Vende të lira të punës (4)

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1563193998794
Komuna e Skenderajt
Publikuar më
03/07/2020
Qyteti
Skenderaj
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Zyra e personelit, duke u bazuar ne nenin 3 paragrafi 2 , nenin 11,paragrafi 1 dhe 2 neni 12 paragrafi 3 neni 18 paragrafi I ,neni 20 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit për Shërbimin Civil nr, 031L-149, dhe Rregulloren nr. 0272010 për Procedurat e Rekrutimit ne SHC si dhe pas autorizimit për shpalljen e konkursit nga MAP përmes SIMBNJ-së nga DASHC katër vende te lira të punës, për këto pozita : Auditor i Brendshëm, Zyrtar për Shërbim me Qytetarë, dhe Asistent Administrativ 3 (dy pozita) me datën 30.06.2020 shpallë këtë:

KONKURS
Për plotësimin e katër (4) vendeve te lira të punës në organe e Administratës të Komunës së Skenderajt

  • Emri i Institucionit: Komuna Skenderaj, Në Zyrën e Kryetarit
  • Pozita e punës: Auditor i Brendshëm
  • Kodet Buxhetor: 16023
  • Numri I Ekzekutuesve 1
  • Kategoria funksionale: Profesional 3
  • Grada e vendit të punës: Koeficienti 15
  • Llojii vendit të punës: I karrierës, më orar të plotë (40) orë
  • Raportojnë: Të Drejtori i Auditimit
  • Vend ndodhja : Komuna Skenderaj.

Përshkrimi i detyrave të punës: Në bashkëpunim me mbikëqyrësin merrë pjesë në hartimin e planit të auditimit dhe miraton planet e punës dhe afatet për bërjen e auditimeve edhe shërbimeve përkatëse, Kryen udhëheq auditime, përfshirë intervista hyrëse me sektorin që auditohet, interviston stafin, merr dhe analizon dokumentacionin përkatës dhe regjistron të gjeturat, Përgatit draft raportin, diskuton me mbikëqyrësin dhe bënë intervistën përfundimtare, Harton raportin final, me rekomandimet adekuate, finalizon dosjen e auditimit, dhe dorëzon atë për arkivim, Monitoron zbatimin e rekomandimeve nga ana e institucioneve dhe njësive organizative, Ofron udhëzime për stafin e nivelit më të ulët në njësinë e auditimit të brendshëm për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre, Ofron këshilla për çështje të auditimit të brendshëm brenda institucionit, sipas nevojës, Koordinon punën me pjesët tjera të institucionit dhe komunikon me autoritetet e jashtme sipas nevojës, Brenda fushës profesionale, auditimit të brendshëm, aplikon përvojën në kryerjen e auditimit dhe detyrave përkatëse profesionale, duke punuar brenda të gjitha ligjeve, rregulloreve, politikave dhe procedurave në fushën e auditimit të brendshëm. Punon pa mbikëqyrje të afërt dhe brenda afateve të caktuara
kohore.

Kualifikimi: Për këtë pozitë kërkohet përgatitje profesionale-Fakultetit Ekonomik, Administrate Publike, Financa Publike, Kontabilitet, Juridik

Përveç kushteve të parapara me ligj, kandidati duhet t'i plotësoj kushtet si në vijim:

  • Një CV të shkurtër.
  • Të ketë shkathtësi dhe aftësi profesionale për këtë vend pune.
  • Kandidati duhet të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në shoqëri multietnike.
  • Shkathtësi dhe aftësi të mira komunikimi.
  • Njohja e gjuhëve zyrtare.
  • Të ketë kryer me sukses trajnimin rigoroz profesional dhe testimin për auditor të brendshëm .të jetë i certifikuar, të jete i licencuar, te zhvilloj vazhdimisht njohuritë, shkathtësitë ,aftesitë profesionale për të ruajtur licencën për auditor të brendshëm dhe ruajtjen e licencimit duke marr pjesë në trajnimet ne minimum 30 orë brenda viti si dhe ruajtjen e certifikimit të tyre profesionale ne fusha te ndryshme te sistemit te kontrollit te brendshëm si :auditorë i brendshëm ,kontabilitet financa , menaxhim .

Të interesuarit për këtë vend pune, aplikacionit duhet t'ia bashkëngjisin këto dokumente: Diplomën e Fakultetit Ekonomik, Administrate Publike, Financa Publike, Kontabilitet, Juridik minimumi 3 vite përvojë pune profesionale

  • Dëshmi për përvojën e punës.
  • Certifikata e lindjes.
  • Kopjen e letërnjoftimit të lëshuar nga MPB e Republikës së Kosovës.
  • Kandidatilja që pranohet në vendin e punës duhet të sjell certifikatën mjekësore
  • Certifikatën që nuk jeni të dënuar dhe nën hetime nga Gjykata.
  • Të ketë kryer me sukses trajnimin rigoroz profesional dhe testimin për auditor të brendshëm .të jetë i certifikuar, të jete i licencuar,

Emri i Institucionit: Komuna Skenderaj, Drejtoria e Administratës

  • Pozita e punës: Asistent Administrativ 3
  • Kodet Buxhetor: 16323
  • Numri I Ekzekutuesve 2
  • Kategoria funksionale: Administrativ teknik
  • Grada e vendit të punës: Koeficienti 5
  • Lloji i vendit të punës: I karrierës, më orar të plotë (40)orë
  • Raportojnë: Të Udhëheqësi i Sektorit të Arkivit
  • Vend ndodhja : Komuna Skenderaj.

