
Përshkrimi
- Pozita: Inxhinierë të makinerisë (2 pozita)
- Pozita: Inxhinierë të elektros - energjetikës (2 pozita)
- Pozita: Elektricist (5 pozita)
- Pozita: Inxhinierë i makinerisë (2 pozita FPP)
- Pozita: Tornitor i kualifikuar (3 pozita FPP)
- Pozita: Saldues elektrik (4 pozita FPP)
- Pozita: Saldues me gaz CO2 (2 pozita FPP)
- Pozita: Prerës dhe saldues me autogjen (2 pozita FPP)
- Pozita: Agjustator (4 pozita FPP)
- Pozita: Elektricist (2 pozita FPP)
---
Në bazë të nenit 8 dhe 10 par.2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit të Punës, nenit 8 paragrafi 2 të Rregullorës për Marrëdhënie pune në Trepça Sh.A, nenit 22 paragrafi 3 dhe 4 i Statuti të Trepça Sh.A, Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Trepça Sh.A me datë 25.05.2022 publikon këtë:
KONKURS
Për plotësimin e këtyre vendeve të lira
Inxhinierë të makinerisë (2 pozita në njësinë biznesore Miniera me Flotacion Stantërg)
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Përkujdeset për stabilimentet makinerike, kompresorët, ventilatoret, gypat e ajrit dhe ujit, përkujdesje dhe mirëmbajtje të paisjeve të sistemit te pompimit, makinerive ngarkuese, vagonetave, lokomotivave diesel, ashensoret bartës, litarët, reduktorët, sistemet hidraulike dhe pneumatike etj
- Përpilimi i raporteve të rregullta për punën në fushat e përgjegjësive dhe detyrave të caktuara;
- Koordinon punët me udhëheqësin e mirëmbajtjes dhe prodhimit rreth riparimeve të makinave dhe stabilimenteve makinerike
- Planifikon furnizimin dhe specifikon pjesë makinerike.
Inxhinierë të elektros - energjetikës (2 pozita në njësinë biznesore Miniera me Flotacion Stantërg)
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
- Diplomë universitare në Inxhinieri të Elektroenergjetikës
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Përkujdeset për stabilimentet elektro energjetike, stabilimentet shpërndarëse, stabilimentet elektroenergjetike të ventilimit, ajrimit të kompremituar, pompimit dhe stabilimenteve të ashensorëve;
- Përkujdesje dhe mirëmbajtje të paisjeve të tensionit njëkahor, si bateri industriale dhe lokomotivat;
- Përpilimi i raporteve të rregullta për punën në fushat e përgjegjësive dhe detyrave të caktuara;
- Koordinon punët me udhëheqësin e mirëmbajtjes dhe prodhimit rreth riparimeve të makinave dhe stabilimenteve
- Bën planifikimin dhe furnizimin me paisje , stabilimente elektrike dhe material elektrik
Elektricistë (5 pozita në njësinë biznesore Minierat me Flotacion Stantërg)
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
- Diplomë të shkollës së mesme
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Kryen dhe mirëmban stabilimentet elektroenergjetike në minierë;
- Kryen dhe mirëmban paisjet e kombinuara energjetike, elektronike, pneumatike dhe hidraulike me tensione të kombinuara;
- Kryen dhe detyra shtesë të ndërlidhura dhe të caktuara nga udhëheqësi
- Përpilimi i raporteve të rregullta për punën në fushat e përgjegjësive dhe detyrave të caktuara;
Inxhinier i makinerisë (2 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
- Përgatitja universitare (Fakulteti i makinerisë)
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Mbikëqyrë dhe është përgjegjës për riparimet mekanike të veglave, makinave dhe paisjeve
- Planifikon, organizon dhe përcakon prioritet për furnizim me pjesë rezervë
- Planifikon dhe organizon kryerjen e testeve të paisjeve sipas rregullave teknike
- Organizon sistemimin dhe ruajtjen e literaturës profesionale dhe dokumentacionit teknik për vegia, makina dhe paisje ekzistuese.
Tornitor i kualifikuar (3 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
- Diplomë të shkollës së mesme
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Përdorimi i të gjitha veglave matëse të tornitorit
- Të bëjë përpunimin e vizatimeve punuese dhe skicave
- Të përpunoj të gjitha mënyrat e gdhendjes
- Të ketë njohuri në përpunimin e të gjitha materialeve
Saldues elektrik (4 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
- Diplomë të shkollës së mesme
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Të ketë njohuri dhe të ketë aftësi në përdorimin në aparaturat e saldimit elektrik
- Të bëjë saldimin e pjesëve të plasaritura
- Të bëj saldimin në të gjitha pozitat
- Saldimi i metaleve të ngjyrosura, legurave si dhe gizës
- Saldimi i gypave dhe paimeve të nxehjes
Saldues me gas CO2 (2 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
- Diplomë të shkollës së mesme
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Njohja dhe shfrytëzimi racional i gasit dhe paisjeve për punë me gas CO2
- Përgatitja e aparaturës për saldim me gas inbrojtës CO2
- Saldimi i rezervuarëve -Saldimi i konstruksioneve metalike
- Saldimi i pjesëve të plasaritura
- Saldimi i gypave me shtypje të lartë me gas
Prerës dhe saldues me autogjen (2 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
- Diplomë të shkollës së mesme
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Saldimi i pjesëve ku kërkohet saldimi të jetë i pastër dhe vendet e salduara nuk janë të ngarkuara me shtypje të larta.
- Prerje me autogjen të materialeve me trashesi deri 20mm
- Saldimi i pjesëve thithëse të thjeshta me autogjen
- Saldimi i pjesëve të cilat përpunohen
- Njohja e paisjeve për punë dhe shfrytëzimi racional i gasit
Agjustator (4 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
- Diplomë të shkollës së mesme
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Përpunimi i të gjitha skicave dhe vizatimeve
- Punon me të gjitha veglat e paisjeve të agjustatorëve
- Punon në prodhimin e disa veglave (çekan, shpuese etj)
- Punimi dhe montimi i paisjeve të makinerisë
Elektricistë (2 pozita në njësinë Biznesore Fabrika e Paisjeve të Procesit)
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
- Diplomë të shkollës së mesme
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Regullimin e instrumenteve elektrike dhe kontrolluese
- Riparimin gjeneral të makinave elektrike
- Punimi i elektroinstalimeve të makinave dhe paisjeve
- Vazhdimi i kabllove si dhe lidhja e tyra
Inxhinier të energjetikës të diplomuar (5 pozita në Trafostacion )
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
- Inxhinier i diplomuar i energjetikës
- Përvojë pune në energjetik së paku 3 vite
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Të ketë aftësi të punës profesionale të ketë njohuri në skemat, vizatimet teknike dhe të njeh punën e trafostacionëve
- Të ketë aftësi të punës në ekip
- Organizon punën, kontrollon kualitetin e punës dhe përcjell gjendjen e mirëmbajtjes së trafostacionëve, jep dhe cakton orarin e manipuluesve në stabilimentet e trafostacionit;
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT
Kandidatët për pozitat e lartëcekura duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- CV-në;
- Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional;
- Certifikatën (dëshminë) nga gjykata kompetente që dëshmon se nuk është nën hetime jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj;
- Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).
Dokumentacioni duhet të dorëzohet në Arkivin e Trepça Sh.A, në Menaxhmentin e Trepça Sh.A, Parkun Industrial në Mitrovicë çdo ditë pune nga ora 8 deri në ora 16:00.
Afati i konkursit është i hapur 15 ditë nga data e publikimit shtypin ditor. Për informata shtese: www.trepcacorporation.com si dhe e-mail adresa: contact@trepcacorporation.com
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.