Vende të lira të punës (8)

komuna e podujeves 150x150 1 e1605092554284
QKMF Podujevë
Publikuar më
26/06/2021
Qyteti
Podujevë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Specialist të Mjekësisë Familjare (Doktor i Mjekësisë) (4), Specialist/e i Bikomisë Klinike, Specialist/e i Gjinekologjisë, Mirëmbajtës/Shtëpiak, Higjienist/e

Bazuar në Nenet 67, 68, 79 dhe 80 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës si dhe në bazë të kërkesës së QKMF - ës, Komuna e Podujevës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

DREJTORIA E SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE
QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE

Pozita: Specialist të Mjekësisë Familjare (Doktor i Mjeksisë) në QKMF Podujevë, 4 (katër) pozita
Koeficienti: H-20 / H - 27
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 muaj)

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen;
  • Pranon pacientin nga Infermierja, shkruan të dhënat në kartelën shëndetësore, merr anamnezën, bënë ekzaminimin e pacientit (inspektimin, auskultimin, palpacionin dhe perkusionin), reanimimin kardio pulmunar dhe referon pacientin për hulumtime të tjera dijagnostike;
  • Bën diagnozën iniciale dhe trajtimin me terapi adekuate;
  • Udhëzon tek specialisti konsultant nëse është e nevojshme kosulta;
  • Kryen shërbime në kuadër të shëndetit reproduktiv, kujdesit antenatal dhe postnatal;
  • Bën imunizimin (vaksinimin);
  • Promovon edukimin shëndetsor;
  • Trajton lëndime të vogla;
  • Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme;
  • Bën identifikimin e grupeve vulnerabile dhe të rrezikuara;
  • Bën dhënjen e barërave dhe medikamenteve esenciale;
  • Gjatë punës së tij i asistojnë infermierët;
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeshefit të DMF dhe Drejtorit.

Kualifikimi i kërkuara:

  • Diploma e Fakultetit të Mjekësisë - Drejtimi i Përgjithshëm
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent
  • Certifikatën e specializimit (për Specialistët)

Pozita: Specialist/e i Biokimisë Klinike - 1 (një) pozitë
Koeficienti: H - 20
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Siguron shërbime laboratorike për të gjithë pacientët;
  • Realizon të gjitha analizat laboratorike të sektorit përkatës;
  • Vlerëson kualitetin e reagjentëve të punës dhe testeve;
  • Kujdeset për mirëmbajtje profesionale dhe funksionim të rregullt të aparaturës analitike;
  • Përcjell të rejat e fundit nga lëmia e laboratorit dhe përkushtohet për aplikimin e tyre në bashkëpunim me Drejtorin e QKMF-së;
  • Bën përgaditjen e reagjentëve dhe tretjeve tjera të nevojshme dhe kujdeset që ato të jenë në sasi të mjaftushme;
  • Bën kontrollin e brendshëm dhe të jashtëm të kualitetit të punës;
  • Interpreton rezultatet laboratorike dhe konsulton drejtorin e QKMF-së sipas nevojës;
  • Ofron udhëzime profesionale për laborantët dhe kontrollon punën profesionale të tyre;
  • Bën dhe detyra tjera profesionale me urdhër të drejtorit, i përgjigjet dhe raporton

Kualifikimi i kërkuara:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin e Mjekësisë - Specialist Biokimi Klinike
  • Certifikatën e specializimit
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent

