Vende të lira të punës (5)

64x64 komuna peje
QKMF Pejë
Publikuar më
14/05/2021
Qyteti
Pejë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 061L-114 për Zyrtarët Publik, të nenit 8 të Ligjit të Punës O3IL-212, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr.0772017 Për Rregullimin e Procedurave  Të Konkursit në Sektorin Publik, dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF — Në Pejë të datës 02.04.2021 , Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare në Pejë, publikon:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Titulli i vendit të punës:

  1. Mjek/e Specialiste nga Protetika Stomatologjike, një (1) pozitë: Në Sektorin
    e Shëndetit oral.
    Nënpunësi mbikqyrës: Udhëheqësi i Sektorit të Shëndetit oral.
  2. Doktor i mjeksisë: Katër (4) pozita në QKMF ( sipas nevojës).
    Nënpunësi mbikqyrës: Udhëheqësi i Departamentit të Mjekësisë Familjare.

Paga mujore — koeficienti për pozitën e parë: 8.4 - H20 (659.7 €)

Paga mujore — koeficienti për pozitën e dytë: 7.2- H27 (565.5 €)

Orari i punës: 40 orë në javë (orar i plotë)
Kohëzgjatja e emërimit: Në kohë të pacaktuar
Puna provuese: 3 muaj

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë për pozitën me nr. Rendor 1 — Mjek Specialist nga
Protetika Stomatologjike:

  • Ofrimi i shërbimeve stomatologjike të kualitetit të lartë.
  • Ofrimi efektiv i shërbimeve stomatologjike,
  • Sigurimi i kujdesit shëndetësor stomatologjik për të gjithë popullatën,
  • Ndihmon dhe koordinon bashkëpunimin efektiv ndërmjet shërbimeve stomatologjike,
  • Përkrah dhe zbaton normat në lëmine e shëndetit oral të përpiluara nga Ministria e Shëndetësisë,
  • Ndihmon dhe zhvillon sistemin informativ stomatologjik në kuadër të shërbimeve stomatologjike,
  • Bën të gjitha intervenimet protetikeve të ndërlikuara,
  • Kryen edhe detyra tjera nga lëmi e vet profesionale.
  • Respekton konfidencialitetin, dhe trajton të gjithë barabartë pa dallim.
  • Respekton dhe i përmbahet protokoleve klinike, si dhe procedurave administrative në fuqi.
  • Organizon punën në vendin e punës,
  • Kryen edhe punë tjera të ngjashme në kuadër të Ligjit Për Shendetësi të caktuara nga ana e eprorit.

Kualifikimi, pervoja dhe aftësitë për pozitën me nr. Rendor 1 — Mjek Specialist nga
Protetika stomatologjike :

  • Të kanë të kryer Fakultetin e Mjeksisë — Drejtimi stomatologji dhe Specializimin nga Protetika stomatologjike.
  • Të kanë licencën valide të punës.
  • Të njofin punën me kompjuter (e dëshirueshme),
  • Njohja e dygjuhësisë ( e dëshirueshme).

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë për pozitën me nr. Rendor 2 — Doktor i mjeksisë:

  • Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjeksinë e bazuar në dëshmi.
  • Ofron shërbime gjithpërfshirëse për individinpacientin dhe familjen në të gjitha epizodet e jetës, nën mbikqyrjen e Mjekut Familjar.
  • Harton planin e trajtimit të sëmundjes dhe trajton pacientin si figurë qendrore nën mbikqyrjen e mjekut familjar.
  • Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës në përputhje me simptomatologjinë.
  • Përcjellja sistematike e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve dhe adoleshentëve.
  • Kujdesi për personat e moshuar dhe në nevojë,
  • Ofron kujdes në rastet urgjente dhe i referon rastet me kohë dhe në mënyrë adekuate,
  • Interpreton rezultatet e testeve të shpejta laboratorike,
  • Komunikon ose konsultohet me Specialist të mjeksisë familjare sipas nevojës,
  • Referon pacientin te specialisti i mjeksisë familjare dhe për kujdes spitalor,
  • Kujdes i vazhdueshëm për pacientët me sëmundje kronike jo ngjitëse,
  • Kontrolli i sëmundjeve ngjitëse ( hulumtimet epidemiologjike),
  • Promovimi shëndetsorë dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe shërbimet në komunitete( grupet vunerabile, vendet rurale, shkolla, komunitete).
  • Zbatimi i programit të vaksinimit,
  • Edukimi shëndetsorë etj
  • Inkurajohet nga puna ekipore ( mjeku familjar, infermieret familjare, infermieret në komunitet)
  • Vlerëson efektivitetin e kujdesit të ofruar nga ekipi i mjeksisë familjare , identifikon problemet dhe kërkon nga anëtarët e ekipit zgjedhjen e tyre,
  • Përcaktohet nga mjeku familjar si pjesë e ekipit të mjeksisë familjare në përputhje me nevojat e pacientit , aftësitë dhe kualifikimet, për
  • Të përmbushur nevojat e institucionit.
  • Merr pjesë në trajnime , vlerësim të kompetencave , orientim dhe edukim
  • Komunikon qartë , saktë dhe krijon klimë të mirë për punë që rritë kënaqshmëritë në punë,
  • Vepron në mënyrë profesionale duke rrespektuar rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe Politikat e MSH në fuqi.
  • Përcakton diagnozën përfundimtare dhe përshkruan terapinë
  • Nështrohet programit nacional të zhvillimit të vazhdueshëm profesional,
  • Përkujdeset për konfidencialitetin e individit.
  • Përcjellja e sëmundshmërisë, nën mbikqyrjen e mjekut familjarë,
  • Identifikimi i grupeve të veçanta të rrezikut.
  • Merr pjesë në grupet e rishqyrtimit kolegjial dhe sjellë vendime të përbashkëta për menaxhimine sëmundjeve.
  • Ndihmon mjekun familjar në zhvillimin e auditeve mjeksore në institucionin përkatës ,
  • Merr pjesë në takime , konferenca dhe tregon interesin në zhvillimin e strategjive për përmirësim të intervenimeve klinike dhe nivelit të
  • Lartë të kujdesit ndaj pacientit.
  • Demonstron shkathtësi optimale klinike profesionale
  • Tregon aftësi për zbatim të vazhdueshëm të detyrave të punës sipas PVP,
  • Tregon përkushtim për ngritjen profesionale dhe përmirësimin e kompetencave.
  • Respekton plotësisht konfidencialitetin.
  • Shkrimi duhet të jetë i qartë dhe i lexueshëm.
  • Respekton dhe i përmbahet protokoleve klinike, si dhe procedurave administrative në fuqi.
  • Organizon punën në vendin e punës
  • Kryen edhe punë tjera të ngjashme në kuadër të Ligjit Për Shendetësi të caktuara nga ana e eprorit.

Kualifikimi, pervoja dhe aftësitë për pozitën me nr. Rendor 2 — Doktor i mjeksisë:

  • Të kanë të kryer Fakultetin e mjekësisë —drejtimi i përgjithëshëm
  • Të kanë licencën valide të punës.
  • Të njofin punën me kompjuter (e dëshirueshme),
  • Njohja e dygjuhësisë ( e dëshirueshme).

Kushtet e aplikimit:

Kandidatët që konkurrojnë për këto vende të punës, kërkesës (aplikacionit) duhet të ja
bashkëngjisin edhe këto dokumente:

  • Dëshminë e kualifikimit të kërkuara me konkurs - Diplomën e fakultetit të mjekësisë dhe Certifikatën për specializim për pozitën nën nr. Rendor 1
  • Licencën e punës të lëshuar nga Institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës
  • Ekstraktin e lindjes ,
  • Fotokopjen e letëmjoftimit ,
  • Çertifikatën që ndaj tij Isaj nuk zbatohen hetimet .

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 13.05.2021 deri me 27.05.2021.

Paraqitja e kërkesave

Të gjithë kandidatët e interesuar , Kërkesat (Aplikacionet ) mund ti marrin në formë fizike në Arkivën e QKMF-së Pejë, apo ti shkakrkojnë nga vveb faqja zyrtare e Komunës së Pejës dhe portali shtetërorë https://konkursi.rks-gov.net/ Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivën e QKMF-së Pejë.

Vetëm Kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës e që konkurojnë për këto pozita , duhet që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura ( nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit shkencës dhe teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ , nr. 1272018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve , do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.

Dokumentacioni i cili i bashkangjitet aplikacionit duhet të jetë fotokopje dhe se i njëjti nuk kthehet.

Kandidatët te cilet perzgjedhen ,pas shpalljes së njoftimit publik ,duhet te sjellin dokumentet origjinale , si dhe çertifikatën mbi gjendjen shëndetsore.

Dokumentet e pakompletuara dhe të cilat nuk i pergjigjen kërkesave të konkursit,si dhe dokumentacioni qe mbërrin me vonesë nuk do të merret në shqyrtim .

Për informata më të hollësishme mund të informoheni në Zyrën e personelit të QKMF, nr. 49 apo në nr. Tel 039-423-424 çdo ditë pune deri në orën 14:00.

Rezultatet shpallen në vveb faqen e Komunës së Pejës  dhe në linkun : https://konkursi.rks-gov.net/

Listime të ngjashme