Vende të lira të punës (3)

kqz logo e1602177935803
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)
Publikuar më
27/10/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

NJOFTIM PËR VAZHDIMIN E AFATIT TË KONKURSIT

Në bazë të nenit 66 dhe 67 të Ligjit nr. 03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republiken e Kosovës, Rregullores nr. 01/2017 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rregullores nr. 03/2017 për procedurat e rekrutimit, emërimit dhe punës provuese neni 15, paragrafi 3, njoftohen të gjithë aplikantët, për zgjatjen e afatit të konkursit të datës 11 tetor 2021, edhe për shtatë (7) ditë kalendarike, i cili është publikuar në gazetën ditore “Koha Ditore” dhe” Epoka e Re” dhe në Ueb faqen e KQZ-së, për pozitën:

1. KQZ- 32/2021 Zyrtar i Lartë i Listës Votuese
2. KQZ-33/2021 Zyrtar i Lartë Komunal i Zgjedhjeve në Mamushë
3. KQZ –34/2021Zyrtar i Lartë Komunal i Zgjedhjeve në Lipjan

Përmbajtja e konkursit mbetet e njëjtë me konkursin e shpallur në datën e lartëshenuar. Konkursi mbetet i hapur shtatë (7) ditë kalendarike nga dita e publikimit, përkatësisht deri me datën 02 nëntor 2021. Kërkesat e dërguara pas kalimit të afatit për aplikim dhe ato të pakompletuara, nuk do të shqyrtohen. Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni në numrin e telefonit 038 200 23 557.

---

Në bazë të nenit 66 dhe 67 të Ligjit nr. 03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republiken e Kosovës, Rregullores nr. 01/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të punës në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rregullores nr. 03/2017 për Procedurat e Rekrutimit, Emërimit dhe Punës Provuese në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shpall:

K O N K U R S (rishpallje)
Për plotësimin e vendeve të lira të punës 

1. KQZ- 32/2021 Zyrtar i Lartë i Listës Votuese

Grada/Koeficienti: Niveli Profesional- G6 -13.5
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqësi i Divizionit të Shërbimit Votues
Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat, pas periudhës provuese
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  1. Ndihmon në krijimin dhe mirëmbajtjen e listës së votuesve;
  2. Mbështet vënien në zbatim të të gjitha operacioneve të shërbimit të votuesve në terren;
  3. Ofron ndihmë profesionale për krijuesit e bazës së të dhënave;
  4. Implementon Operacionet e Votimit përmes Postës dhe Votimin e personave me nevoja të veçanta;
  5. Së bashku me Udhëheqësin e Divizionit te Shërbimit të Votuesve, mbikëqyrë shtypjen e listës përfundimtare të votuesve dhe listës komunale të votuesve;
  6. Ndihmon në hartimin dhe menaxhimin e projekteve që lidhen me shërbimin e votuesve; Detyra dhe përgjegjësi të tjera kur i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  1. Të ketë Diplomë Universitare në Drejtësi, Shkenca Politike, Administratë Publike, Inxhinieri kompjuterike dhe Statistika;
  2. Së paku katër (4) vite përvojë pune.
  3. Integritet të lartë personal dhe profesional;
  4. Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhët zyrtare;
  5. Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;
  6. Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme;
  7. Njohje e gjuhës angleze e dëshirueshme;
  8. Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access).

2.KQZ- 33/2021: Zyrtar i Lartë Komunal i Zgjedhjeve në Mamushë dhe
3. KQZ –34/2021Zyrtar i Lartë Komunal i Zgjedhjeve në Lipjan

Grada/Koeficienti:  Niveli Profesional- G6 -13.5
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Drejtori i Departamentit të Koordinimit në Teren
Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat, pas periudhës provuese

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  1. Kryeson Komisionin Komunal Zgjedhor në bashkëpunim të plotë me Sekretariatin e KQZ –së;
  2. Përkujdeset për zbatimin e aktiviteteve dhe të gjitha akteve normative të nxjerra nga KQZ dhe Sekretariati në komunën përkatëse;
  3. Mbikëqyrë dhe u cakton detyra anëtarëve të tjerë të KKZ –së;
  4. Mbikëqyrë punën e trupave zgjedhore në komunën përkatëse;
  5. Bën raporte për aktivitetet në periudhën zgjedhore dhe jo zgjedhore;
  6. Koordinon aktivitetet në mes KKZ-së dhe Administratës Komunale dhe SKQZ-së;
  7. Procedon në SKQZ kërkesat e Kuvendit Komunal për zëvendësimet e këshilltarëve komunal;
  8. Ndihmon dhe këshillon subjektet politike dhe organizatat joqeveritare për zgjedhje;
  9. Kryen detyra të tjera kur i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  1. Të ketë diplomë universiteti në lëmin e drejtësisë, ekonomisë, administratës publike, shkencave politike, të drejtave të njeriut, administrim të zgjedhjeve, shkenca sociale, marrëdhënie ndërkombëtare, menaxhment ose në statistikë;
  2. Së paku katër (4) vite përvojë pune;
  3. Integritet të lartë personal dhe profesional;
  4. Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në njërën nga gjuhët zyrtare;
  5. Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;
  6. Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi;
  7. Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme;
  8. Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access);

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zyra e Personelit, dhoma nr. 21, kati I-rë, Ish Ndërtesa e Bankës së Lubjanës,, Rruga “Migjeni” 10000 Prishtinë

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel: 038-200-23-557, prej orës 08:00 – 16:00, ose vizitoni ueb faqen e KQZ-së, në linkun: www.kqz-ks.org. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës për të cilin konkurroni, certifikatën që nuk jeni nën hetime si dhe dy formularët e fundit të vlerësimit nga institucioni ku keni punuar.

Kandidatët për pozitën Zyrtar i Lartë Komunal i Zgjedhjeve ( ZLKZ) duhet të jenë persona me të drejtë vote në komunat e tyre përkatëse.

Kandidatët të cilën hyjnë në përzgjedhje të ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose nëpërmjet telefonit   nga zyra e personelit. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale. Afati i konkursit është 15 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor, prej datës: 11.10.2021 deri me datë: 25.10.2021 në ora 16:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe inkurajon aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, si dhe pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfshirë personat me aftësi të kufizuar.

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

25/11/2021
Recepsionist/e (3)   Prishtinë
25/11/2021
24/11/2021