Vende të lira të punës (4)

komuna e podujeves 150x150 1 e1605092554284
QKMF Podujevë
Publikuar më
28/12/2020
Qyteti
Podujevë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës dhe në bazë të Nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës Komuna e Podujevës, shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

II. Pozita: Mjek i Përgjithshëm i QKMF- së në Podujevë (2 (dy) pozita)

  • Koeficienti: 2
  • Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 muaj)

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen
  • Pranon pacientin nga Infermierja, shenon të dhënat në kartelë shëndetësore, merr anamnezën, bën ekzaminimin e pacientit (inspektimin, auskultimin, palpacionin dhe perkusionin), reanimimin kardio pulmunar dhe referon pacientin për hulumtime të tjera dijagnostike
  • Bën diagnozën iniciale dhe trajtimin me terapi adekuate
  • Udhëzon tek specialisti konsulltant nëse është e nevojshme kosullta
  • Kryen shërbime ne kuader të shëndetit reproduktiv, kujdesit antenatal dhe postnatal
  • Bën imunizimin (vaksinimin)
  • Promovon edukimin shëndetsor
  • Trajton lëndime të vogla
  • Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme
  • Bën identifikimin e grupeve vulnerabile dhe të rrezikuara
  • Bën dhënjen e barërave dhe medikamenteve esenciale
  • Gjatë punës së tij i asistojnë infermieret
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeshefit të DMF dhe Drejtorit.

Kualifikimi i kërkuara:

  • Diploma e Fakultetit të Mjekësisë - Drejtimi i Përgjithshëm
  • E domosdoshme Licenca e Punës.

II.  Pozita: Specialist/e i Biokimisë Klinike

  • Koeficienti: H - 20
  • Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha  provuese 6 (gjashtë) muaj. 

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Siguron shërbime laboratorike për të gjithë pacientët
  • Realizon të gjitha analizat laboratorike të sektorit përkatës
  • Vlerëson kualitetin e reagjentëve të punës dhe testeve
  • Kujdeset për mirëmbajtje profesionale dhe funksionim të rregullt të aparaturës analitike
  • Përcjell të rejat e fundit nga lëmia e laboratorit dhe përkushtohet për aplikimin e tyre në bashkëpunim me Drejtorin e QKMF-së
  • Bën përgaditjen e reagjentëve dhe tretjeve tjera të nevojshme dhe kujdeset që ato të jenë në sasi të mjaftushme
  • Bën kontrollin e brendshëm dhe të jashtëm të kualitetit të punës
  • Interpreton rezultatet laboratorike dhe konsulton drejtorin e QKMF-së sipas nevojës
  • Ofron udhëzime profesionale për laborantët dhe kontrollon punën profesionale të tyre
  • Bën dhe detyra tjera profesionale me urdhër të drejtorit, i përgjigjet dhe raporton

Kualifikimi i kërkuara:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin e Mjekësisë - Specialist Biokimi Klinike
  • Certifikantën e specializimit
  • Licencë pune nga Ministria e Shëndetësisë,

III.  Pozita: Infermier/e - Vozitës për Shërbim të Emërgjencës, (1 (një) pozitë)

  • Koeficienti: 4.8
  • Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha      provuese 6 (gjashtë) muaj.

 Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Pranon,triazhon dhe informon pacientin, hap kartelen shendetësore, merr anamnezen e shkurter orjentuese, kryen participimin, matë gjatësin, peshën trupore, temperaturën, tensionin arterial, reanimimin kardiopulmonar, bën EKG, problemet geriatrike, aplikon terapinë parenteriale, IM, IV, subkutan, infuzion, inhalimin, përpunimin e plagës, këshillon pacientin, dhe udhëzon te mjeku familjar
  • Në bashkëpunim me mjekun familjar ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen
  • Promovon edukimin shendetësor
  • Trajton lëndimet - plagët para dhe post operative
  • Jep ndihmën shëndetësore në Institucion dhe vendin e ngjarjes
  • Kryen vizita shtepiake kur është e domostoshme me udhëzim të mjekut
  • Bën injektimin e të gjitha mënyrave të mundshme (IM, IV, SC, ID etj)
  • Kryen të gjitha punët administrative në lidhje me sherbimet që i bën
  • Kryen edhe punë tjera sipas udhëzimit të mjekut.
  • Bën transportimin e pacienteve të sëmurë nga QKMF deri ne institucionin me te avansuar(SHSKUK) ne baze te udhëzimit të mjekut ordinar, e në raste urgjente edhe pa udhëzim por me arsyetim të më vonshëm.
  • Për punën e vet i përgjigjet shefit të shërbimit dhe Drejtorit.

Dokumentet e kërkuara:

  • Diploma e Shkollës së mesme të Mjekësisë - Drejtimi i Përgjithshëm
  • E domosdoshme Licenca e Punës
  • E domosdoshme Patenta e Vozitjes - Kategoria B.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Dokumentet e Kërkuara:

  • Diploma e kualifikimit përkatës
  • Dëshmia e Licencës dhe Specializimit aty ku kërkohet
  • Kopja e Leterënjoftimit
  • Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi
  • Certifikaten që nuk është nën hetime
  • Certifikaten shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shendetësor që dëshmon se gjendja e kandidatit është pa probleme shendetësore (Kjo dëshmi sillet pas pranimit në mardhënje pune të kandidatit)
  • Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 26.11.2020 deri me dt.25.12.2020,  ndërsa  data e aplikimit është nga data 28.12.2020 deri me datën 11.01.2021. Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi  publikohet  edhe  në web-faqe  zyrtare të Komunës.

Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës.

Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Zyrën e Personelit, në këtë numër të telefonit 038 200 41-014.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Pastrues/e - Ndihmës/e   Pejë e re
19/01/2021
Asfaltues (7)   Prishtinë e re
19/01/2021
Praktikantë vullnetarë (10)   Prishtinë e re
19/01/2021
Praktikantë Vullnetarë (79)   Prishtinë e re
19/01/2021