Pozita: Specialist/e i Gjinekologjisë - 1 (një) pozitë
Koeficienti: H - 20
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Bën pranimin dhe kontrollimin e pacienteve shtatzëna dhe jo shtatzëna;
  • Kujdeset dhe përcjell zhvillimin e shtatëzanisë, përpos kontrollave të rregullta bënë kontrolla sistematike, bënë përgatitjen e lehonave në pikëpamje psiko - fizike për lindje, jep udhëzime për përdorimin e ushqimit, veshjen, udhëtimet, mardhëniet seksuale në shtatzani;
  • Bën hapjen e karteles, cakton anamnezen, propozon analiza laboratorike për caktimin e grupit të gjakut, cakton vizita mjekësore, përcjell ndryshimet morfologjike dhe cakton grupet e tyre;
  • Bën ekzaminimin e pacientes për lindje, përcakton pozitën e bebes, shenjat vitale dhe kohën për lindje;
  • Qepë rupturat e shkallës së parë dhe të dytë;
  • Bën inçizimin e shtatzanave dhe jo shtatzanave në Ultra Zë;
  • Bën revizionimin manual dhe instrumental të mitres;
  • Kryen qepjen epiziotonike;
  • Bën vendosjen e spirales;
  • Merr materialin për PAPA TEST;
  • Bën përshkrimin e terapisë për pacienten;
  • Jep këshilla për planifikim të familjes;
  • Kryen edhe punë të tjera në domenin e tij/saj;
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeshefit të DMF dhe Drejtorit.

Kualifikimi i kërkuara:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin e Mjekësisë - Specialist i Gjinekologjisë
  • Certifikatën e specializimit
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent

Pozita: Mirëmbajtës / Shtëpiak - 1 (një) pozitë
Koeficienti: H-57
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Kryen punë të ndryshme zejtare të nevojshme lidhur me meremetimet e vogla në të gjitha njësitë-repartet e QKMF, QMF dhe AF në terren;
  • Bën mirëmbajtjen e të gjitha instalimeve të ujit, kanalizimit;
  • Mirëmbajtjen e ndërtesave në Qendër dhe terren;
  • Kryen edhe punë të tjera nga lëmia përkatese e tij;
  • Mirëmban parkingun, kopshtin etj.
  • Sipas urdhëresës së eprorit kryen edhe punë të tjera nga lëmia e tij;
  • Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Shërbimit dhe Drejtorit.

Kualifikimi i kërkuara:

  • Diplomë e Shkollës së Mesme

Pozita: Higjienist/e - 1 (një) pozitë
Koeficienti: H - 314 / 1
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës :

  • Bën pastrimin e ordinancave, koridoreve dhe lokaleve të punës ;
  • Mbledh hedhurinat në lokalet e punës dhe i deponon në vendin e caktuar;
  • Bën pastrimin e nyjeve sanitare;
  • Pastron oborrin e objektit;
  • Në ordinancë dhe lokale të Administratës bënë pastrimin e inventarit, mjeteve të punës dyshemeve, mureve, dritareve, dhe inventarit tjetër që gjendet në lokal- ordinancë;
  • Kujdeset për ruatjen, mirëmbajtjen e inventarit dhe mjeteve të punës;
  • Punët e rendomta të pastrimit i kryen për çdo ditë, ndërsa një herë në muaj bënë pastrimin e përgjithshëm(gjeneral) të ordinancave, inventarit dhe mjeteve të tjera të punës;
  • Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Shërbimit dhe Drejtorit.

Kualifikimi i kërkuara:

  • Diplomë e Shkollës së Mesme

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Dokumentet e Kërkuara:

  • Diploma e kualifikimit përkatës
  • Dëshmia e Licencës dhe Specializimit aty ku kërkohet
  • Kopja e Leterënjoftimit
  • Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor që dëshmon se gjendja e kandidatit është pa probleme shëndetësore (Kjo dëshmi sillet pas pranimit në mardhënje pune të kandidatit)
  • Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.

Afati i aplikimit:

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks- gov.net është prej  dt. 26.05.2021 deri me dt.25.06.2021.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 28.06.2021 deri me datën 13.07.2021.

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqe zyrtare të  Komunës.

Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës.

Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në këtë numër të telefonit 038 200 41-005.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Listime të ngjashme

28/10/2021
28/10/2021
Menaxher/e i Projektit   Prishtinë e re
27/10/2021