Vende të lira të punës (4)

ferronikeli newco
NewCo Ferronikeli Complex
Publikuar më
11/09/2020
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni:   

  1. Operator me makineri të rëndë (2)
  2. Operator Kamioni-Damperi (2)

Departamenti: Departamenti i Prodhimit

Lokacioni: Drenas, Kosovë

Përmbledhja e Pozicionit 1. : Operatori me makineri të rëndë sigurohet që të operoi në përputhje me standardet dhe rregulloret e kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Operon sipas udhëzimeve nga eprorët, duke përfunduar çdo detyrë në mënyrë të sigurtë dhe efikase;
  • Kontrollon makinerinë e rëndë sipas procedurave standarde të operimit për të siguruar ngarkim efektiv të materialeve dhe sigurisë për të gjithë personelin;
  • Kryen ngarkimin e skorjes së konvertorëve, shtrirjen dhe grumbullimin e skrapit dhe ngarkime tjera për nevojë të departamentit të prodhimit;
  • Mban hapur dhe mirëmban rrugët në zonen e seperacionit për qarkullim të pa penguar të makinerisë së rëndë, sipas nevojes largon copa të mëdha të xehes së ngjitur nga gëvata e furrës rrotulluse;
  • Kryen edhe detyra tjera shtesë me makinerinë e rëndë në objektet tjera sipas nevojës.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotëroi diplomë të shkollës së mesme;
  • Të ketë përvojë pune si operator në makinerinë e rëndë së paku 3 vitet e fundit në operim të eskavatorit, lugës ngarkuese dhe mini luges ngarkuese (skid steer), poashtu kategorinë përkatëse për operim me makineri të rënda;
  • Të posedojë kategorinë “B” të vozitjes (kategoria “C” e dëshiruar);
  • Njohuri për mirëmbajtje bazike të makinerisë së rëndë;
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup.

Përmbledhja e Pozicionit 2. : Operatori në Kamion-Damper sigurohet që të operoj në përputhje me standardet dhe rregulloret e kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Operon sipas udhëzimeve nga eprorët, duke përfunduar çdo detyrë në mënyrë të sigurtë dhe efikase;
  • Operon me Kamion-Damper sipas udhëzimeve të dhëna nga prodhuesi i makinës dhe në përputhje me udhëzimin për përdorim të sigurtë të makinerisë së rëndë;
  • Kontrollon Kamionin-Damperin sipas procedurave standarde të operimit për të siguruar transport efektiv të materialeve dhe sigurisë për të gjithë personelin;
  • Kryen bartjen skories së konvertoreve, skrapit, xehes, linjitëve dhe gurit gëlqeror me Kamion-Damper për nevojë të objektit të zonës së seperacionit magnetik, furnizimit dhe nyjes së xehes;
  • Sipas nevojës bënë transportimin e skorjes dhe materialeve tjera brenda dhe jashtë rrethojes së fabrikës;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme;
  • Të ketë përvojë pune si operator në Kamion mbi 20 ton, së paku 3 vitet e fundit, poashtu kategorinë përkatëse për operim me makineri te rënda;
  • Të posedoi kategorinë “C” të vozitjes;
  • Njohuri për mirëmbajtje bazike të makinerisë së rëndë;
  • Aftësi të mira komunikimi;
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 17/09/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subject:

Për pozicionin 1. “Operator me makineri të rëndë”
Për pozicionin 2. “Operator Kamioni-Damperi”

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme