Lindjes
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën qe nuk është i dënuar dhe nën hetime
  • Çdo dokument tjeter apo çertifikatë trajnimi që kandidat-i/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.
  • Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter –e deshirueshme.

Titulli i vendit të punës : Teknik/e i/e rentgenit: një (1) pozitë : Kategoria dhe grada e vendit të punës: Koeficienti : 425 , H-59
Orari i punës 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Bënë pranimin dhe triazhimin e rasteve rentgenologjike për ekzaminim rentgenologjik sipas udhëzimeve të Mjekut,
  • Pregaditë pacientin pë inqizim dhe i’u ndihmon me rastin e hyrjes dhe daljes nga lokali i errët, Bënë inqizimin, përpunimin teknik të filmit-zhvilluesit,
  • Kryen të gjitha inqizimet rentgenologjike në CD,
  • Kujdeset për funksionimin dhe përdorimin e rregullt të aparatures, Kujdeset për përdorimin e drejtë të masave mbrojtëse në punë,
  • Ȅshtë përgjegjës për shfrytëzimin racional të filmave dhe materialit tjetër për nevojat e Shërbimit të RTG-së,
  • Kujdeset për perfeksionimin e vet profesional, Bënë kërkesë për furnizim me material shpenzues,
  • Medomos një herë në vitë shkon në vizita sistematike për mbrojtje radiologjike,
  • Kryen të gjitha punët e teknikut të rentgenit që i përkasin në domenin e tij profesional,
  • Për punën e vet i’u përgjigjet kryeteknikut përgjegjës, drejtorit dhe stafit tjetër udhëheqës të QKMF-së.

Kushtet e Konkursit :

Kandidati/ja të cilët konkurojnë për këto pozita përveq kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të kenë të përfunduar :

  • Shkollën e Mesme të Mjekësisë-Teknik i RTG-së
  • Licencën e punës .

Dokumentet e kërkuara :

  • Kopja e Diplomës së Shkollës së Mesme të Mjekësisë – Teknik i RTG të vertetuar
  • Kopjen e Licencës të vërtetuar
  • Çertifikatën e Lindjes
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën qe nuk është i denuar dhe nën hetime
  • Çdo dokument tjeter apo çertifikatë trajnimi që kandidat-i/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.
  • Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter – e deshirueshme.

Çdo aplikues duhet të plotësoi dhe dorëzoi dokumentacionin me sa vijon :

  • Fletë aplikacionin e plotësuar
  • Dokumentacionin mbi përgatitjen dhe kualifikimin profesional/kopje/ e noterizuar( vërtetuar ) Të gjithë kandidatet të cilët hyjnë në listën e ngushtë, do të ftohen në intervistë, dhe për datën e mbajtjes së intervistës do të njoftohen me kohë dhe do të intervistohen nga Komisioni Intervistues .

Informata të përgjithshme:

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës.

Aplikacionet merren ne Arkiven e QKMF-se dhe të plotësuara dorëzohen në administratën e QKMF-së Skenderaj nga ora 08:00 deri në ora 15:00.

Dokumentacioni i cili nuk ju përgjigjet kërkesave dhe specifikave të Konkursit si dhe dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai qe arrinë me vonesë , nuk do të shqyrtohen.

Data e njoftimit në portalin shtetëror www.konkursi.rks-gov.net

Është prej datës 16.02.2021 deri 17.03.2021, ndërsa data kur ju mund të aplikoni është 18.03.2021 deri 01.04.2021 Konkursi është i hapur 15 ditë.

Listime të ngjashme

Zyrtarë për biblioteka (3)   Novobërdë e re
18/04/2021
Asistente Ekzekutive   Prishtinë
16/04/2021
Praktikantë (10)   Kaçanik
16/04/2021
Praktikantë (5)   Shtërpcë
16/04/2021