Përshkrimi i detyrave të punës : Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve, si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme, Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin, Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj, Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit, Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në Zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik, Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi, Sigurimi i mbështetjes për deponimin dhe mirëmbajtjen e mallit si dhe shpërndarjen e tij tek njësit organizative të institucionit.

Kualifikimi: Për këtë pozitë kërkohet përgatitje profesionale- Arsimim i mesëm, së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative

Përveç kushteve të parapara me ligj, kandidati duhet t'i plotësoj kushtet si në vijim:

  • Një CV të shkurtër.
  • Të ketë shkathtësi dhe aftësi profesionale për këtë vend pune.
  • Kandidati duhet të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në shoqëri multietnike.
  • Shkathtësi dhe aftësi të mira komunikimi.
  • Njohja e gjuhëve zyrtare.

Të interesuarit për këtë vend pune, aplikacionit duhet t'ia bashkëngjisin këto dokumente:
Shkolla e mesme , trajnim përkatës dhe së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative

  • Dëshmi për përvojën e punës.
  • Certifikata e lindjes.
  • Kopjen e letërnjoftimit të lëshuar nga MPB e Republikës së Kosovës.
  • Kandidatilja që pranohet në vendin e punës duhet të sjell certifikatën mjekësore
  • Certifikatën që nuk jeni të dënuar dhe nën hetime nga Gjykata.

Emri i Institucionit: Komuna Skenderaj, Drejtoria e Administratës
- Pozita e punës: Zyrtar për Shërbime me Qytetarë
- Kodet Buxhetor: 16323
- Kategoria funksionale: Profesional 1
- Grada e vendit të punës: Koeficienti 6
- Llojii vendit të puni karrierës, më orar të plotë(40)orë.
- Raportojnë: Të Udhëheqësi i Sektorit të Arkivit
-Vend ndodhja : Komuna Skenderaj.

Përshkrimi i detyrave të punës : Sigurimi i komunikimit, korrespodencë në mes të qytetarëve dhe zyrtarëve të sektorit përkatës të institucionit lidhur me realizimin e kërkesave të qytetarëve, Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planin e punës dhe afatet me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të punës lidhur me shërbimet të cilat ju ofrohen qytetarëve, Komunikon dhe informon qytetarët lidhur me shërbimet që ofrojnë sektorët e institucionit dhe mënyrën e realizimit të
kërkesave të tyre për shërbime, Përgatit formularë të ndryshëm lidhur me shërbimet që ofron institucioni dhe i vënë në dispozicion të qytetarëve për realizimin e kërkesave të tyre, . Siguron komunikimin, korrespodencë në mes të qytetarëve dhe zyrtarëve të sektorit përkatës të institucionit lidhur me kërkesat dhe parashtresat tjera të qytetarëve, Ofron udhëzime,
këshilla për plotësimin e formularëve të ndryshëm, si dhe dokumentet të cilat nevojiten për marrjen e një shërbimi nga sektori përkatës i institucionit, Përgatit broshura dhe materiale tjera informative lidhur me përgjegjësit e organeve të institucionit dhe shërbimeve që ofrojnë këto organe, Pranon dhe regjistron kërkesat dhe parashtresat tjera të qytetarëve dhe i adreson tek sektorët përkatës për procedim dhe ofrim të shërbimit i cili kërkohet nga qytetarët, Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi

Kualifikimi: Për këtë pozitë kërkohet përgatitje profesionale- Diplomë Universitare Fakulteti
Juridik, Administratë Publike 0 vite përvoja pune ose Shkolla e Larte 2 vite përvoje pune.
Përveç kushteve të parapara me ligj, kandidati duhet t'i plotësoj kushtet si në vijim:

  • Një CV të shkurtër.
  • Të ketë shkathtësi dhe aftësi profesionale për këtë vend pune.
  • Kandidati duhet të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në shoqëri multietnike.
  • Shkathtësi dhe aftësi të mira komunikimi.
  • Njohja e gjuhëve zyrtare.

Të interesuarit për këtë vend pune, aplikacionit duhet t'ia bashkëngjisin këto dokumente: Diplomë Universitare- Fakulteti Juridik, Administratë Publike 0 vite përvoja pune ose Shkolla e Lartë 2 vite përvojë pune

  • Dëshmi për përvojën e punës.
  • Certifikata e lindjes.
  • Kopjen e letërnjoftimit të lëshuar nga MPB e Republikës së Kosovës.
  • Kandidatilja që pranohet në vendin e punës duhet të sjell certifikatën mjekësore
  • Certifikatën që nuk jeni të dënuar dhe nën hetime nga Gjykata.

“Shërbimi Civil i Kosovës është në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës, i cili i mirëpret të gjitha aplikacionet nga meshkujt dhe femrat të të gjitha komuniteteve të Kosovës” Aplikacionet mund të merren në Zyrën Pritëse (QSHQ) të Komunës së Skenderajt. Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën Pritëse (QSHQ) të Komunës së Skenderaj, në kopje dhe mbetet në arkiv nuk kthehet, konkursi është i hapur në afat prej 15 ditësh, që nga dita e shpalljes së këtij konkursi në njërën nga gazetat e përditshme të Republikës se Kosovës dhe në vveb-faqen e Komunës.

Konkursi i plote per vendet e punes.

Listime të ngjashme

29/09/2020