Vende të lira të punës (5)

qkuk 1 e1632724536844
Spitali Sheikh Zayed Vushtrri
Publikuar
17/02/2022
Skadon
03/03/2022
Lokacioni
Vushtrri
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008094
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 18/01/2022
Afati për aplikim: 17/02/2022 - 24/02/2022

Në bazë të nenit 9, nenit 66 paragrfai 1, nenit 67, paragrafi 1, pika 3.2, paragrafi 5, 6 dhe 10, nenit 68, nenit 69 pargarafi 2 i Ligjit Nr. 06/L-l 14, për Zyrtarët Publik, Nenit 10 dhe 13 i Statutit të SHSKUK-së, nenit 62 paragrafi 6 i Ligjit Nr. 04/L-125, për Shëndetësi, Statutit të Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, si dhe aprovimit nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së, i datës 16.12.2021, Spitali Sheikh Zayed” në Vushtrri publikon këtë:

Konkurs Publik

Titulli i vendit të punës Drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta
Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti i pagës /10.80 /
Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar /sipas Ligjit të Punës/
Qëllimi i postit: Administrimi, menaxhimi dhe organizimi
Detyrat kyçe: Organizative dhe profesionale

Përgjegjësitë:

  • Të sigurojë që të ketë strukturë administrative efikase dhe të përshtatshme të spitalit e cila qartë identifikon obligimet dhe përgjegjësitë brenda funksionit;
  • Të sigurojë krijimin e të gjitha procedurave dhe politikës administrative të domosdoshme për një udhëheqje efikase dhe frytdhënëse të spitalit;
  • Të sigurojë krijimin e një politike kyçe mbikëqyrëse, të monitorojë implementimin dhe të bëjë shqyrtimin e saj të rregullt;
  • Të sigurojë një sistem efektiv administrativ revidues duke përfshirë këtu akcidentet, incidentet, ankesat dhe çështjet ligjore në bazë të një procedure të rregullt, të mundësojë raportin zyrtar të rezultateve, që veprimet shëruese të ndërmerren, implementohen dhe mbikëqyren vazhdimisht;
  • Të sigurojë që spitali të përgatitë një Plan vjetor afarist;
  • Të sigurojë zhvillimin e Planit afarist implementues, që të përdoret për të demonstruar shfaqjen e spitalit për ngritjen e organizatës;
  • Të sigurojë që spitali të përgatitë një Strategji të Shërbimeve e cila do të pasqyronte direktivat në Strategjinë e Përgjithshme Shëndetësore të Kosovës;
  • Të sigurojë krijimin dhe mbikëqyrjen e përbashkët të pikësynimeve reale dhe përkatëse përfshirë edhe pikësynimet financiare, në një mënyrë të rregullt nëpërmes takimeve të dakorduara me ASHQ/MeSh;
  • Të sigurojë krijimin e një imazhi pozitiv te brendshëm dhe të jashtëm në mënyrë që Strategjia për marrëdhëniet Publike dhe me shtypin të jenë të zhvilluara;
  • Të sigurojë që spitali të përgatitë, publikojë dhe ndajë me mediat Raportin Vjetor te Spitalit duke përshkruar arritjet dhe sfidat kyçe gjatë vitit të kaluar.

Shkollimi i kërkuar dhe kriteret: 1. Të ketë të kryer Fakultetin Juridik apo Ekonomik, 2. Përvojë pune menaxheriale në sistemin shëndetësor më së paku tre (3) vjet dhe 3. Të ketë njohuri për funksionimin e sistemit shëndetësor dhe menaxherial.

Dokumentet e kërkuara për pozitën: Diploma e Fakultetit, dëshmia e përvojës së punës tre vjeçare në pozitë menaxheriale, kopje të letërnjoftimit, dëshminë nga Gjykata, certifikata nga libri amzë i të lindurve si dhe çdo dokument apo çertifikatë trajniini që kandidati e vlerëson si përparësi në përgatitje të tij. Dokumentet e kërkuara të dorëzohen në kopje, origjinalin e këtyre dokumenteve ose të vërtetuara në noteri do të kërkohet vetëm atëherë kur kandidati thirret për punë

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë veprimi, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësitë e kërkuara profesionale për kryerjen e detyrave.

Titulli i vendit të punës: Bionxhinier- përgjegjës i pajisjeve mjekësore
Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti i pagës / 8.40 /
Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar /sipas Ligjit të Punës/
Qëllimi i postit: Sigurimi aktiviteteve për mirëmbajtjen profesionale të pajisjeve mjekësore
Detyrat kyçe: Organizative dhe profesionale.

Përgjegjësit:

  • Sigurimi i dokumentacionit teknik për te gjitha pajisjet mjekësore,
  • Të siguroj udhëzues për përdoriinin e drejte të pajisjeve mjekësore,
  • Të intervenoj dhe të evitoj prishjet eventuale të pajisjevc,
  • Të siguroj servisimin e rregullt të pajisjeve nga prodhuesi ose furnitori,sipas kontratës se parapare.
  • Të ndihmoj personelin e sektorit për planifikimin dhe realizimin e servisimit dhe mirëmbajtjes s pajisjeve mjekësore, përgjatë intervenimeve dhe evitimit të defekteve të çastit, mirëmbajtjes preventive, servisimit të rregullt si dhe të monitoroj dhe siguroj që realizohen servisimet nga ofruesiet e shërbimit të jashtëm për pajisjet nën garancion apo nën kontratë valide të mirëmbajtjes.
  • Të përgatis dhe organizoj trajnime për përdorim te drejte të pajisjeve për stafin e institucionit shëndetësor.
  • Te kryej edhe punët te tjera,specifike për profesionin e tij.

Shkollimi i kërkuar dhe kriteret: 1. Të ketë diplomë universitare ose Bachelor në drejtimin përkatës për Bioinxhinieri, 2. Përvojë pune në mirëmbajtjen e pajisjeve më së paku dy (2) vjet dhe 3. Të ketë njohuri për pajisjet mjekësore.

Dokumentet e kërkuara për pozitën: Diploma e Fakultetit, dëshmia e përvojës së punës, kopje të ietërnjoftimit, dëshminë nga Gjykata, certifikata nga libri amzë i të lindurve si dhe çdo dokument apo çertifikatë trajnimi që kandidati e vlerëson si përparësi në përgatitje të tij. Dokumentet e kërkuara të dorëzohen në kopje, origjinalin e këtyre dokumenteve ose të vërtetuara në noteri do të kërkohet vetëm atëherë kur kandidati thirret për punë

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë veprimi, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësitë e kërkuara profesionale për kryerjen e detyrave.

Titulli i vendit të punës: Ekonomist
Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti i pagës / 7.20 /
Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar /sipas Ligjit të Punës/
Qëllimi i postit: Punë profesionale nga lëmi i Ekonomisë
Detyrat kyçe: Profesionale

Përgjegjësitë:

  • Parashikimi dhe operimi me mjetet e gatshme, sigurimi që shpenzimet janë plotësisht të autorizuara dhe janë saktësisht të llogaritura nga kontabilisti dhe arkatari.
  • Kontrollimi i planifikimit të mjeteve të gatshme duke u bazuar në informatat e dhëna nga Drejtori.
  • Regjistrimi i mjeteve themelore, duke përfshirë kontrollin specifik të të dhënave të regjistruara.
  • Parashikimi i shënimeve të transakcioneve fmanciare dhe kontrollimi i raportit mujor fmanciar nga sistemi llogaritar kompjuterik bazik.
  • Kontrollimi e të gjitha kontratave duke përfshirë të gjitha negociatat e reja dhe kontrollimin e inventarit.
  • Kontrollimin e faturave korrekte, shpejtimin dhe shënimin e komunikimeve të projektit.

Shkollimi i kërkuar dhe kriteret; 1. Të ketë të kryer Fakultetin Ekonomik.

Dokumentet e kërkuara për pozitën: Diploma e Fakultetit, kopje të letërnjoftimit, dëshminë nga Gjykata, certifikata nga libri amzë i të lindurve si dhe çdo dokument apo çertifikatë trajnimi që kandidati e vlerëson si përparësi në përgatitje të tij. Dokumentet e kërkuara të dorëzohen në kopje, origjinalin e këtyre dokumenteve ose të vërtetuara në noteri do të kërkohet vetëm atëherë kur kandidati thirret për punë

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë veprimi, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësitë e kërkuara profesionale për kryerjen e detyrave.

Titulli i vendit të punës: Infermier akusherie - mami
Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti i pagës / 5.40 /
Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar /sipas Ligjit të Punës/
Qëllimi i postit: Punë profesionale shëndetësore
Detyrat kyçe: Profesionale

Përgjegjësitë

  • Siguron kujdes për nënat dhe foshnjat gjate lindjes duke informuar mjekun për problemet eventuale,
  • Monitoron dhe shënon të dhënat mbi shenjat vitale,
  • Reanimon nënën dhe foshnjën në rast nevoje,
  • Merr mostrat e gjakut për analiza laboratorike,
  • Ofron këshilla lidhur me gji dhënien dhe inkurajon atë.
  • Monitoron shenjat vitale dhe ndërmerr masat adekuate ne raste nevoje,
  • Merr mostra klinike për analiza laboratorike,
  • Administron terapinë e përshkruar ne harmoni me politiken e institucionit shëndetësor,
  • Ndihmon pacientin në mbajtje të higjienës personale
  • Kryen edhe pune te tjera profesionale specifike për shërbimin përkatës.

Shkollimi i kërkuar dhe kriteret: 1. Të ketë fakultetin e Infermierisë - drejtimi mami-akusheri dhe dy (2) vjet përvojë pune.

Dokumentet e kërkuara për pozitën: Diploma e Fakultetit, licenca, kopje të letërnjoftimit, dëshminë nga Gjykata, certifikata nga libri amzë i të lindurve si dhe çdo dokument apo çertifikatë trajnimi që kandidati e vlerëson si përparësi në përgatitje të tij. Dokumentet e kërkuara të dorëzohen në kopje, origjinalin e këtyre dokumenteve ose të vërtetuara në noteri do të kërkohet vetëm atëherë kur kandidati thirret për punë

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë veprimi, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë afitësitë e kërkuara profesionale për kryerjen e detyrave.

Titulli i vendit të punës: Infermier i përgjithshëm
Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti i pagës / 5.40 /
Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar /sipas Ligjit të Punës/
Qëllimi i postit: Punë profesionale shëndetësore
Detyrat kyçe:  Profesionale

Përgjegjësit:

  • Te përdor dhe të mirëmbaj në mënyrë të duhur dhe të sigurt të gjitha pajisjet.
  • Të asistoi në hartimin e udhëzuesve proceduarave të shkruara mbi punën e infermierëve.
  • Të marre pjese në mbledhjet e ekipit kur ajo është e nevojshme.
  • Të marre pjese ne aktivitetet e organizuara sipas programeve për njësi të caktuara me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe informatave ne mes te personelit shëndetësor.
  • Te ruaj konfidencialitet të plotë për çështjet qe kane te bëjnë me trajtimin e pacientit apo punën e Institucionit, përveç ne rastet kur kjo autorizohet me shkrime,ne perputhje me politiken Institucionale.
  • Të regjistrohet dhe licensohet tek autoritetet përkatëse zyrtare.
  • Gjithnjë te veproi ne mënyrë te tille,qe do te ndihmonte ne avancimin e raporteve të mira paciente - infermier/e.
  • Te marre pjese ne aktivitetet per edukimin vazhdueshëm profesional ne mënyrë qe te freskoi dhe avancoi njohurit dhe standardet e punës infermierike.
  • Te kryej edhe detyra tjera qe kërkohen nga mbikëqyrësi për te siguruar efikasitet te larte ne Shkollimi i kërkuar dhe kriteret: 1. Të ketë fakultetin e Infermierisë së përgjithshme.

Dokumentet e kërkuara për pozitën: Diploma e Fakultetit, licenca, kopje të letërnjoftimit, dëshminë nga Gjykata, certifikata nga libri amzë i të lindurve si dhe çdo dokument apo çertifikatë trajnimi që kandidati e vlerëson si përparësi në përgatitje të tij. Dokumentet e kërkuara të dorëzohen në kopje, origjinalin e këtyre dokumenteve ose të vërtetuara në noteri do të kërkohet vetëm atëherë kur kandidati thirret për punë

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë veprimi, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësitë e kërkuara profesionale për kryerjen e detyrave.

“Spitali i Përgjithshëm - Vushtrri ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional“.

Procedurat e konkurimit: Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Aktet ligjore dhe nënligjore qe e rregullojnë rekrutimin: Procedurat e rekrutimit rregullohen sipas Ligjittë Punës të Republikës së Kosovës /Nr. 03/L-212 dhe Ligjit Nr. 06/L-l 14 për Zyrtarët Publikë.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen dhe kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën e Arkivës në Spitalin e Përgjithshëm - Vushtrri, Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës.

Kontaktet me telefon mund ti bëni në 028/573-252